Shtesë » Lajme
Zbardhet kaseta e përgjimeve të Ilir Metës, ryshfet, korrupsion dhe implikime zyrtarësh
E marte, 11.01.2011, 08:57 PM
Zbardhet afera dhe skandali më tronditës në historinë e 20 viteve pluralizëm, ku protagonist kryesor është Ilir Meta, drejtues të organeve të drejtësisë dhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Zbardhja e kasetës në emisionin "Fiks Fare" të Top Channel, komprometuese që tronditi çdo shqiptar, nxjerr në pah natyrën e vërtetë të Ilir Metës, babëzinë e tij për pushtet, shpërdorimin e posteve publike në funksion të pasurimit personal, marifetet e emërimit në punë, presionin ndaj vartësve të tij dhe gjithçka tjetër që përbën vepër penale. Tashmë nuk ka shqiptarë që mos ta besojë se Ilir Meta është politikani më i babëzitur në Ballkan dhe se përralla e integrimit, ishte një sajesë për gllabëruar benefitet të të sjellë ndarja e pushtetit. Me zbardhjen e kasetës komprometuese për kryetarin e LSI, tashmë të gjitha shqiptarët e dinë se Ilir Meta e largoi Priftin nga ministria e Ekonomisë, jo për të qenë më pranë partisë, por për të qenë më pranë babëzisë, marifeteve korruptive dhe përdorimit të pushteti për t’u pasuruar individualisht. Ashtu siç edhe e kishte akuzuar ish -ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, Ilir Meta shfaqet në kasetë duke përcaktuar fituesit e tenderëve, pavarësisht proceduarve dhe kritereve. Siç shihet edhe gjatë bisedës, kjo kasetë zbardhë anën e vërtetë të Ilir Metës, marifetet e tij të pasurimit, planet, puçet ndaj shokëve, marrjen e ryshfeteve dhe ndërhyrjen e tij për diktuar dhënin e koncesioneve. Në kasetë
Prifti - Mirë
Prifti -
Prifti - .. ishte tek unë një ditë më përpara
Prifti -
Prifti - S'ka të keqe mor burrë. Ç’të keqe ka?!
Prifti - ..nuk ka diplome, përveçse nuk ka diplomë, asnjë gjë tjetër
Prifti -
Prifti - Jo të keqe nuk ka
(Vjen sekretarja, shërben ujin)
Prifti - Për kë?
Prifti -
Meta - E dyta, me Lushnjën unë kam një që duhet ta bësh inspektor. Kam detyrim, që e kam patur në shkollë, është marrë me LSI-në. Po qe se duhet bërë
Prifti - Pa diskutim që do ta bëjmë
Meta - E treta,
Prifti - Këtë me kontratë do ta vëmë?
Meta - Me letra
Meta – E treta, me Albpetrolin çfarë do të bësh?
-Për Bekimin si do ta zgjidhësh?
Prifti - Do ta zgjidh mos ki merak
Meta - Zgjidhe pra
Prifti - Ose ndoshta të bisedoj dhe një herë me Armon, do ta anuloj të parën ....
Meta – Po mirë, anuloje, pse s'e bën?Anuloje!
Meta - Gjeje!
Prifti - Po të flas dhe një herë me Armon
Meta - PO gjeje vetë. PO mos i zvarrit këto gjëra
Meta - Tani për punën e hidrocentralit të Gimit.
Meta- Tani, nuk e di në çfarë forme do të hysh ti o ku e di unë etj, etj
Meta - Ky Gimi më tha mua, ne mund të bëjmë diçka diku te 7%,