E diele, 28.04.2024, 05:31 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Haxhi Dulla: Vdiq njëri ndër bashkëthemeluesit e Euros

E merkure, 22.12.2010, 10:11 PM


Vdiq njëri ndër bashkëthemeluesit e Euros

 

Nga Haxhi Dulla- Romë

 

Vdiq në Rome në moshën 70 vjeqare ( nga pasojat e sëmundjes së zemrës) ish ministra i finansave të Italisë, ekonomisti i njohur, me famë botërore, Tommaso Padoa-Schioppa, anëtar shumvjeqar i Këshillit të Bankës Qëndrore Europiane, i njohur si njëri ndër themeluesit e  euros.

 

Ekonomist i njohur- nepunës banke, adhurues i politikës -  kështu e njihnin liderët politik italian.

 

Ishte ministër i finansave në qeverinë e Romano Prodit, në vitet 2006 – 2008. Më herët në vitet 1998-2005 ishte anëtar i Drejtorisë Qëndrore të Bankes së  Europës , prej nga hyri në historinë e ekonomisë si njëri  ndër strategët  me autoritet të madh në lëminë e menaxhimit të finacave publike, funkcionimit të tregut ndërkombëtar dhe bashkëthemelues i valutës së  përbashkët – euro. .

 

Padoa-Schioppa  na kujtohet edhe me thënjën e tij ‘bamboccioni”(shqip. fëmijët e mëdhenjë )  që i kushtohej rinisë së rritur , e cila nuk punonte  ,porse mbetej  nën përkujdesjen e prindërve të tyre.  Si një parim prioritar të  qeverisë së athershme italiane ishte, të i bind  rininë që të lëshonin  shtepinë e prindërve dhe të pavarësohen sa më parë.

 

Para një kohe  u pranua në Këshillin e Ri të njerës së  koncernit të njohur të automobilave, Fiat Industrial,  pas ndarjes së saj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora