Kulturë
Nimfa Hakani: Ime Gjyshe!
E premte, 11.03.2011, 08:57 PM
Ime Gjyshe!
Nga Nimfa Hakani
6 Mars, 20011
(Kushtuar Momë Milit me rastin e 8 Marsit) 
U rrita,
gjyshin,
për guximin t’adhuroj 
për të thënë të vërtetën,
si idhull t’a vështroj.
Megjithëse,
t’a njoh, s’pata mundësi, 
ja shihja fotografinë,
në mur cdo ditë.
Mendoja se i gjatë ishte,
sikur një lis,
por dikur mësova që
i paktë nga shtati vinte 
veçse guximin, 
sa një mal e 
Gjyshen e ashpër
e doja si fëmijë,
por asnjëherë
s’ndjeva prej saj
të hapur ngrohtësi . . .
Fotografi të saj,
në mure s’kish,
por rudhat të saj
në mëndje,
thellë i 
E gjatë,
ime gjyshe asnjëherë,
s’ish.
por,
Gjuhë të mprehtë,
gjithmonë,
e kishte
e majtas djathas
te birve ,
ua priste. . .
Vitet kaluan,
dhe një ditë,
një shkrim të sime motre, 
lexova
për gjyshin tim trim.
Dhe në rreshtat midis, 
me sytë e mëndjes. . .
si një grua të re,
pashë . . .
të ashprën time gjyshe,
për të parën herë. 
Kutinë,
e fotografive të vjetra,
diku e gjeta,
e për fotografi të saj,
shumë gërreva.
Dhe ja ,
perpara meje,
ajo qëndron,
e gjatë si lis 
në të sajat,
të mirat ditë, 
pa asnjë rrudhë,
në të bukurën fytyrë,
me një fëmijë
në të sajat krahë
te tjerët
fytyrëçelur
rreth e qark .
Dhe sytë e mëndjes, 
gjashtë, shtatë decada
mbrapsht në kohë më çuan. . .
E vetme kur 
e akullta erë
nëpër brima 
frynte, fishkëllinte. . .
Një foshnjë në krah
fort i këlthiste,
se gjoksi i tharë
qumësht më s’i nxirrte.
E vetme,
kur për para,
politika,
bukë s’i jepte për collat.
E vetme një natë,
kur xhandarët, 
për të shoqin erdhën,
në kupën e gjurit,
një nga të birtë i shkelën.
Dhe jashtë e nxorrën,
në rrobën e natës, 
foshnjën në krah,
të tjerët këlthinj,
në këmbët e saj, 
e të pandjenjin djalë 
në tokën acar. . . 
Yjet indiferente
poshtë shikonin,
por të munduarën,
time gjyshe,
fare s’e dallonin. . . 
Të vetme,
me djalë me këmbë të thyer,
dhe katër të tjerë,
me gojë të çaplyer,
që cepat e fustanit,
Dhe atëherë
veten pyeta. . .
kush kishte pasur 
më shumë guxim,
Im gjysh,
që dha jetën,
për të tij mendime?!
e që ishte gjithmonë,
larg në internime,
o diku i fshehur 
me kokën nën çmime . . . ?
që fëmijët rriti
pothuaj e vetme,
me varfëri e mundime. . .
e kurrë nga goja, 
një ankim,
s’e nxorri.. . 
por,
duhanin, 
nga buza,
një herë s’e hoqi. . . ?
Shkrimin e motrës,
më pas e rishkrova,
por për ribotim
asnjëherë s’e cova . . .
Mom Mili,
Kudo që je,
më shumë të dua,
se kurrë një herë !

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










