Shtesë » Lajme
Dhuna, PS sjell "21 janarin" ne Kuvend
E premte, 11.02.2011, 07:01 PM
Rozeta Rapushi, Koha Jonë
Ajo qe ndodhi ne 21 janar, ndonese disi me e moderuar u pasua ne seancen e djeshme plenare. Vetem nje dite pas deklarates se Zv.ndihmes Sekretarit amerikan te Shtetit, Kantrimen qe beri thirrje ndaj paleve qe te ulin tonet dhe t'i kthehen dialogut politik, deputetet degraduan ne fyerje te ashpra, perplasje te tavolinave dhe grushte, te cilat as punonjesit e Gardes nuk munden t'i ndalnin dot. Ndonese nisi e qete, me fjalen e mbajtur nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, seanca vijoi me fyerje dhe akuza mes deputeteve qe perfunduan ne perleshje fizike mes tyre. Tensioni nisi te ndihej ne momentin kur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi me rendin e dites duke ua dhene fjalen deputeteve demokrate dhe ministrave, pasi opozita sipas saj, e kishte kaluar minutazhin e saj. Te gjithe ne kembe, deputetet socialiste rrethuan foltoren e Kuvendit, duke kerkuar fjalen per ngjarjet e 21 janarit. Ulerimat dhe perplasjet e tavolinave, u perballuan nga fjala qe mbajten dy ministrat Sokol Olldashi dhe Arben Imami, perplasjet ndodhen ne momentin kur fjalen e mori deputeti demokrat Edi Paloka. Ne pamundesi per te folur me mikrofonin e Kuvendit, me nje mikrofon dore, Paloka nisi te akuzoje ne fjalen e tij opoziten, se po ben ne Kuvend ate qe la ne mes ne 21 janar. Nderhyrjet e here pas hershme te deputetit socialist Paulin Sterkaj gjate kohes qe Paloka po fliste, irrituan situaten ku demokrati ju drejtua disa here "Pusho ti ore, pusho!". Kaq mjaftoi qe Sterkaj vetem nje meter larg tij, t'i afrohej i acaruar duke i marre mikrofonin nga dora dhe terhequr prej xhakete. Kjo situate terhoqi menjehere te gjithe vemendjen e deputeteve socialiste qe kishin zene foltoren e Kuvendit, per t'u perplasur me Paloken dhe deputetet demokrate. Fyerjet mes tyre, zgjaten vetem pak sekonda, kur deputeti socialist Armando Prenga, goditi me grusht ne fytyre, Paloken. As Garda nuk mundi te bente asgje ne kete situate, per shkak se ishte me larg, tek podiumi i ministrave te kabinetit. "Qetesohuni, largoni Paulin Sterkaj", tha Topalli po pa mundur te qetesoje aspak situaten. Per shkak te ketij tensioni u nderpre dy here seanca plenare, pushime te vogla qe qetesuan disi tensionin e ashper mes deputeteve. Por vijimi me rendin e dites te punes se Kuvendit, acaroi serish situaten dhe opozita doli ne podium duke kerkuar fjalen, por pa sukses. Kryetarja, Jozefina Topalli, vijoi me rendin e dites, duke miratuar te gjitha ceshtjet ne rendin e dites. Ky veprim, solli bojkotin e deputeteve socialiste ne procesin e votimit, i cili u krye vetem me numrat e mazhorances. Ne fund te projektligjeve, mazhoranca miratoi edhe me votim te fshehte Elivar Golemin, si Inspektore e Pergjithshme e Bankes se Shqiperise. Perplasjet Fyerje, perplasje tavolinash dhe grushte. Kete ofroi dje ne pjesen me te madhe te saj, seanca e radhes plenare. Duke debatuar dhe diskutuar mbi ngjarjet e 21 janarit, deputetet degraduan ne perplasje fizike.