E hene, 29.04.2024, 08:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

OVL e UÇK-së lëshon një komunikatë lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon

E marte, 25.01.2011, 08:00 PM


  një komunikatë të OVL të UÇK-së  shprehet shqetësim lidhur me disa zhvillime  që kanë ndodhur  kohën e fundit dhe që e përforcojnë bindjen tonë, të shprehur edhe më herët se, ende ekziston  një agjendë serbo-ruse  e përgatitur shumë mirë, kundër kombit shqiptar. Ne asnjëherë nuk kemi pritur drejtësi nga gjykatat serbe, dhe me vendimin e tyre për dënimet drakonike të pjesëtarëve të UÇK-së, ato treguan se janë vazhdimësi e gjykatave të Millosheviqit. Dënimi i luftëtarëve, vjen në kohën kur pritet të shqyrtohet raporti i Dick Marty-t, dhe si i tillë është pjesë e ofensivës së ashpër, që tenton të paraqes shqiptarët si kriminelë e serbët si të viktimizuar. Në këtë situatë, kërkohet pjekuri politike dhe unifikim i faktorit politik në Kosovën Lindore, dhe popullata shqiptare atje të jetë këmbëngulëse, të qëndrojë në trojet e veta, të cilat do të shohin dritën e lirisë.

 

Në vazhdën e akuzave kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëheqësve dhe themeluesve të saj, ditët e fundit bashkohen edhe disa gazeta evropiane, që në këtë kohë shumë delikate, ripërsërisin akuza të cilat u hodhën poshtë si të pasakta dhe u përmbyllën qysh para shumë vitesh.

 

Ne shprehim keqardhje për humbjen e jetëve në Tiranë dhe ngushëllojmë sinqerisht familjarët e tyre. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e situatës, kërkojmë që shteti shqiptar të jetë unik dhe që protestat popullore që kanë filluar atje, të jenë të qeta, të ruhet stabiliteti dhe të arrihet një marrëveshje mes forcave politike.

 

Përshëndesim qëndrimin dinjitoz të anëtarëve shqiptar në Këshillin e Evropës dhe jemi të kënaqur që të gjithë shkojnë në Strazburg me qëndrime të përbashkëta dhe të qarta. Shpresojmë që raporti i Dick Marty-t të hidhet poshtë si i pavlerë, pasi që i njëjti asnjëherë nuk do të mund të faktohet. Në pritje të lajmeve të mira nga Strazburgu ne besojmë se si komb, do të arrijmë të tejkalojmë edhe këtë sfidë që e kemi përpara.

 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do ta kryejë pjesën e vet të punës, duke vazhduar synimet për unifikimin e qëndrimit të shqiptarëve si komb

 

Prishtinë 24 janar 2011

Kryesia e OVL të UÇK-së

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora