E marte, 03.06.2025, 01:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Kryengritësi

E enjte, 10.03.2011, 08:57 PM


Dibran Demaku

 

KRYENGRITËSI

 

Tregim nga jeta

 

Ai ishte student si gjithë të tjerët.Kishte ardhur në kryeqytet të studionte gjuhën e nënës.Gjuhën e babait.Gjuhën e gjyshit e të stërgjyshit…Nga malet e larta dhe krenare kishte zbritur në kryeqytet.

Nga atje kishte sjell krenarinë e maleve.Dhe shpirtbardhësinë si bora e maleve të Rugovës.Kishte sjell me vete edhe krenarinë e babait e të gjyshit.Të veten e kishte vetëm ndjenjën e kryengritësit.Të kryengritësit që lufton dhe mbron të drejtën dhe të vërtetën.Dhe në çdo moment që ai do ta ndiente se e vërteta dhe e drejta do të lendoheshin,ai do të ngiste zërin.Do të bëhej kryengritës!...

Në ndeja të ndryshme me shokë student do dë fliste pak e do të dëgjonte shumë.Do të respektonte atë populloren se të flasësh është mirë,por të dëgjosh është edhe më mirë!

Si student i Letërsisë dhe gjuhës shqiptare ishte brumosur edhe më shumë me kombëtaren.Dhe kurdo që do të fliste „ rrallë e për mallë“ do të fliste për kombin dhe kombëtaren!

Një ditë i kishte lindur një ide:Që së bashku me shokë dhe shoqe të Degës të bënin një vizitë në vendin amë,në Republikën e Shqipërisë. Ishte ajo një ëndërr e tij e kahmotshme!Por… Në ato vite vetëm të ëndërroje  një vizitë të tillë do të bëje herezinë më të madhe e jo më që një dëshirë të tillë edhe ta shprehje publikisht?!...Edhe ai e dinte se realizimi i një ëndrre të tillë ishte e vështirë dhe me rreziqe,por ai kishte vendosur të provonte!Kishte biseduar me shoqe e shokë të Degës dhe ata të entuziazmuar e kishin tumirë idenë e tij…

-„Mos nxitoni!“-i kishte porositur ata.-“Dëshira dhe ëndrra jonë nuk është e lehtë për t`u realizuar!Mbase për këtë ëndërr dhe dëshirë tonën ne edhe mund të anatemohemi! E mbase edhe mund të dënohemi?! A do të jeni të gatshëm që të merrni mbi supet tuaja një sacrificë të tillë?!...” Shokët dhe shoqet e tij të Degës pas një pushimi të shkurtër i ishin përgjigjur:-“Na prij ti e ne do të jemi të gatshëm edhe për rreziqe!”…

Dhe të gjithë së bashku kishin hartuar një kërkesë me shkrim.E kishin nënshkruar të gjithë me radhë dhe e kishin dorëzuar në dekanat si kërkesë zyrtare.Për fatin e tyre dekani i fakultetit në atë kohë kishte qenë shqiptar…Dhe kombëtar…

Kërkesën e studentëve të Degës së letërsisë e kishte përcjellë tutje si kërkesë zyrtare.Por… Kërkesa e tyre edhepse zyrtare tek disa qarqe të atëherëshme të Kosovës, kishte ngjallur dyshime?!...Nga dekani i fakultetit kishin kërkuar që të zbulonte se cili ishte iniciatori i asaj kërkese…

Dhe dekani i fakultetit i kishte thirrur studentët e Degës së letërsisë të bisedonte me ta.Ishin tridhjetë student në vitin të fundit të studimeve.

Në fillim të bisedës me ta dekani e kishte menduar se ata do të ishin të pathyeshëm dhe këmbëngulës në kërkesën e tyre.Dhe thellë në qenien e tij kishte ndier një krenari!Megjithate para se ta përfundonte bisedën me ta kishe vendosur që të provonte edhe mënyra të tjera!Kishte dashur të kuptonte dhe të bindej në vedosmërinë e tyre!...Dhe kishte provuar metodën e kërcënimit një për një!...Për habinë e tij studentët kishin filluar të luhateshin!...Nga të tridhjetët ,njëzetenëntë do të pranonin se kishin gabuar në kërkesën e tyre!...Dhe ishin tërhequr?! Vetëm njëri nuk po tërhiqej! E ai ishte kryengritësi !... Ai po u bënte ballë të gjitha kërcënimeve !...Vendosmëria e tij po e habiste edhe vetë dekanin !...Ai po mendonte se si të dilte nga ajo situate e rëndë e krijuar pa dëshirën e tij!...

-Ju të tjerët dilni jashtë,ndërkaq ti kundërshtues qëndro!-kishte urdhëruar dekani.Ata kishin dalur jasht ,ndërkaq ai( kryengritësi) kishte qëndruar edhe për një kohë me dekanin…Se çfarë ishte biseduar në mes tyre nuk e ka kuptuar kurrë askush,sepse kryengritësi nuk ka folur kurrë më për atë ngjarje.

Dhe kur studentët e vitit të fundit të studimeve të Degës së letërsisë thuajse kishin harruar për kërkesën e tyre,një ditë fare papritur në dekanat të fakultetit kishte arritur shkresa në të cilën thuhej se ata mund ta bënin vizitën në Republikën e Shqipërisë!...Vetëm se me ta nuk do të ishte edhe kryengritësi!...Atij  nuk ia kishte lëshuar pasaportën ministria e punëve të brendshme!...Megjithate studentët e Degës së letërsisë do ta bënin vizitën e ëndërruar,por pa shokun e tyre,pa kryengritësin…Ndërkaq kryengritësi ndihej i lumtur dhe krenar që shokët e tij kishin realizuar ëndrrën dhe dëshirën!...

 

+++

 

Pranvera e vitit `81 të shekullit njëzet do të vinte me ngjarje të mëdha! Studentët e Universitetit të  Prishtinës do të ngriteshin në demonstratë që të përmbysnin regjimin e huaj shekullor mbi Kosovë.Rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve të tjera të Kosovës do të gumzhinin nga forca dhe elani rinor !...Me studentët do të bashkohej edhe populli dhe do të kërkonin që të përmbysej perandoria e së keqës që afro një shekull po ua zinte frymën!...Rinia dhe populli i Kosovës e kishin mundur frikën dhe me gjokset e tyre po ndesheshin me tankset dhe topat e perandorisë të së keqes  së shekullit njëzetë…Marrshimi rinor i studentëve dhe popullit shqiptar  rrugëve të Kosovës  do të dridhte ndërgjegjen e botës…Dhe në ballë të kësaj do të ndodhej kryengritësi!...Thuhej atëherë e kujtohet edhe tash se kryengritësi në ballë dë studentëve demonstrues aty mu tek menza e studentëve kishte deklaruar:-Ky pushtet i kalbur i së keqes nuk largohet pa i dhënë “Vurmak”,andaj ne do t`i japim vurmak!...Dhe kishin marrshuar drejt topave dhe tanksave të perandorisë të së keqes!

Dhe perandoria e së keqes edhepse po jipte shpirt,kishte arritur që të shuante me gjak demonstratën pranverore të studentëve të Prishtinës!...Kishte shuar demonstratën,por jo edhe ndjenjën për liri!...Kryengritësi do të arrestohej dhe dënohej si udhëheqës i demonstrates,por emri i tij do të nxiste edhe të tjerë student që të vazhdonin rrugën e tij!...Rugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës…

 

(Personazhi i kryengritësit është i vërtetë.Si organizator i demonstrative studentore të 81-ëtës është dënuar me shumë vite burg! Dhe ato vite i ka kaluar në burgjet e Serbisë.Tash në Kosovën e lirë dhe të pavarur jeton në kryeqytet.Shpesh e viziton edhe Rugovën prej nga e ka prejardhjen.)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx