E shtune, 27.04.2024, 06:05 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Egjipt: Mbi 20 të vrarë në Aleksandri nga shpërthimi

E diele, 02.01.2011, 06:06 PM


Shpërthimi erdhi një muaj pas kërcënimeve të një grupi militant
Shpërthimi erdhi një muaj pas kërcënimeve të një grupi militant
Mbi 20 të vrarë në Aleksandri nga shpërthimi

 

Një shpërthimin jashtë një kishe në Aleksandri të Egjiptit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 21 vetëve.

Shpërthimi erdhi pasi një grup që ka lidhje me al Kaedën lëshoi në muajin nëntor kërcënime kundër kishave egjiiptiane.

 

Ministria e Brendshme tha se në mesin e të plagosurve ishin edhe tetë myslimanë nga një xhami në anën tjetër të rrugës.

 

Pas shpërthimit, qindra të krishterë protestuan. Ata sulmuan xhaminë, iu vunë zjarrin makinave dhe u përleshën me policinë.

 

Sulm në vitin e ri

 

Njoftimet fillestare sugjeruan se shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë, por autoritetet thanë se kishte gjasa që të ketë qënë një sulm vetëvrasës.

 

Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate dhe kur qindra besimtarë po dilnin nga mesha e vitit të ri në kishën ortodokse egjiptiane.

 

Skeleti i makinës së shkatërruar ndodhet pëballë kishës, por policia po heton burimin e bombës.

 

Muret e Kishës dhe të një xhamie që ndodhet pranë saj janë mbuluar me gjak.

 

Të gjitha xhamat e dritareve të xhamisë janë thyer dhe shkatërrime ka patur edhe brenda.

 

Kisha ka pësuar dëme. Zyrtarë të qeverisë thonë se ishin marrë masa intensive sigurie përpara festimeve për vitin e ri.

 

Disa të krishterë njoftohet se janë përleshur me policinë pasi hynë me forcë në xhami.

 

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por në Egjipt siguria është forcuar pasi Al Kaeda kërcënoi të krishterët atje pasi sulmoi një kishë në Bagdad.

 

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, mbajti një fjalim televiziv, gjatë të cilit ai tha se terroristët kishin sulmuar kombin.

 

Ai u bëri thirrje myslimanëve dhe të krishterëve që të qëndronin të bashkuar për të luftuar terrorizmin.

 

Zoti Mubarak tha se se sulmi në Aleksandri mbante vulën e duarve të huaja që kërkonin të destabilizonin Egjiptin.

 

Dhuna sektariane ka pësuar një rritje në Egjipt vitin e kaluar.

 

Analistët thonë se rritja e islamit politik dhe paaftësia e qeverisë për të adresuar shtetësimet e komunitetit ortodoks të krishterë, i ka nxitur më tej tensionet.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora