E diele, 28.04.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Patologjia e shpirtit

E merkure, 02.03.2011, 08:55 PM


Vladimir Shyti

 

TREGIM

 

PATOLOGJIA E SHPIRTIT

 

Kur u kthye nga emigracioni,Nika mori vesh se ishte bërë trashgimtar dhe se zotëronte pasuri. Frroku, gjyshi i tij, kishte vdekur dhe i kishte lënë tokën e kullën me dy kate që kishte në Golem të Shkodrës.

 

  Kur dëgjoi për këto,Nika ndjeu t’i rëndonte mbi supe pesha e përgjegjësisë së pronësisë.Përpara se të shkonte t’i hidhte një sy pronës së vet,vajti në një pijetore në rrugën Arra e madhe dhe porositi aty verë të kuqe për të gjithë ata që ndodheshin në lokal.Piu dhe vet derisa u bë xurxull,e më pas u clirua nga pesha e të qënit pronar dhe u kthye sërishmi në natyrën e tij më të keqe.Doli që andej e zuri të bërtiste rrugëve,duke harruar se gjakmarrsi mund të endej aty rrotull dhe t’i merrte jetën.Theu ca karrike në kafenenë e vetme të mëhallës,dhe bëri nja dy sherre të të shkurtëra,por mjaftë të lezetshme.Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje Nikës.Më në fund këmbët e tij të shtrembëra,që mezi e mbanin,e cuan drejt molit,ku në atë orë të hershme të mëngjezit peshkatarët italianë e vendas po vareshin poshtë për të dalë në liqen.

 

  Urrejtja rracore u zgjua tek Nika.U lëshoi ca kërcënime peshkatarëve Italian.Pastaj futi gishtin në hundë dhe bëri ca gjeste me të ndyra me dorën poshtë,tek e cara e pantallonave.Peshkatarët vetëm sa i kthyen një buzëqeshje të skërmitur dhe u mushuan rremave.I mbetur vetëm u kujtua se kishte bërë sherr,dhe u ndje i fyer.Ktheu dhe u ngjit sërisht përpjet Arrës së madhe,duke thyer ca xhama dritaresh që ai mendonte se të zotrit e tyre i kishte pasur kundërshtarë në sherre,por  në fund të rrugës e kapën dy xhandarë.Njërin e goditi fort me grusht në nofull,i cili u shëmb në rrugën e kalldrëmt.Xhandari tjetër i drejtoj armën,dhe Nika u struk si pulë e lagur rrëzë një muri gjysmë të rrëzuar.Nuk vonojë dhe u afruan të alarmuar disa xhandarë që patrullonin në lagjen e përtejme.Dhe,duke e goditur me shkelme e kondakët pushkëve e shpunë në burgun e qytetit.

 

  Në dhomën tërë lagështi të paraburgimit e rrahën përsëri me rripat e dyfeqëve sa që i ra të fiktë.Pastaj e tërhoqën zvarrë në një koridor të errët,dhe e plasën gjysmë të vdekur në mes të një qelie që mbante era burg.

 

  Agimi i ditës së re ishte aq i kthjellët,sa dukeshin edhe vijëzat e veshit të tij.Drita kishte depërtuar  nëpërmjet frengjisë thellë në qeli dhe Nika dukej krejt i zbehtë e i ftohtë,si i ngjyer me bojë të blertë.

 

  Në një skaj të birucës,që mbante një aromë mbytëse e të shpifur,qëndronte ende i shtrirë një tjetër i burgosur.Ai ishte një i ri,i cili kishte vite që kishte dalë nga adolishenca me trup të gjatë e muskuloz versnik me Nikën.Hodhi mbulojën në fund të rrogozit e u ngrit të ndihmonte të burgosurin e sapo ardhur.Por shtangu duke mbajtur frymën pezull mbi trupin e lënduar të Nikës.Fërkoj sytë dhe kqyri më vëmendje atë fytyrë me mollëza paksa të dala,faqet e tjetrit ende s,e kishin humbur atë kuqëlimin e mëparshëm të pijes..Në fashon e ditës së mëngjezit,lëkura delikate e mavijosur,vezullonte si një guackë në fund të detit.I ngrirë nga befasija fillojë t’i rrahë zemra pa ritëm,dhe t’i  rizgjohet ndjenja e hakmarrjes.Patologjia shpirtërore, papritur i shembet menjëherë,digjet krejsisht nga brenda,dalngadalë forca demoniake po i gllabëron arsyen e kthjellët .Qëndroj si asbest,vetëm ai qëndrim ishte hyjnore tek ai.Në cast mendojë zërin e së ëmës: Zgjohu Martin,o bir! Hasmi ynë është kthyer nga emigrimi,dhe po kapardiset kafeneve të qytetit.Kishte ditë që endej në kërkim të tij,dhe fati i’a solli si me porosi aty në qeli.Vështroj duart,ato dridheshin nga emocione të pakuptueshme.E kishte të lehtë t’a mbyste,po përse i dridheshin duart!?

 

  “Ah,gjakmarre e dremitur!-pëshpëriti me vete.-C’është burri që nuk di më të lartën në jetë përvec gjumit e ngrënies.A nuk është vallë një kafshë? Ai që na krijoi me mendje,që tërë gjithësinë sheh para edhe përpara s’na dha një zotësi të perëndishme.Eh,botë e kalbur,që të gjithë i bëre kafshë të skurpullt prej zuzari,që mat, mendon cdo punë tepër thellë e që nuk ka sjellje urtësie.C’faj ka ky njeri që axha e tij më vrau babanë? Breh,po mendoj si frikacak! Unë e kam një shkak,vullnet e fuqi për t’a vrarë.Atëhere qysh rri unë,që më vranë të mjerin atë? Si s,turpërohem vallë që rri e vështroj,si para do t’u dalë njerzëve të mi,e burrave të zakonit që për një fjalë dhe për një fantazi me lodër fame kanunore,në varr kalojnë gjaksit e tyre si në shtrat.

 

  Sakaq Nika hapi me shumë mundim sytë,lëvizi,rënkoj nga dhimbjet dhe kërkojë ujë.

 

  Gjakmarrsi i përhumbur tërhiqet pas në vëndin e mëparshëm dhe qëndron si  hu i ngulur në tokë në heshtje të plotë.Jo se është dembel e frikacak,por ka një ndjesi të dyanshme ciltërsie e zymtësie të pakapërcyeshme:vetëm heshtje,ka një heshtje të zhytur në mendime,shurdhe të rëndë,vetëm krizat nervore i shpërthejnë e zotërojnë qenien e tij.

 

  -Ujë-ë!-thyen heshtjen zëri i mbytur e tepër therës i Nikës,që po duron burrërisht dhimbjet.

 

  Martini hedh vështrimin nga qoshja e murit,ku duket pagurja e ujit dhe dicka i kërcet në gjoks.Trupi i dridhet e përcillet deri tek veshët,ankthi e ka pushtuar të tërin,cdo gjë përreth e shurdhët,memece e paralizuese.Aty ishte uji,aty ishte edhe ai njeri që borxh i kishte gjakun.Në qoftëse ai ujë vete tek ai njeri dhe e mbyt,atëhere ai njeri shenjtërohet dhe mbi gjaksin do të binin furishëm shigjetat e zjarrtë të ferrit.Po e do kështu kanuni? Po,tamam kështu e do kanuni i inspektorit të varreve.Gjakmarrsi e dinte të vërtetën,gjaksi i tij ishte i krishterë,njeriu i fundit mbetur gjallë nga ligji zakonor,dhe do të varrosej në një tokë të bekuar krishtere si edhe ai vet kur do ta merrte vdekja.

 

  -Ujë-ë!-përpëlitej e vuante agoninë Nika pa menduar se vdekja ishte strukur në një skaj të qelisë e bënte seir.

 

  Tashmë edhe djaloshi që kishte kërkuar vdekjen e tjetrit vuan peshën e pakuptueshme të ndjesive që i shtyp pareshtur krahërorin.I lëkundet siguri aq e madhe e misionit zakonor.”Përse nuk dime të falim,o Zot?! Përse na vret drita e turpit?Në qoftëse drita e syrit është e pastër,atëhere edhe gjithë qenia e njeriut duhet të jetë e ndricuar” kujtojë një thënie të Mateut.”U bëftë ashtu si dëshiron ti,o Zot. Dhe ai nuk dëshiron të përulet me zemërbutësi para fatit të të trishtuar,ku demonët ushqehen me gjakun e tyre,të cilët e pregatitën të parët e këtij vendi të nëmur. Ai nuk dëshiron të njoh format e heroizmit më të lartë të gjakmarrjes,kërkon të ruaj të panjollosur nga gjaku,me qëndresë heroike,pa egërsi dhe pa kushte;shpërblimin e shenjtë.

 

  Martini drejtoj trupin,kryqëzoj duart në gjoks,tha një lutje nën zë dhe shkojë nga frëngjija.Mëngjezi me diell i ngjalli një ndjenjë të trazuar dhe mendime të cuditshme.Vështroj jashtë nëpërmjet hekurave të kryqëzuar,ose bëri sikur pa rruzujt e vesës që shndrisnin mbi majat e barerave,ku mbi secilën gjethe vezullon një xhevair i bukur,ndonse pa asnjë vlerë.Duket sikur kërkon të fitojë kohë për mëndyshjen e vet. I hedh një sy gjalmës së lirit që shtrëngon poturet e shajakt në bel.Filli i perit të lirit thurur nën ndikimin e lagshtirës mund të mbyste një dem. Në mëngjes mendimet janë më të avashta,të thella të arta.Gjithashtu,është kohë jo për të nxituar në vendime,packa se këto vendime ishin marrë e nënëshkruar në kuvende midis malesh.

 

  Nika mundohet të ngrihet me forcat e fundit që i kanë mbetur,njerin sy e ka të fryrë pothuajse të mbullur e të nxirë me shikim të turbulluar.Vështron si në mjegull një hije njeriu,i kërkon ndihmë,por hija nuk lëviz.

 

  -Vetëm pak ujë dua o njeriu mirë!-foli Nika duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbjet që i ndiznin trupin sikur e shponin qindra gjilpëra të skuqura në flakët e zjarrit.

 

  Gjakmarrsi u ndje keq,hasmi s’e kishte njohur,ndryshe nuk do të kërkonte ndihmë.Ai tashmë udhëhiqet nga dy forca kundërshtare:njera, forca zakonore e thërret të përmbyllë misionin kanunor me gjak.Dhe tjetra force e bën të mos kapërcejë masën e natyrës njerzore;se cdo gjë e tepëruar largohet nga që vendos vet njeriu.

 

  Martini studionte në mënyrë auditakte teologji,dhe krenohej para moshatarëve të tij për dijet që kishte fituar.Në burg ndodhej për arsye,se kishte ofenduar në moment nervozizmi në publik Naltmadhinë e tij mbretin Zog,dhe priste me padurim të dilte nga ajo qeli e ndyrë.Ai tani jeton midis dy botëve,atë të amshimit dhe atë të realitetit.Tek ai,e shtrenjta e gjërave arrin të ngjitet trpërisht e mendërisht;ka një force të mjaftueshme për të nxjerrë dobi nga përvoja jetsore,ai nuk është vrasës,në djall zakoni kanunor që vetëm merr jetë njerzore! Ai tani është kthyer në një sanombul,ëndrrimtar,një njeri që ecën përmbi re.Përfitimi dhe humbja nga ai akt zakonor nuk po mundin të cënojnë aspak shpirtin e tij të ndricuar nga mësimet e Jezusit,pamvasisht ndjeshmërisë së skajshme që rri fshehur në një skutë të qenies së tij.Martini,tashmë po lufton i vetëm kundër të gjithëve,i vetëm kundër shekujve,i vetëm kundër maleve nga ku doli ky zakon gjakatar.Madje, i penduar kishte vendosur të kërkonte falje mbretit Zog sapo të dilte që andej.

 

  Hedh vështrimin tinës nga Nika,që është mbledhur kulac i shtrirë mbi dyshemenë e fëlliqur të galerës,flak tej me një krenari të vërtetë burrërore gjithë armët e rezistencës,dhe i shkon gjakftohtë në ndihmë të burgosurit..Heq xhoken e vet nga trupi dhe ia vendos shuk poshtë kokës,pastaj nxiton e mbërthen me duar që i dridhen emocionalisht paguren e ujit e i jep të pijë.Një rreze drite verbuese shpërtheu në atë cast përmbi ata dy njerëz që dergjeshin nën hijen e vdekjes.Lum ata që përpiqen për paqen,sepse dritën e mirësisë dhe ndjenjën e mëshirës do të gjejnë në jetë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora