Kulturë
Poezi nga Pëllumb Lamaj
E shtune, 12.03.2011, 02:10 PM
Pëllumb Lamaj
STATUJES SE LIRISE
Ah Statuje, Statuje e Lirise
Sa enderra rinie u fishken mbi ball'
Sa jehona dashurie qe kurre nuk u dhurruan
Sa kafka martiresh mbetur pa varr...
Ah Statuje, Statuje e Lirise
E vetmja drite, i vetmi zjarr
E vetmja enderr ku shpresat udhetojne
Perzjere me klithma,kulluar ne gjak.
Ah Statuje, Statuje e Lirise
E vetmja shprese qe n'a mban gjalle
Por edhe po ikem pa u takuar
Besome, do vine te te puthin vrasesit tane.....
Spac, 1979
QELIA
Brenda kater muresh
Rrethuar nga terri
Zvarritem pa rreshtur
S'po di nga lind dielli
Brenda kater muresh
Kruspull nga te ftohtit
Pres te vije mesnata
T'i drejtohem Zotit
Brenda kater muresh
Shtangur nga vetmia
Hijet me rrethojne
Nxine e tere qelia
Brenda kater muresh
Dhe pse nate e thelle
Me kote pres une Zotin
Ai eshte ne qiell.....
Spac 1980