E diele, 08.09.2024, 10:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

FBKSH: Mos luani me durimin e shqiptarëve!

E hene, 17.01.2011, 07:42 PM


Reagim

 

Mos luani me durimin e shqiptarëve!

 

Vendimi për heqjen e logos së Kuvendit Komunal të Prizrenit është i papranueshëm për Frontin e Bashkimit Kombëtar Shqiptar, respektivisht vendimi i sipërpërmendur është në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar. Vendimin për heqjen e logos së kuvendit Komunal të prizrenit, kryetari Ramadan Muja, siç thuhet në gazetën “Koha Ditore” e datës 17 janar fq. 5: “është mbajtur fshehtë për dy muaj për të mos pasur konsekuenca në zgjedhjet nacionale”,  ka bërë gabim të pafalshëm, ai është dashur të organizojë një konferencë për shtyp me moton: vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kundërshtojmë ngaqë vendimi bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar, për këtë që nuk e ka bërë zoti Ramadan Muja, FBKSH-ja i kërkon z. Ramadan Mujës që të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Kryetarit të Kuvendit Komunal. Këtë gjë nëse z. Ramadan Muja nuk e bënë, atëherë lidershipi i PDK-së, zotëri Hashim Thaçi duhet ta shkarkojë nga posti i Kryetarit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

 

Zotëri Ramadan Muja duhet të dëshmojë se është luftëtarë për ruajtjen e vlerave kombëtare shqiptare. Dorëheqjen ia kërkojmë edhe nga fakti që  ai e ka dëmtuar interesin kombëtar shqiptar. FBKSH-ja, vendimin e  sipërpërmendur e kundërshton sepse bie ndesh me vullnetin e popullit shqiptar. FBKSH-ja konsideron se Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit është pjesë e historisë kombëtare Shqiptare dhe si e tillë ajo përdoret nga populli shqiptar. Siç dihet fotoja-logoja e Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit  me asgjë dhe me asnjë ligj nuk ndalohet të përdoret, prandaj edhe Gjykata Kushtetuese nuk e ka interpretuar ligjin si duhet, gjë që me vendimin e saj ka dëmtuar interesat kombëtare Shqiptare. FBKSH-ja i porositë të gjitha strukturat vendimmarrëse që të mos luajnë me durimin e shqiptarëve. Duhet ta dini se për çdo revoltë  nga masa - populli, që mund të jetë eventualisht si kundër reagim, do të jeni ju shkaktar numër një zotëri ish kryetar

 dhe di ti bartni pasojat, "ju lumt" askush më mirë nuk do të kishte mundur të ofendonte dhe të fyente popullin shqiptar, por

populli nuk harron.

 

17 janar 2011-01-17

 

Prof. Arbër Kastrioti kryetar i FBKSH-së



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora