E diele, 28.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Marius Chelaru: Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar

E merkure, 02.03.2011, 08:54 PM


 

Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar

 

(Mbi librin “Mamaja” të Vilhelme Vranari Haxhirajt.

 

Përktheu në gjuhën Rumune Adriana Tabacu, RawexComs, Bukuresht 2011)

 

Nga Marius Chelaru

 

Shekulli XX ka prurë dy nga „eksperimentet” më të tmerrshme „sociale” – fashizmin dhe komunizmin. Mënyra në të cilën është shkruar historia, në librin “Mamaja” të Vilhelme Vranari-Haxhirajt, në konsonancë me faktin se „Miku i Madh Rus” ka qenë në „taborrin fitues”,ka ndikuar që këto dy sisteme të gjykohen në mënyrë të ndryshme, edhe pse është vështirë t’i kandarojmë saktësisht jetët e zhdukura dhe tragjeditë që i kanë sjellë njerëzimit. Procesi kundër komunizmit ende nuk është shpallur në të vërtetë. Ndërsa viti 1989 i revolucionit antikomunist nuk ka bërë tjetër, veçse ta fshijë njëfarë perdeje nga e shkuara. Një perde që e mbulonte pjesërisht, sa për sy e faqe, hirin e jetëve të djegura nga komunizmi, siç të pjesërishme dhe të pabarabarta kanë qenë edhe „gjykimet” ndaj vendeve që kanë vuajtur si pasojë e këtij tipi regjimi dhe „kontributit”  të Perëndimit në gjenerimin e „kortinës së hekurt!”

 

Libri i Vilhelme Vranari Haxhirajt u referohet disa nga miliona jetëve të shembura, të përmbysura e të shfarrosura nga blasfemia e kuqe. Ajo flet për jetën, dashurinë, zhgënjimin, për një vend ku çdo gjë qe përmbysur si në një shtjellë të mbrapshtë, saqë është arritur që njerëzit të urrehen edhe nga frika, dhe me siguri, madje disa edhe nga bindjet për t’i qenë besnik partisë. Aq të devotshëm, saqë është arritur deri atje kur prindërit t’i urrejnë aq shumë, sa t’ua marrin të drejtën për të jetuar fëmijëve të vet.  Edhe familja e burrit të “mamasë” ishte e përfshirë nga frika e pashembëllt që e mbështillte jetën e çdokujt aso kohe. Kur Havaja arrin në shtëpi të vjehrrit (pasi ajo e refuzonte familjen e të atit, sepse i kërkonte ta braktiste burrin, tashmë i burgosur dhe i varfër, dhe të marrë një bashkëshort tjetër që është „besnik i partisë”).

 

Madje kur rrëfen se bashkëshorti i saj ishte i arrestuar kot, vjehrra i kërkon të heshtë ngase „sot drejtësia është në anën e atij që fiton (...). Hesht nuse,  se edhe muret kanë veshë! Përndryshe nuk e kanë të vështirë që djalin tim ta lënë të kalbet tërë jetën në burg”.

 

Shkurtimisht, Havaja në moshën 18 vjeçare bëhet nusja e Mynyrit, një burrë nga një familje e pasur dhe e kulturuar. Pastaj, shtjella e jetës i sjell çiftit bashkëshortor edhe lumturinë dhe dashurinë, por edhe zhgënjimin, ngaqë i shoqi i saj nuk ishte i aftë për pjellshmërinë e saj që të lindë fëmijë. Adoptojnë nga kunati njërin nga fëmijët, i cili e humb jetën. Pastaj birësojnë tjetrin dhe... vjen lufta, invazioni i fashistëve italo-gjermanë, mbarimi i konfrontimeve, vazhdojnë „reformat”, konfiskimi i pasurive, realiteti  komunist, burgjet dhe kalvare vuajtjesh pa fund...

 

Mund t’i shikojmë faqet e kësaj vepre edhe nën aspektin e kësaj „fabule të jetës”. Është njëra nga ato ndodhi… të para edhe nga unë. Në njërin apo në tjetrin variant, tek ne apo përreth nesh, i njohim ngjarje e vuajtje të tilla dhe sidomos ne që kemi jetuar në vendet komuniste. Por mund të shohim në libër edhe një pasqyrim të traditës, të mënyrës në të cilën kanë jetuar shqiptarët. Për shembull, për lexuesin rumun do të ishin interesante përkufizimet, jeta e ditëpërditshme në një familje shqiptare… mënyra në të cilën martoheshin vashat dikur, ku burrat (i madhi i shtëpisë, duke ua përcaktuar bashkëshortin, edhe pse, shpesh, me pajtimin e tyre: („Këtë e vendosin burrat, jo gratë,  apo çikat e mamasë. Nëse do të të pyesë yt atë , a do ta pranosh, moj bija ime? – e pyet nëna.”). Apo mënyra se si duhej të sillet nusja, duke qarë deri në kupë të qiellit pse e braktis shëpinë, përndryshe, po qe se s’qante do ta turpëronte familjen: (Na turpërove, moj bijë! Po si s’e nxorre një pikë loti në sy?”.  E vjehrra i ngjyen duart e nuses me mjaltë, posa hyn në shtëpinë e burrit, që të jetë „gjithmonë e ëmbël”. Apo për atë se si ishte jeta e grave, e rëndë, vazhdimisht e lodhshme: „Gruaja është e mallkuar. Gjen gjithmonë diçka për të bërë. Madje edhe po qe se punon tërë ditën gjithnjë gjen nga diçka tjetër për të bërë.”

 

Duke e lexuar me kujdes këtë libër të ri të Vilhelmes, konstatojmë se është një histori reale, e shkruar me një gjuhë të drejtëpërdrejtë, e pasofistikuar, një prozë e pjekur të cilës nuk i mungon prezenca e figurave të stilit, një rrëfim heterodiegjetik dukshmërisht lineare, me planet e konstruktuara në një vargëzim të rrjedhshëm, në një mënyrë përmes së cilës mund t’i kontribuojë rrjedhës së lekturimit. Dikur, një i mençur që quhej Ja‘far ibn Muhammad al-S?diq (702-765, pas Krishtit),  thoshte se „letërsia është veshja me të cilën dikush e mvesh atë që e shkruan apo e shpreh, në një mënyrë të atillë që të duket shumë më atraktive”, duke shtuar, në një kontekst më të gjerë, se „nuk ekzistojnë njohje pa letërsi”.  Ndoshta se, përafërsisht kjo është pikërisht grila përmes së cilës mund t’i lexojmë këto faqe, tejmatanë rrëfimit në vete, duke i kundruar si faqet e një pllake, më të vogël apo më të madhe, në rrugën e gjatë të njohjes, të të mbajturit mend të asaj që ka qenë e qenësishme dhe tronditëse në diktaturën komuniste.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora