Kulturë
Demir Krasniqi: Hajde Shote mashallah
E shtune, 12.03.2011, 03:23 PM
Nga folklori ynë muzikor:
HAJDE SHOTE MASHALLAH
Hajde Shote, mashallah,
Fluturo me krah !
Hajde Shote, nëpër jaz ,
I ke kthye flokët tallaz !
I ke kthy’ , i ke dredhu’
Kryet tand e ke hijeshu’!
Hajde Shote, kah çarshia ,
Fërr, fërr, fërr, po t’ banë shamia !
Hajde Shote, kah mejtepi ,
Fërr, fërr, fërr , po t’ banë jeleki !
Hajde Shote , kah duçani ,
Fërr, fërr, fërr , po t’ banë fustani !
Hajde Shote, nëpër ara ,
Dimi t’ kuqe, lula t’ bardha !
Hajde Shote, nëpër therra ,
Dimi t’ kuqe , lula t’ verdha !
Lujma Shotë, mjedisin-o,
Mos ma korit fisin-o!
Lujma Shote, belin- o,
Se ta blejë kurdelin - o !
Lujma Shote, kamën –o,
Se ta blejë dallamën-o !
Lujma Shote, shtatin-o,
Se ta blejë sahatin-o !
Lujma, lujma, lujma shtatin-o,
Se ma shton marakin -o !
Lujma Shote , llanin – o,
Se ta blej kollanin – o!
Lujma Shote, dorën –o,
Se ta blejë kunorën-o !
Lujma Shote , gishtin – o,
Se ma kënaqe shpirtin – o !
Lujë Shote, lujë,
Ditën ta pagujë !
Mos ja lujë synin,
Çiko , djalit t’ hujë !
II.
Çikën e kojshisë, oj nanë,
E kam begenisë !
I: Jo, nanës , jo ,
Se e kena fis !:I
As se kena fis, oj nanë,
As se kena farë !
I: Besën ja kam dhanë,moj nanë,
Kurrë se la pa e marrë !:I
O, syreti i zi, aman, aman,
Synin lujma ti !
I: Synin s’mun ta lujë, or djalë,
Jam e tjetër kujë !:I
Oj, molla n’ rrem, aman, aman,
Shajë e mos ëm nem !
I: Hajde dalim n’ bahçe , oj vajzë,
Soll për hatër tem !:I
Mblodhi nga populli dhe shënoi:
Demir KRASNIQI