E shtune, 27.04.2024, 11:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Lebit Murtishi: Në vend të nekrologut…

E enjte, 03.03.2011, 09:13 PM


Në vend të nekrologut…

(Të ndjerit, Prof. Bajram Kurti. –Veprimtarit të shquar të çështjes Kombëtare)

 

…Ti ike, Profesor!.. Të mori helmi i zhgënjimit, siç mori njëherë Sokratin…

…Ike pas hire Martirësh, pa ndjerë erë Pranverash…

…Të dogji malli i Dheut, që kurrë nga gjiri s`të shqiti, as nën zjarrmure të ferrtë, as nën stuhi të acarta…

…Të presin Odat e Besës, të pret balli oxhakut, ku fjalë Dheu ligjërove, ku burrat të falën gjakun, ku nënat të dhanë uratën…

…Të presin, Profesor, të presin Odat Strugane, tek vije si Gjok Mokrari me thasë librash ngarkuar…

…Të priste dhe ime ëmë; ime ëmë që të thosh bir, e mbushi me lot shaminë… Ti ike, Profesor, u bëre vet këngë Dheu…

…Nuk do shkojshë më Odë më Odë të gjejsh vargje për Martirët, nuk do gdhihesh gju më gju me Loken e përmalluar që ia fali sytë Atdheut; nuk do mbajshë jetimë në prehër, nuk do t`ua puthësh lotët…

Një ditë Epik` e Lirisë, në sheshet e gurtë prizrenas, do mbjellë tufa zambakësh për emrin tënd të pavdekshëm. Më fal Profesor, më fal që s`gjejë fjalën e duhur, që ndjehem përhershëm nxënës, dhe i tillë do të mbetem karshi teje gjer në varr. Më ktheve ca vite prapa, m`u kujtuan, orët, ditët, javët, muajt, vitet, kur në sytë tanë të magjepsur mbillje dritë, guxim, moral… E kam të vështirë të gjejë fjalë shpirti e të mbështjellë përmasën tënde. Pak është të them Gjigant i Dijes, pak është të them Gjigant i Nderit, ti që iu fale veç Atdheut, more me vete një copë Atdheu. Ndonëse edhe do të vuaj, i lumtur jam gjer në vdekje, se pata nderin të të njohë, dhe gju më gju me ty të rri.

Ti ike, Profesor, të mori helmi i zhgënjimit, siç mori njëherë Sokratin…

 

Me mall shpirti, nxënësi yt: Lebit Murtishi

02.03.2011

Bern

Për ZSH Kadri Sherifi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora