E shtune, 27.04.2024, 10:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Valentina Dafa: Kilometrat s`janë lamtumirë

E merkure, 02.03.2011, 08:24 PM


Valentina Dafa

 

Poezi nga vëllimi i ri poetik "Kilometrat s`janë lamtumirë"

 

 

SHPRESË

 

Aty ku gdhin ditë e vjetëruar sërish

Të mjerit njeri i mungojnë dhe arnat

Të zhburgos shpirtin një pingërimë

E nga labirinthe të thella të pasthirrmojë:

Amin!

Zoti të dhëntë, o dritë e bekuar!

Të shpleksësh hijet dhe rrëketë e motit

Të nxjerrësh nga lëkura atë fat të palëpirë

Ta degdisësh rrokullimthi me mjegullat…

Amin!

Aty ku gdhin e tjerret dritë e re sahatesh

Kërkon tejfund ta flakësh të vetmen cigare

Menteshat t`krokëllijnë dhe t`hutohen përmatanë

Hapësira t`shkundullojë të tashmen e paqme.

Amin!

 

 

LOT TRIDIMENSIONAL

 

Në të njëjtin lot qaj tre morte

Ndez një qiri

Agu përditëson vetëm dëshpërim

dhe këmbana vajton krokatjen e fundit të meshës

për embrionet e ditëve që ushqyen kohën

dhe qenien Njeri.

Në syprinën e lotit

mbiu elegjia dhe balada

si luhatje e dritës së qiririt mbi relieve shpresash

për të trembur mëkatet larg shpirtit

me lutje,

me zbatica të heshtura.

 

Në të njëjtin lot qaj tre morte….

 

 

REQUIEM I PAPËRFUNDUAR

 

Copëzat e së shkuarës

relieve tatuazhezh,

ngrica të panjohura,

hirëzim i stinës në askund.

Copëzat e së shkuarës janë kryqi i kthimit

Përgjimi i prindit pas pragu,

urtësia e pabindur dhe pse lënduar

që gjallon prej eshtrash:

- U lodhe bir?!

Rrënjë regëtuese ku mbijnë manushaqet,

requiem i papërfunduar,

pa stinë.

Copëzat e së shkuarës gjunjëzim i gjakut,

aromë dherash gjithkund.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora