E enjte, 08.05.2025, 12:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Prof. Dr. Basil Schader: Të nderuar miq dhe kolegë...

E shtune, 12.03.2011, 06:43 PM


Të nderuar zonja, zotrinj,

 

Me kënaqësi ju dëroj lajmin e mirë! Do të gjeni bashkëngjitur tekstin nga albanologu Basil Shader.

 

Pranoni, përshëndetjet e mia të sinqerta!

 

Nexhmije Mehmetaj

_________________________________

 

Të nderuar miq dhe kolegë/e

 

para një viti e përktheva romanin tepër tërheqës të shkrimtarit Arif Demolli “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie”. Romanin tani e ka botuar shtëpia botuese “Waldgut” në Frauenfeld; titulli i versionit gjermanisht është “Es war ein Dorf in Kosova. Die Lebenden und die Toten meiner Kindheit”. Romani del nga shtypi në fund të marsit, kurse prej 4 deri më 8 prill Arif Demolli dhe unë do të bëjmë një udhëtim të vogël nëpër 5 qytete të Zvicrës, ku do të mbajmë lexime:

 

Më 4 prill lexojmë (gjermanisht dhe shqip) në Winterthur, më 5 prill  në St. Gallen, më 6 prill në Bernë (në Ambasadën e Republikës së Kosovës), më 7 prill në Cyrih dhe më 8 prill në Kreuzlingen. Arifi do të ketë me vete edhe kopje të versionit origjinal shqip, i cili sapo ka dalë nga shtypi në Prishtinë në një version të përpunuar.

 

Për çdo detaj mbi librin, autorin, terminat, lokalitete shih www.waldgut.ch ose, më saktë:  http://www.waldgut.ch/e70/e4279/index_ger.html si dhe prospektin e bashkangjitur

 

Do të ishte një kënaqësi po të kishe/kishit kohë për të ardhur në njërin prej takimeve. Ju lutem edhe, lajmëroni sa më shumë njerëz të tjerë që të vijnë!

 

Ju përshëndes me respekt dhe përzemërsi:

 

Basil

____________________

Prof. Dr. Basil Schader



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx