E enjte, 24.07.2025, 09:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Vargje për 8 marsin

E marte, 08.03.2011, 07:30 PM


Vargje për 8 marsin

 

Nga Përparim Hysi    

 

1.E  si janë thënë të gjitha për nënat?

 

Jo.Nuk janë thënë të gjitha për nënat

Ndërsa nëna ime mbi 80-vjeç

Sado që e di  që unë jam në Amerikë,

Çdo ditë me stapë në dorë

Ngjit shkallët deri në katin e dytë

Dhe kyçit të derës,i thotë: s h p i r t...

 

2001

 

 

2.Nëna

 

(Nënës sime dhe gjithë nënave në botë)

 

Ndonëse shpesh jam vonuar,

Unë e di:ty të gjej zgjuar!

Zëmra jote-oqean

Vaporë me malle mban.

 

Veç ty nuk t'u mpak malli

As meraku as dhe "halli?!"

Ngulur rrinë tek zëmra jote

Ti parzmore ballë çdo shqote.

 

Të shoh,pret mu në dritare

Me merak si një gjahtare

Sa të shohësh "hijen" time

Mbushet dhoma me gëzime

 

Veç  atëherë qetësohet zëmra

(s'di fëmija,sa do nëna?!)

Dhe kur thua:-Natën e mirë

Nëpër gjumë je me tët bir...

 

2000

 

 

3.Sofie Meços*

 

 Mjeshtre Sporti

 

Eh,Sofie Meço, e shpejta si era

Qe mjeshtre e shquar:e para ndër femra.

Sa herë qe kampione dhe e para dole

Kurrë nuk i re gjoksit,asnjëherë nuk fole

 

E mirë si një dritë,buzqeshja në buzë

Një fshat që duket,nuk do kallauz.

Tërë jetën e jetës punove si "ushtare?!"

Sado nga "spaletat" ishe "gjenerale"

 

Sportit seç i dhe të tërën një jetë

Sa mali qe nderi,asgjë në kuletë

Për ne që të njohim,e shtrenjtë je përhera

Ti,Sofie Meço, e shpejta si era.

 

*E para Mjeshtre Sporti nga femrat(atlete).RRon ende në Fier.

 

1999

 

 

4.Kur them nënë

 

Kur them nënë,

Sikur i kam thënë të gjitha

Se aty është dhe malli,dhe dhimbja

 

Kur them nënë,

Vjen dita,pas një nate të gjatë

Plot ëndrra të liga.

 

Kur them nënë,

Nga shpirti më ikën hidhërimi

Dhe vjen buzëqeshja

Siç vjen pranvera,pas një dimri.

 

2004

 

 

5.Penelopa ime

 

Sikës,sime shoqe

 

Tek ti  është pasqyra ku ravijëzohet Penelopa e lashtë

E bukur,besnike deri në pafundësi

Dhe,në se unë,si Odiseu do marrë një rrugë të gjatë

E di që ti do më presësh,duke endur në avlëmëndin e madh të zëmrës

Pëlhurën e shpresës të madhe dhe të bardhë

Mbushur gjithë pritje dhe  mall.

 

2004

 

 

6.Vaçe Zelës

 

Vaçe,moj,Mbretëreshë e këngës

Për 8 mars po vij për festë

Ty që je ilaç i zëmrës

Po të sjell unë këtë vjershë

 

Na ke dhënë kënaqësi

Jo pak,po 5-dekada

Sado që jetonim"mezi"

Me ty zinim retë e bardha.

 

Veç kur dilje ti në  skenë

Ne,të gjithë, veç sy e veshë

Unë nga malli bërë ujem

Po të falem me këtë vjershë

 

E di mirë që je në Zvcërr

Të uroj:të prijë shëndeti!

Dhe mbërdhimë si në dimër

Se mungon Vaçe Lezeti!

 

Ta dish:bosh na duket skena

Kur s'të shohim në skenë ty

Ti e Madhja:vet legjenda!

Vaçe,moj:dita njëmijë!...

 

2011

 

7.  Kolegeve

 

Mësueseve dhe mikeshave të  internetit

 

Këto vargje i thur për ju të dashura kolege

Duke ju uruar këtë festën tuaj

Për shumë nga ju,jam kapur brenge

Se si shumë prej jush jam në vënd të huaj.

 

Mirë ishte që të ishim në vëndin tonë

Dhe për këtë festë të"shkëmbenim tepsitë"

Por,sado që jemi larg,asgjë nuk na pengon

Që njëri-tjetrit t'i shkojmë për "vizitë"

 

Se interneti ka ngritur të tillë rrugë

Që , pa luajtur nga vëndi,tjetrin përshëndet

Ndaj dhe unë po e nis timin "kumt"

Duke ju uruar që të gjithave:fat dhe  shëndet!

 

6 mars   2011



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx