E hene, 22.07.2024, 03:30 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Artan Haraqia: Arrestohet grupi i grabitësve me maska

E hene, 14.02.2011, 08:51 PM


Arrestohet grupi i grabitësve me maska

 

Nga Artan Haraqia

 

Një grup i madh kriminal i përbërë nga tetë të dyshuar për tentim vrasje, vjedhje grabitqare e grabitje, vjedhje dhe vjedhje të rënda, janë arrestuar gjatë dy operacioneve që ka ndërmarrë të mërkurën dhe të dielën Njësiti i Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë, ka njoftuar dje Policia.

 

Sipas të dhënave të policisë, të prezantuara në këtë raport, të dyshuarit, kishin vepruar në grup që nga viti 2008 në gjithë rajonin e Gjakovës si në fshatrat: Smaq, Gërqin, Lipovec, Brekoc, Dobrosh, Nivokaz, Smolic, Dol, Korenicë, Shishman, Guskë, Damnjan, Botushë si dhe brenda qytetit të Gjakovës.

 

Nga të gjitha rastet se në vitin 2008 ata kanë kryer veprën e grabitjes dhe tentim vrasjes në një shtëpi ku viktimë kishin qenë dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës si dhe familjarët e tyre.

 

Po ashtu të dyshuarit e njëjtë kishin kryer edhe dy raste të grabitjes dhe tentim vrasjes në vitin 2009, një në fshatin Gerqin, ku ishin plagosur rëndë nënë dhe bir, ndërsa një rast tjetër në fshatin Brekoc, ku përpos grabitjes edhe kishin plagosur një viktimë.

 

Të dyshuarit, në të gjitha rastet kishin vepruar në grup, të maskuar me maska, veshje ushtarake dhe veshje të zeza, të pajisur me armë të gjata AK-47 dhe revole të llojit të ndryshëm. Ata zakonisht me rastin e grabitjeve kanë bërë pika kontrolli në vendet e caktuara dhe aty kanë ndaluar personat që udhëtonin në ato rrugë dhe i grabisnin.

 

Në disa raste grabitësit kanë ndaluar edhe nga dhjetë vetura për një herë. Zakonisht grabitësit kanë shfrytëzuar rrugët e fshatrave për të formuar pika kontrolli për t’i grabitur viktimat e rastit.

 

Të dyshuarit kanë grabitur të gjitha gjësendet që gjendeshin tek viktimat si ari, para të gatshme, telefona, dokumentacione personale të viktimave etj. Numri i viktimave në këto raste arrin në mbi 80 persona.

 

Gjykata e Qarkut në Pejë ndaj gjashtë të dyshuarve ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh, ndërsa dy të miturit të paraqitur nga ana e PPQ-së janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Me rastin po merret Njësiti i Hetimeve Rajonale se seli në Pejë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora