E shtune, 27.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Si tentuan ta trafikojnë vajzën time tre matrapazët nga Drenasi?

E marte, 28.12.2010, 06:24 PM


Rrëfim i Vehbi H. nga Likoshani i Drenasit për peripecitë e tij me matrapazët që tentuan të trafikojnë vajzën e tij Dafina H. (emri i njohur në redaksi).

Një letër e ardhur në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ditë më parë, flet për të gjitha peripecitë e prindit për ta shpëtuar nga kthetrat e matrapazëve të trafikimit vajzën e tij Dafina H.

Këtë letër Vehbi H. (emri i plotë i prindit i njohur në redaksi) e ka dërguar edhe në Policinë e Kosovës. Pas marrjes së informacioneve të tilla, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të koduar “LULISHTJA” dhe ka arrestuar tre persona si të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

”Unë Vehbi H. (mbiemri i njohur ën redaksi) nga fshati Likoshan, komuna e Drenasit, i lindur më 11.1.1968, i martuar, baba i 5 fëmijëve, 4 vajza e 1 djalë, me vendbanim në Likoshan, më 24.11.2010 kam shkuar në Drenas, në Shkollën e Mesme, për të parë suksesin e vajzës sime Dafina H. (mbiemri i njohur në redaksi). Në shkollë kam kontaktuar me pedagogun e shkollës i cili më ka thënë se vajza ime Dafina H, për shkak të numrit te madh te mungesave është përjashtuar nga shkolla. ....

Pasi nuk e gjeta vajzën atu në atë lokal, u detyrova ta kërkoj në tërë Komoranin, po nuk e gjeta. Në orën 13.00 me ka thirrur gruaja dhe më ka treguar se vajza ime Dafina kishte thirrur në shtëpi në telefon (numri i telefonit i njohur në redaksi) dhe kishte thënë se nuk është duke punuar në Komoran, po në Drenas. Menjëherë mora taxi dhe fillova ta kontrolloj nëpër Drenas prej lokalit në lokal deri në orën 17.00. Pastaj shkova në Stacionin Policor të Drenasit dhe lajmërova se vajza ime - Dafina nuk ka ardhur në shtëpi dhe nuk e di ku është. Ora ishte rreth 22.20 minuta. ...

B.Morina

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot")



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora