E diele, 08.09.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dell “shukatë” PDK-në

E marte, 18.01.2011, 08:19 PM


16-01-2011 10:53 CET

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, i ka “heshtur” zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, me deklaratën e tij se në Qeveri të re të Kosovës duhet të hyjnë njerëz kredibilë dhe me duar të pastra. 
I vetmi Rrustem Mustafa-Remi ka pranuar të shtunën t’u përgjigjet thirrjeve të “Kohës Ditore”, ndonëse as ai nuk ka dashur të komentonte asgjë nga deklarata e ambasadorit. 
“Dua të rezervohem nga komentimet në këtë kohë, sepse më 25 të këtij muaji e kam një seancë gjyqësore”, ka thënë ai, përmes një bisede të shkurtër telefonike. Edhe më shkurt ka folur për të kaluarën e tij. “S’kam bërë kurrë asgjë të keqe”, është shprehur ai. 
Mustafa, si njëri nga nënkryetarët e PDK-së, më herët ka qenë i dënuar me katër vjet burgim, nën akuzën se ka kryer krime lufte. Bashkë me të, në kuadër të të ashtuquajturit “Grupi i Llapit”, ishte dënuar edhe Latif Gashi, me gjashtë vjet burgim. Të dy tash janë në listën e kandidatëve të PDK-së që kanë fituar numër të mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. 
Por nëse i nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, mandatohet për krijimin e Qeverisë dhe vendos ta dëgjojë këshillën e ambasadorit Dell, as njëri e as tjetri nuk do kenë mundësi që të kenë poste ministrore. 
Respektimi i këshillës së ambasadorit amerikan do ta linte jashtë ekzekutivit edhe njërin nga ministrat, me të cilët është mburrur PDK-ja gjatë fushatës së fundit zgjedhore - Fatmir Limajn. 
Ministri në largim i Postë-Telekomunikacionit e ka një problem tjetër. Është bastisur nga EULEX-i dhe tash është nën hetime. Të tillët Delli nuk ka dëshirë t’i shohë në Qeveri së paku derisa të kryhen hetimet ndaj tyre. /koha/
 

Buja: Të hetuarit të tërhiqen vetë

16-01-2011 09:17 CET

Anëtari i kryesisë së PDK-së Ramë Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën ambasadorit Dell, dhe shefit të ICO-së, Piter Faith, që vendi duhet të qeveriset nga njerëz më duar të pastra, shkruan “Zeri”.
“Realisht atë që kërkon Ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja të realizoi një qeveri të tillë, gjithsesi që do ta ketë të vështirë por jo të pa mundur”, ka thënë Buja.
Ai u a kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm se sa individi.
“Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik që duhet bërë. Andaj, besoj se kjo do të jetë diçka që do të mund të tejkalohet, jo pa telashe por do të tejkalohet”, ka thënë Buja.
Ambasadori Christopher Dell pati deklaruar se të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.

 

Hashim Thaçi: Së pari Kosova, së dyti ministrat

Jeton Llapashtica | 16-01-2011 10:20 CET

Kërkesat e ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, që qeveria e ardhshme të përbëhet nga ministra që i kanë “duart e pastra” dhe që nuk janë nën hetime nga organet e drejtësisë, duket se i ka prekur në “tel” drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Kryetari i saj, Hashim Thaçi para vetes tani ka një sfidë shumë të vështirë për ta tejkaluar duke pasur parasysh se njerëz shumë të rëndësishëm të partisë së tij gjenden nën hetime.
Por, zyrtarë të lartë të PDK-së thonë se ata do ta tejkalojnë edhe këtë situatë, sepse sipas tyre, së pari janë interesat shtetërore, e pastaj ato individuale. 
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, pajtohet plotësisht me deklaratën e ambasadorit Dell dhe shefit të ICO-së, Pieter Feith, që vendi duhet të qeveriset nga njerëz të ‘pastër’. 
Mision i vështirë, por jo i pamundur
“Realisht atë që kërkon ambasadori ka shumë të drejtë dhe duhet të jetë kështu. Por, pyetja se a do ta ketë të vështirë PDK-ja ta realizojë një qeveri të tillë, gjithsesi që do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur”, thotë Buja. 
Gjatë vitit të kaluar Ministria e Transporteve dhe ajo e Arsimit kanë qenë objekt i bastisjeve dhe hetimeve të prokurorisë ndërkombëtare të EULEX-it, ndërsa përveç ministrave të këtyre dikastereve, Fatmir Limaj dhe Enver Hoxhaj, në listën e PDK-së për deputetë janë futur edhe persona që kanë qenë nën hetime për raste të ndryshme, janë gjykuar ose kanë të hapur procese gjyqësore. 
Kandidatët e kësaj partie për deputetë, Rrustem Mustafa dhe Latif Gashi, të dënuar më herët për krime lufte, të cilët këto ditë do të marrin pjesë në seancën gjyqësore si pjesë e “Grupit të Llapit” dhe Azem Syla, i përfolur nga Nazim Bllaca si person që ka urdhëruar vrasje pas luftës në Kosovë, së bashku me Hoxhajn dhe Limajn cilësohen si persona “me peshë” në PDK, ndërsa radhiten si të parët për nga votat e fituara nga zgjedhjet e fundit. 
Por, pavarësisht nga votat e shumta që kanë marrë, Ramë Buja ua kujton atyre se ndërtimi i shtetit është më i rëndësishëm sesa individi. 
“Unë konsideroj se ata persona janë shumë të ndërgjegjshëm dhe e kuptojnë peshën e rëndësisë së tyre, por edhe peshën e veprimit politik që duhet bërë. Andaj, unë besoj se kjo do të jetë diçka që do të mund të tejkalohet, jo pa telashe, por do të tejkalohet”, thekson Buja. 
Krijimi i një qeverie me “duar të pastra” është njëra nga kërkesat dhe kushtet e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila tani për tani është përafruar më së shumti me PDK-në.
“Është shumë e rëndësishme që qeveria e ardhshme e Kosovës të jetë e përbërë prej njerëzve profesionistë, kompetentë dhe me histori të pastër që nuk kanë qenë të infiltruar në afera të ndryshme”, thotë nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, duke shtuar se kryeministri Thaçi duhet të tregojë se është i gatshëm t’i mbrojë deklaratat e tij se “dëshiron një qeveri kompetente”.
Deklaratat e diplomatëve ndërkombëtarë për qeveri me duar pastra i ka “disponuar” edhe zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 
“Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri që ka kredibilitet dhe funksion duke i pasur parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Megjithatë, analisti politik Behxhet Shala, thotë se të gjithë duhet ta kenë të qartë se “asnjë person nuk mund të cilësohet i dënuar derisa këtë nuk e vërteton gjykata”. Në këtë kontekst, Shala thekson se është gabim nëse predikohet fati i dikujt dhe “dukja” e qeverisë së re... (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të së përditshmes "Zëri")

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora