E diele, 28.04.2024, 07:55 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shoqëria Civile: Të ndalohet përshkallëzimi i konfliktit politik

E enjte, 27.01.2011, 08:12 PM


Drejtuar:             KLASES POLITIKE SHQIPTARE

Për Dijeni:          INSTITUCIONEVE NDERKOMBETARE DHE MEDIAVE

 

 

SHOQERIA CIVILE 2011

 

Të ndalohet përshkallëzimi i konfliktit politik dhe ti hapet rruga stabilitetit, integrimit europian dhe konstruktivitetit politik

 

Në 24 Janar 2011, 90 organizata të shoqërisë civile i drejtohen me një deklaratë t përbashkët klasës politike me qëllim tejkalimin e përshkallëzimit politik që ndodhi në 21 Janar 2011 ku gjatë një proteste të opozitës u shkaktua dhunë, u vranë 3 qytetarë dhe u plagosën me dhjetra qytetarë dhe forca të rendit.

 

Shoqëria civile i kujton klasës politike qëShqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shtet ligjor dhe institucione demokratike.

 

Shoqëria Civile shqiptare dënon cdo akt të dhunës ndaj institucioneve dhe kërkojmë nga këto institucione të mos tejkalojnë forcën.

 

Shoqëria civile mbështet deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe jep përkrahje për institucionet demokratike për rikthimin në Parlament në shërbim të qytetarëve.

 

Organizatat e shoqërisë civile shprehin ngushëllimet ndaj 3 familjeve të viktimave të ngjarjeve të 21 janarit dhe shpreh solidaritet me të gjithë të lënduarit nga këto ngjarje

 

I kërkojmë klasës politike që për momentin të ndërpresë demonstrimin e forcës nëpërmjet mitigjeve si një model të vjetëruar.

 

Klasa politike duhet të distancohet nga çdo thirrje për ballafaqime apo përballje publike apo politike.

 

Klasa politike duhet të përmbajë përgjegjësi për aktivistët e saj dhe pasojat e veprimeve të tyre dhe të shmangë që në fillim pasojat e mundshme dhe të padëshirueshme.

 

I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të distancohen, të injorojnë apo të kundërshtojnë ccdo thirrje për demostrime të forcës pasi çdo veprim në këto situata bie në kundërshtim me interesat e drejtpërdrejta të Shqipërisë dhe të popullit.

 

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë që Presidenti i Republikës të marrë rolin e tij si përfaqësues i unitetit kombëtar dhe të kërkojnë nga Partitë Politike që të ulen në një tavolinë të rrumbullakët.

 

Shoqëria Civile fton Presidentine Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurimit Kombëtarpër të vlerësuar efektet dhe pasojat e çdo veprimi politik nga secila anë, përfshi institucionet kushtetuese.

 

Të hetohet pa ndikime politike e gjithë ngjarja e 21 janarit dhe njëkohësisht të hetohen të gjitha palët e përfshira në ngjarje.

 

Duke mbështetur hetimin e plotë e të paanshëm të ngjarjes, shoqëria civile shpreh solidaritet me forcat e rendit dhe të gjithë garantuesit e tjerë të respektimit të ligjit dhe rendit publik

 

Institucionet e zbatimit të së drejtës të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike në mbështetje të ligjit, duke zbatuar detyrimet që rrjedhin prej tij.

 

Klasa Politike në mënyrë urgjente të bashkëpunojë, duke vendosur në plan të parë interesat kombëtare dhe interesat e qytetarëve si dhe integrimin europian, përpara interesave partiake.

 

Liderët politikë të ndërpresin gjuhën e urrejtjes, pasi kjo gjuhë ndikon në klimën e përgjithshme politike dhe shoqërore.

 

Proçesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është i pandashëm por nuk dhet të përdoret si gjuhë për të përligjur dhunën dhe gjakderdhjen politike në vend pasi cënojnë rëndë standardet e vendosur ndërkombëtarisht dhe perspektivën europiane

 

Kërkojmë që imazhi i Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet cënuar dhe palët duhet të punojnë mbi promovimin e saj dhe jo kundër saj. Shoqëria civile angazhohet të punojë për rehabilitimit e imazhit të vendit për dëmin e pësuar në 21 Janar nën moton: “Shqipëria nuk është kjo”

 

Liberalizimi i vizave në 15 dhjetor ishte një hap plotësisht europian për çdo qytetar shqiptar. Në këtë kontekst i kërkojmë aktorëve politik në vend të mos cënojnë këtë “Marëveshje” thelbësisht integruese.

 

Politika shqiptare e të dy krahëve të votojë në parlament ligjet që janë një detyrim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 


 

Rrjeti i Shoqerise Civile Shqiptare që solidarizohet me këtë deklaratë:

 


1.     Unioni Shqiptar per Cilesine e Jetes - ALQU

2.     Keshilli Rinor Shqiptar - KRSH

3.     Qendra per te Drejtat e Njeriut

4.     Qendra Akses Albania

5.     Qendra per Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve

6.     Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve - ZMK

7.     Qendra per Transparence dhe Informim te Lire

8.     Qendra per Arsim Demokratik

9.     Instituti per Studime Ligjore dhe Politike - IPLS

10.  Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim

11.  Qendra per Edukim dhe Pjesmarrje Qytetare - CEP

12.  Keshilli Kombetar Studentor - KKS

13.  Shoqata Aksion Plus

14.  Shoqata per Integrim dhe Zhvillim

15.  Shoqata Gra te reja ne Aksion

16.  Federalistet e Rinj Europian - JEF

17.  AEGGE

18.  Shoqata e Liberaleve te Rinj Shqiptare

19.  Keshilli e Agrobiznesit Shqiptar - KASH

20.  Shoqata SANUS

21.  Klubi Studentor Ambientalist Shqiptar

22.  Shoqata ProAlbania

23.  Shoqata Jetimet ne Fokus

24.  Shoqata Art-Kontakt

25.  Organizata Per Zhvillim dhe Emamcimpim

26.  Shoqata e Grave me Probleme Sociale

27.  Shoqata "Paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve me traume ne shtyllen kurrizore"

28.  Rrjeti i Studenteve te Diplomuar ne Greqi

29.  Shoqata "Kombetare e Jetimeve te Shqiperise"

30.  Shoqata " Unioni Kombetar i Parandalimit dhe Rihabilitimit"

31.  Shoqata " Instituti i Marredhenieve Publike"

32.  Shoqata "Almedicus"

33.  Shoqata "Avokatet Penaliste te Shqiperise"

34.  Qendra e te Drejtave qe Buron nga Ligji

35.  Shoqata "Life Quality Albania "

36.  Shoqata "Qendra Komunitare Multifinksionale"

37.  Shoqata "Feniks"

38.  Shoqata "Ardhmeri Pa Vese e Dhune"

39.  Shoqata "Radiologet"

40.  Fondacioni "Kujdesi per Shendetin"

41.  Shoqata "Baywatch"

42.  Shoqata "Fermeri"

43.  Shoqata"Walk Together"

44.  Shoqata "Taekwondo"

45.  Shoqata "Endoskopise Gjinekologjike"

46.  Qendra "Per nje Vizion Bashkohor Rrom"

47.  Shoqata "Grate dhe Femijet ne Nevoje"

48.  Shoqata "Albanian American Medical Society (AAMS)"

49.  Shoqata e Infermiereve "Harrison"

50.  Qendra "Davidi"

51.  Shoqata "Federata Rajonale e Perdorueve te Pyjeve dhe Kullotave komunal Qarku Gjirokaster"

52.  Qendra per Zhvillim,Integrim dhe Edukim Social"

53.  Shoqata Sportive Shomesporteshe Alb Sport Tirana

54.  The Experts

55.  Instituti per Emigracionin

56.  Shoqata " Art  dhe Sport"

57.  Shoqata " Infermiereve dhe Mamive te Shqiperise"

58.  Shoqata " Pro Mjedisit"

59.  Shoqata " Instituti Shqipetar per Riintegrimin e Emigranteve"

60.  Shoqata "Rinia Evropiane"

61.  Shoqata "Laberia"

62.  Shoqata "Polifonia Shqipetare"

63.  Shoqata e Mjekeve Infeksionist te Shqiperise

64.  Shoqata Vlada e Myzeqese

65.  Shoqata per Reabilidimin e te Semureve me SIDA

66.  Shoqata Jushi Sh

67.  Shoqata e Mjekeve te Familjes

68.  Shoqata ADAD

69.  Qendra Mediatike " Shqiperia Europiane "

70.  Shoqata Pertej Barrierave

71.  Instituti i Menaxhimit te Fermave

72.  Shoqata Bio-Adria

73.  Shoqata Blini

74.  Shoqata Grate e Reja

75.  Shoqata per Femijet ne Nevoje

76.  Klubi Social Korce

77.  Shoqata Alb – AID Kukes

78.  "Shoqata Gruaja Rome e se Nesermes"

79.  TLAS

80.  Agjencia "AJMMI"(Agjencia Joniane  e Mjedisit, Medias, Inforamcionit)

81.  Shoqata "Gazetaret Profesioniste Joniane"

82.  Shoqata VIV AIDS

83.  Rrjeti Ambientalist Shqiptar

84.  Zyra Qytetare Per Mbrojtjen e Mjedisit - ZQMM

85.  Qendra e Rehabilitimit Per Te Gjithe

86.  SHMPF

87.  Shoqata Human Rights For Children

88.  Albanian Network Group

89.  Albanian Art Institute

90.  Shoqata e Sociologëve Universitarë Shqiptarë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora