Kulturë
Tri vjersha nga Kadri Mani
E hene, 07.03.2011, 08:57 PM
Kadri Mani/Tri vjersha
Noeu shqiptar
/Sali Berishës/
Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu
Që është popullor si Skënderbeu
Që ish me të gjitha gjallesat në arkë
Perëndia fiku tërmetin, shtroi darkë
Por jo edhe për të djallit argatë
Ti arrite në majat e larta Ararat
Kështu pas dyzet ditësh hape dritaren
Ta solli pëllumbi gjethin sihariq çaren
Noeu del nga arka adhuron Perëndinë
Këtë hare Kosova fare qartë po ndinë
Leshatukja me këlyshët vebër-shurdhë
Në ciatje mjerane pa gjellë-ujë shpurdh
MËSUESI YNË I DASHUR
-MILAN SHUFFLAY
Hyu e dërgoi shkreptmë dhe rrufe atmosferike
Kroaci e Shqipëri flakëroi vetëtimthi meteoriti
Arriti suksese marramendëse diturie filozofike
Historinë edhe gjuhësinë tonë sa fort shndriti!
Kush tha gati e pati mbuluar pluhuri i harresës
Kjo nuk ndodh derisa të ketë një zog shqiptari
Derisa t’ekzistojë vetëm dhe një fill i shpresës
Do ta bëjmë kthesën si na ka hije përsëmbari!
Je n’manifestimin kulturor “Lulëkuqet e Prillit”
Sepse ti e shpëtove historinë shqiptare mesjetare
Ti na i lëshove prozhektorët e hënës e të diellit
Baba dhe vëlla u flijove për ne nga dora barbare!
Fisnik e shpirt aristokrati fatlum i historsë kroate
T’burgosën nga frika se qendër po bëhej Zagerebi
Ti rrugës përparimit shkove kthim parap nuk pate
T’shpallën kokëfortë për Mbretërinë, u gjet sebepi!
Ti vdiqe për t’jetuar deri n’amshim n’zemrat tona
Në gjiun e dy popujve miq nderi kroato-shqiptare
Ty edhe ndër popujt tjerë fort larg të shkoi jehona
Pësimi yt diktoi shkatërrimin e Mbretërisë kobtare!
Dita e Mësuesit
Ditë e shenjtë kjo Dita e Mësuesit
Kurorë diturish për juve përuruesit
Për miqtë dasmorë krushk-krushka
Herë punonte lapësi e herë pushka!
Ju flakadanë të arsimit kombëtarë
Ishit n’mundje të armiqve barbarë
Që në çdo qoshk përgjonin n’prita
Se i pengonte e shkollës tonë drita!
Adaj edhe jeni ftuar në këtë kremte
Jeni të lodhur nga e hëna te premte
Kisha protestante shtron darkë gëzmi
Dhe ju shpëndanë dhurata përurimi!
Çdo mësues shohim njeri t’përndritur
Roje të atdheut për çdo të papritur
Si Sevasti edhe Parashqevi Qiriazi...
Që armqve t’iu plasi zemra nga marazi!