E marte, 10.12.2024, 05:33 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Deklaratë e Këshillit Kombëtar të Unionit Kombëtar Shqiptar në Diasporë

E premte, 04.02.2011, 07:16 PM


UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR

KESHILLI MBAREKOMBETAR

KRYESIA – DIASPORE

 

DEKLARATE

e Këshillit Kombëtar të Unionit Kombëtar Shqiptar në Diasporë

Opinionit mbarshqiptar,

Institucioneve atdhetare shqiptare ne Republiken e Shqiperise, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, te Çamerise dhe ne Diaspore,

Treviso, 30 janar 2011.

       Me daten 30 janar 2011, ne sallen e komunes Mareno, regjioni Treviso, Itali, me nismen e Kryesise se deges se FDBK-se, u mblodhen delegatet, perfaqesues te degeve te FDBK-se ne Itali, Zvicer, Danimarke, Suedi, si dhe perfaqesues te struktures ne Republiken e Shqiperise, me mandatin e grupit nismetar per formimin e deges ne Tirane, perfaqesues te deges ne Fier, perfaqesues te Komitetit per Mbrojtjen e Çeshtjes Kombetare me qender ne Fier, perfaqesues te grupit nismetar per krijimin e degeve ne Sarande, me objekt:

1.     Analiza e punes se deritanishme te degeve ne Diaspore dhe me tej, nen emertimin e struktures se FDBK-se,

2.     Distancimi nga kjo strukture dhe organet drejtuese te saj,

3.     Riorganizimi i struktures atdhetare ne Diaspore me emertimin UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR, me program dhe statut te ri,

4.     Zgjidhja e organeve drejtuese te veprimtarise se struktures atdhetare ne Diaspore,

5.     Informimi i opinionit atdhetar shqiptar dhe organizimeve homologe, per ecurine e organizimit dhe veprimtarise ne te ardhmen.

Nga analiza e situates njevjecare nen drejtimin e institucioneve te FDBK-se, u arrit ne keto perfundime:

- FDBK-ja (Fronti Demokratik per Bashkim Kombetar) gjate zhvillimit veprimtarise se tij, nuk ka arritur te permbush misionin si levizje mbarekombetare me objektivin, organizimin e tere potencialeve kombetare ne sherbim te rritjes se nivelit te levizjes kombetare drejt misionit perfundimtar, bashkimit te trojeve etnike ne nje shtet te vetem, mbeshtetur ne te drejten juridike nderkombetare dhe vullnetin per vetvendosje te Kombit Shqiptar.

- Zvarritja e zbatimit te detyrave per zgjerimin e struktures ne te gjithe Diasporen dhe ne trojet etnike, duke mos respektuar kerkesat juridike e ligjore te veprimtarise legale kudo. - Devijime nga drejtues te FDBK-se nga Platforma dhe Programi Kombetar, moskuptimi dhe moszbatimi i parimeve themelore te vullnetarizmit, barazise, respektimit te normave demokratike me fryme kolegjialiteti, duke nenshtruar ne menyre autoritariste vullnetin e anetaresise se gjere.

- Formalizem ne aktivitetin e organeve drejtuese te FDBK-se, te Kryesise dhe Keshillit Mbarkombetar te tij, duke penguar nismen dhe vetveprimin e degeve ne baze.

- Lejimi i shfaqjeve te karrierizmit, bajraktarizmit, mendjemadhesise, mosperfilljes se vendimeve institucionale, pervehtesim te kompetencave dhe mosrepsektim te vendimeve te forumeve nga drejtuesit kryesore, drejt personalizimit te vlerave dhe mungeses se llogaridhenies, duke shkelur hapur Statutin. Kjo situate i ka dhene karakter formal forumeve drejtuese ne kete organizim, duke humbur durimin dhe besimin tej mases tek anetaret e FDBK-se.

- Paaftesia per te kapur dhe trajtuar problemet e FDBK-se brenda forumeve te tij, ka çuar ne analiza formale dhe eshte bere shkak per akuza ndaj personaliteteve te jetes shteterore e politike shqiptare, duke reflektuar kundershtite dhe mungesen e unitetit ne drejtimin e FDBK-se.

- Tendenca e diktatit dhe imponimit ndaj kryesimit te degeve ne baze per te siguruar te ardhura financiare te paligjeshme, pa dhene asnje kontribut ne zhvillimin e proceseve te nje organizimi legjitim, te hapur dhe demokratik.

- Mungesa e bashkepunimit me organizatat e tjera atdhetare homologe dhe me institucionet shteterore ne Republiken e Shqiperise dhe ne Kosove, me forcat politike me programe te peraferta, me organizatat shoqerore, organizatat e luftrave çlirimtare, si drejtime kryesore te zbatimit te kerkesave te programit kombetar te FDBK-se, duke e çuar kete organizate drejt izolimit te plote.

- Qendrimet personale te drejtuesit kryesor te FDBK-se, kane sjell sajimin e akuzave te paqena e te pavertetuara ndaj figurave te UÇK-se, drejtuesve politike ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, si “agjente dhe antikombetar”, si ne rastin e perfshirjes ne skandalin e “dosjeve” fantazem.

Te gjitha keto shfaqje e qendrime, si doreheqja e pakthyeshme e Sekretarit te Pergjitheshem,  doreheqjet e disa drejtuesve te degeve perballe dikatatit dhe denigrimit nga kulti i Kryetarit, humbja e rolit te tyre drejtues, çuan ne bojkotimin e mbledhjes se Keshillit Mbarekombetar ne daten 25 dhjetor 2010, me pasoje kurajimin e degeve ne Diaspore per distancimin e plote dhe mosnjohjen e strukturave te  FDBK-se. 

Ne keto rrethana, u bejme thirrje tere antaresise ne Republiken e Shqiperise, ne Kosove e kudo, qe t’i pergjigjen fteses sone per reformimin e pergjitheshem te kesaj organizate me nje fryme dhe fytyre te re ne planin kombetar, te larguarit te rikthehen, te perkrahin vendimet e kesaj mbledhjeje me rendesi shume te madhe ne jeten dhe veprimtarine tone kombetare, per te shpetuar strukturen nga njerezit e deshtuar dhe perfitues, te cilet kane synuar karriere politike brenda struktures sone kombetare.

Ne perfundim te mbledhjes se mbajtur ne Treviso, te degeve ne Diaspore, ne menyre unanime dhe pa asnje kundershtim, u moren keto vendime:

1.     Deget ne Diaspore, deri me sot te thirrura nen emertimin FDBK, te mos e njohin me kete strukture, te distancohen prej saj.

2.     Te gjitha deget ekzistuese dhe ato qe do te krijohen ne te ardhmen, nga data 30 janar 2011 e ne vazhdim, te emertohen nen emertimin UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR = UNIKOMB

3.     U zgjodh Keshilli Kombetar i Unionit Kombetar Shqiptar per Diaspren me perberje prej 19 anetaresh.

4.     U zgjodh Kryesia e Keshillit Kombetar per Diasporen prej 7 anetaresh.

5.     U propozuan grupet e punes ne bashkepunim me strukturat ne Tirane, per reformimin e Programit, Strategjise dhe Statutit te Unionit Kombetar Shqiptar.

6.     U miratua grupi i Prapagandes prej 4 vetesh per deget e Unionit Kombetar Shqiptar ne Diaspore.

7.     U vendos te hapet faqja e re e Webside, ku grupi i propogandes te pasqyroje ne vazhdimesi ecurine e puneve per mbrojtjen e vlerave te identitetit tone kombetar dhe masat per pergatitjen e Kuvendit Mbarekombetar, i cili do te miratoje programin, strategjine, statutin dhe do te zgjedhe organet drejtuese te Unionit Kombetar Shqiptar.  

8.     T’i rekomandohet degeve ne trojet etnike shqiptare te perkrahin keto vendime dhe te gjithe sebashku, te punojme per pergatitjen e Kuvendit Mbarekombetar te Unionit Kombetar Shqiptar ne Tirane.

Unioni Kombetar Shqiptar informon tere organizatat homologe se, ne bashkepunim me institucionet shqiptare ne trojet etnike, me organizmat nderkombetare, mbeshtetur ne parimet universale te mbrojtjes se te drejtave njerezore, ne institucionin e Vetvendosjes, te luftoje me rruge e mjete Demokratike per zgjidhjen e padrejtesive historike ndaj kombit shqiptar, drejt bashkimit te trojeve shqiptare nen emrin SHQIPERI.

Mbi keto kerkesa programore:

Unioni Kombetar Shqiptar, u ben thirrje gjithe opinionit mbarekombetar, institucioneve legjislative e ekzekutive, forcave politike e organizatave shoqerore, te shfrytezojme tere potencialin kombetar ne mirekuptim per realizimin e aspirates shekullore drejt Bashkimit Kombetar.

KESHILLI KOMBETAR I UNIONIT KOMBETAR SHQIPTAR NE DIASPORE.

Treviso, me 30 janar 2011.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora