E diele, 28.04.2024, 12:24 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zvicra shqyrton ndalimin për Shefqet Krasniqin

E premte, 18.02.2011, 08:52 PM


Imami Shefqet Krasniqi mund të ballafaqohet me ndalimin e hyrjes në Zvicër. Shteti zviceran është duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të imamit nga Kosova, Shefqet Krasniqi, i cili dy vjet më parë rëndoi ashpër katolikët me thënien e tij për Nënën Terezën, se “ajo e ka vendin në ferr, pasi nuk është myslimane”.

Si transmeton indeksonline, Blick raporton se në konferencën vjetore të Bordit Qendror të Myslimanëve do të predikojnë dhe myslimanë kundërthënës. Njëri nga folësit e kësaj konference, sipas Blick, do të jetë edhe dikush që mendon se Nënë Tereza e ka vendin në ferr.

“Të shtunën Presidenti i Bordit Qendror të Myslimanëve në Zvicër (IZSR) do të organizojë një konferencë me myslimanët dhe të interesuarve të tjerë nga religjionet tjera”, shkruan organizata në faqen e saj.

Mysafiri kryesor i këtij takimi do të jetë imami i xhamisë qendrore në Kuvajt, sheiku Mishary Rashid Al-Afasy.

Në anën tjetër, Zyra Federale e Integrimeve, sipas gazetës “Le Matin”, është duke i shikuar me kujdes tre nga folësit e kësaj konference Yvonne Ridley, Shefqet Krasniqi dhe Yusuf Estes. Për këta akoma nuk është vendosur nëse do të lejohen të shkelin në tokën zvicerane, raporton Blick.

Sipas Blick, imami Krasniqi simpatizon vahabitë, një lëvizje konservative dhe dogmatike e myslimanëve.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora