E diele, 01.06.2025, 10:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova e Makensenit dhe Mitrush Kuteli i ditëve tona

E premte, 11.03.2011, 08:58 PM


Kosova e Makensenit dhe Mitrush Kuteli i ditëve tona

 

Nga Baki Ymeri

 

Se letërsia është shprehja e një përvoje të gjatë jetësore, dëshmon edhe vëllimi me tregime i zt. Makenson Bungo, një shqiptar i shquar që e përjeton pleqërinë e bardhë tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut, në Amerikë. Libri i tij, „Gruaja me të zeza” (Tiranë, 2008), është një nga veprat më të përsosura të botës tregimtare shqiptare, një album letrar ku defilon jeta dhe vdekja, një vëllim vlerash të rralla ku defilojnë dhjetë tregime kushtuar atyre që diktatura ua grabiti lirinë. Duke lekturuar faqet e kësaj vepre, duke analizuar gjuhën, stilin dhe mjeshtrinë e rrëfimit të çiltërt, na dalin para sysh Mitrush Kuteli dhe Nonda Bulka i ditëve tona.  Sipas Kostaq Xoxës (gazetar), një meritë e qenësishme e këtij vëllimi është „vërtetësia e ngjarjeve që përshkohen tejtej nga dashuria për mëmëdhenë larg pasioneve dhe retorikës, me një stil tërheqës që tregon se autori e ka pulsin e tregimtarit, tashmë me përvojë letrare.” Autori vjen para lexusit me përshkrimin e një realiteti të trishtë, me njerëz të ndryshëm që dinë të vuajnë, të durojnë, të rezistojnë e të heshtin, njerëz që kujtojnë ngjarje të ndryshme, që përjetojnë trauma dhe dramën e një sistemi që po kalbet në koshin e plehërave të historisë, njerëz të pajisur me një shpirt të florinjtë që kujtojnë „dashurinë që kishin pasur për njëri-tjetrin, ndershmërinë, dhe sinqeritetin”.

 

Makenson Bungo
Makenson Bungo
Apostol Gega është një personazhet e kësaj vepre me vlerë, një nga viktimat e diktatursë komuniste. „Kur e kishin emëruar mësues në një fshat të largët malor, kishin hequr nga muri i klasës yllin me pesë cepa të komunizmit, që kishte vënë mësuesi i mëparshëm, dhe në vend të tij kishin vendosur fotografinë e Skënderbeut, kishte ndaluar nxënësit që të nderonin me grusht dhe të këndonin këngë sllave..., kishte hartuar dhe shtypur trakte kundër komunizmit dhe i kishte shpërndarë në popull.” Nuk ka hapsirë tipografike për të përshkruar fundin e tij e të shqiptarëve tjerë të asaj kohe, „të dëshpruar, të lodhur, të mëzitur, të iritur”, për hallën që ia kishin pushkatuar dy vëllezërit, për Qeverinë që nisi luftën kundër intelektualëve demokratë, për frikën midis jetës dhe vdekjes, për Diktatorin që afrohej gjithnjë e më shumë me ato shtete që e kishin copëtuar Shqipërinë, për atë vend aq të bukur dhe aq të begatshëm që vajtonte mjerimin e varfërinë, „kur njerëzit në heshtje kishin filluar kujet duke përkundur vdekjen.”

 

Elbasanasi i burgosur pse tha se Kosova është e robëruar

 

Sipas tregimit të parë (Xha Thanasi), Thanas Gjoka simbolizon portretin e shqiptarit të qetë e gojëëmbël, i afërt dhe i dashur me të gjithë. Në shtëpinë e tij, çdokush gjente mikpritje dhe bujari, madje edhe komesarët që tentonin ta përvetësojnë për „partizanizëm”, e të cilët i përcjellte (pa u inkorporuar në asnjë parti), duke i trimëruar, sidomos ata që luftonin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë: „Hani djem! Ju bëftë mirë! Po luftoni për Shqipërinë.” Thanas Gjoka, sipas autorit, „në të ritë e tij kishte punuar disa kohë në Kosovë dhe atje kishte parë se si shovenistët serbë ishin sulur mbi Kosovën dhe kishin djegur krahina të tëra e kishin rrafshuar fshatra mbarë, se si i merrnin pleqtë e shkretë e i vritnin kot së koti, se si i hidhnin në zjarr fëmijët me gjithë djepe, se si nuseve shtatzëna u fusnin bajonetat në bark  u nxirrnin fëmijët duke u gajasuar me të madhe, se si u suleshin vajzave dhe ato, për t’i shpëtuar turpt, hidheshin në humnerë e bëheshin copa-copa.” (fq.8).

 

Makensen Bungo ka lindur para 84 vitesh në Elbasan (1927), ku ka kryer shkollën Normale, duke absolvuar me korrespondencë Fakultetin e Letërsisë pranë Universitetit Shtetëror të Tiranës.  Në ndërkohë ka shërbyer si mësues në disa fshatra të largëta të Tepelenës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit, për të përjetuar më vonë arrestimin dhe burgun me punë të detyruar pse tha se Kosova është e robëruar. Si i burgosur qe detyruar të merret me tharjen e Kënetës së Maliqit në kampin famëkeq të Vloçishtit. Edhepse pat filluar të shkruajë që në moshë të njomë, gjatë diktaturës komuniste nuk iu lejua të botojë, por pas përmbysjes së saj ka botuar artikuj të ndryshëm publicistikë, skica, tregime, biografi dëshmorësh, reçensione dhe poezi. Nga bibliografia e tij letrare shquhen veprat e botuara në Shqipëri dhe SHBA: „Këneta e vdekjes” (roman), „Mesazh” (kushtuar martires Musine Kokalari), „Abaz Kupi” (monografi), „Gruaja me të zeza” (tregime), „Nëna kosovare” (poemë), „Rrugëtim me psherëtima” (roman). Ka gati për botim dramën „Ky vend ka zot”, romanin „Udhëtimi i fundit i zonjës Bozhena”, ndërsa këto ditë përfundoi  një  vëllim me  tregime („Dhimbje”), ku defilon jeta  plot  dhimbje  e  shqiptarëve. Gjithashtu  ka sistemuar  disa  nga  poezitë  e  shkruara    kohë    ndryshme, duke i përfshirë në  vëllimin „Vargje    mote”. Në vitin 1995, Makensen Bungo qe nderuar me titullin „Mësues i Merituar”, kurse në vitin 1997 u largua nga Shqipëria, duke u vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx