E shtune, 18.05.2024, 08:05 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

PDK: Nën hijen e injorancës politike

E marte, 01.03.2011, 08:47 PM


PARTIA DEMOKRATIKE KOMBËTARE

 

Kumtesa

 

NËN HIJEN E INJORANCËS POLITIKE

 

Paralajmërimet se janë formuar ekipet shqiptaro-serbe për negociata, kanë ngritur zërat politikë në Kosovën Lindore, për të participuar në këto procese.

 

Por, këta zëra nuk janë të akorduar dhe të harmonizuar si duhet. Blloku politik shqiptar pothuajse është ndarë në dysh. Më një anë e ke Partinë për Veprim Demokratik e cila kërkon që në kuadër të këtyre bisedimeve të shtrohen problemi i të drejtave të njeriut, ndërsa blloku i shumicës së spektrit politik shqiptar kërkon që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja shqiptare konform vullnetit politik të shprehur me referendum.

 

Deputeti republikan jolegjitim Riza Halimi,  kreu i hajnave të votave me të cilat vota ai u bë deputet i Serbisë dhe formoj Këshillin Nacional gjysëmpartiak, në këtë drejtim kërkon  të avancohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi, të cilat të drejta, ai, vet mund t’i shtrojë dhe t’i mbrojë në parlamentin serb, nga i cili merr rrogë të majme dhe ka përgjegjësi. Po ashtu në këtë drejtim një kontribut mund ta japin edhe pushtet lokale.

 

Partia Demokratike Kombëtare prej kohësh ka kërkuar një qasje tjetër të prezantimit të çështjes shqiptare në këto bisedime, në të cilat duhet vetë të merret pjesë e jo me autorizime siç ndodhte dikur me të ndjerin Ibrahim Rugova dhe Veton Surroin, të cilët merrnin bekimin e partisë së Rizës për t’i përfaqësuar shqiptarët e këtij rajoni në bisedime.

Prishtina dhe Beogradi janë në hall me Luginë e Rizës, nuk po e dinë se çka ata po kërkojnë as në Prishtinë as në Beograd. Nuk po e di as vet Rizahi, i cili nga pleqëria e skleroza ka harruar se çka ka kërkuar para 20 viteve, çfarë para 10 viteve, çfarë para 4 viteve e çfarë kërkon sot.

 

Serbët në Kosovë me kohë i kanë paraqitur opsionet e tyre se çfarë donë, ndërse ne herë kem kërkuar Autonomi të pavarur herë bashkëngjitje me Kosovë, herë me Maqedoni herë me Shqipëri e herë me rrethin e Pçinjit. Presim njëherë që serbet ta zgjidhin statusin e tyre, e pasandej të kërkojmë reciprocitet me pozitën e tyre në Kosovë.

 

Kësaj i thonë vizion politik  20 vjeçar i ndërtuar me sakrificat dhe vuajtjet e popullatës, kjo popullatë e cila është lodhur e raskapitur nga presionet dhe kamxhiku financiar, ku një grup i vogël jeton me standarde evropiane, pjesa më e madhe mezi arrin të mbijetojnë, ndërsa një pjesë ka filluar të dorëzohet  dhe familjarisht  t’ia kthejnë shpinën vendlindjes duke u shpërngulur në shtetet perëndimore.

Defekti i skenës sonë politike është se ne nuk jemi unik as në mendime as në qëndrime e mos të flasim në veprime.

PDK-ja që nga themelimi i saj ka kërkuar unitet përbrenda faktorit shqiptar në Kosovën Lindore, mirëpo, lufta për pushtet, mendjemadhësia dhe privilegjet e siguruara nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar i kanë verbëruar dhe i kanë bërë të shurdhër  ndaj kërkesave të qytetarëve, thuhet në Kumtesën e  PDK-së,  të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi.

 

Bujanoc, më 28.02.2011

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora