| E merkure, 22.12.2010, 10:11 PM |
Vdiq njëri ndër bashkëthemeluesit e Euros
Nga Haxhi Dulla- Romë
Vdiq në Rome në moshën 70 vjeqare ( nga pasojat e sëmundjes së zemrës) ish ministra i finansave të Italisë, ekonomisti i njohur, me famë botërore, Tommaso Padoa-Schioppa, anëtar shumvjeqar i Këshillit të Bankës Qëndrore Europiane, i njohur si njëri ndër themeluesit e euros.
Ekonomist i njohur- nepunës banke, adhurues i politikës - kështu e njihnin liderët politik italian.
Ishte ministër i finansave në qeverinë e Romano Prodit, në vitet 2006 – 2008. Më herët në vitet 1998-2005 ishte anëtar i Drejtorisë Qëndrore të Bankes së Europës , prej nga hyri në historinë e ekonomisë si njëri ndër strategët me autoritet të madh në lëminë e menaxhimit të finacave publike, funkcionimit të tregut ndërkombëtar dhe bashkëthemelues i valutës së përbashkët – euro. .
Padoa-Schioppa na kujtohet edhe me thënjën e tij ‘bamboccioni”(shqip. fëmijët e mëdhenjë ) që i kushtohej rinisë së rritur , e cila nuk punonte ,porse mbetej nën përkujdesjen e prindërve të tyre. Si një parim prioritar të qeverisë së athershme italiane ishte, të i bind rininë që të lëshonin shtepinë e prindërve dhe të pavarësohen sa më parë.
Para një kohe u pranua në Këshillin e Ri të njerës së koncernit të njohur të automobilave, Fiat Industrial, pas ndarjes së saj.