E enjte, 02.05.2024, 01:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Francë, zbulohet qyteza e vogël me emrin Berat

E shtune, 12.03.2011, 02:20 PM


Zbulohet në Francë qyteza e vogël me emrin Berat. Ajo që bën përshtypje është fakti se në kufi me Beratin francez ndodhet edhe një qytet me emrin Kozare, emrin e të cilit e mban njëri nga fshatrat më të hershëm në Qarkun e Beratit, që është fshati Kozare i komunës Perondi. Berati i Francës është zbuluar rastësisht nga një emigrant, sot biznesmen i njohur beratas, i cili është larguar nga vendi që në vitin 1990.

 

Ka qenë një emigrant shqiptar në Francë Gazmend Toska, i cili rrëfeu zbulimin e qytezës Berat në këtë shtet dhe përpjekjet për interes e hulumtim për një lidhje të banorëve të tij me qytetin e lashtë të Beratit në Shqipëri.

 

Ky zbulim është bërë shkak që bashkia e Beratit të realizojë së fundi binjakëzimin e qytetit të Beratit me komunën Berat të Francës. Ceremonia e binjakëzimit është organizuar ditës e djeshme në bashkinë e Beratit ku ka marrë pjesë dhe kryetari i komunës Berat në Franc. Ky zbulim është bërë shkak që bashkia e Kryebashkiaku I Beratit të Francës, Paul-Marie Blanc, ka qënë dje në bashkinë e Beratit ku dhe ka thënë se veç binjakëzimit mes dy qyteteve me të njëjtin emër do të ketë edhe një përpjekje të tijat për të bërë më të njohur në shtetin francez qytetin historik të Beratit shqiptar, i cili tashmë që prej 8 korrikut 2008 është pjesë e kulturës botërore UNESCO.

 

Binjakëzimi hap dhe mundësitë e studimit të origjinës së përbashkët mes qytetit të Beratit dhe komunës Berat të Francës. Berati i Francës ndodhet në Rajonin e Tuluzës, në një komunë të vogël me rreth 2.700 banorë. Komuna ndodhet në zonën e Pirenejve Qendrorë.

 

Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar dhe shkencor, disa prej studiuesve beratas të historisë mendojnë se qyteti francez me emrin Berat mund të jetë themeluar nga beratasit e larguar nga ky qytet pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, të cilët pas largimit mund të jenë vendosur në rajonet arbëreshe të Italisë, e më pas në Francë. Zbuluesi i Beratit komunë të Francës .Gazmend Toska theksoi se do të ishte një gjë e veçantë nëse do të mundësohej korrespondenca e letrave në gjuhën frënge ndërmjet dy qyteteve.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora