E diele, 21.07.2024, 04:13 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dritan Prifti filmon veten duke marrë 70 mijë euro

E shtune, 12.02.2011, 08:59 PM


Rekord Guinness në Shqipëri.

Dritan Prifti filmon veten duke marrë 70 mijë euro

 

Ish–ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti mund të hyjë së shpejti në librin e rekordeve Guinness. Jo për faktin se përgjoi ish –kryetarin e partisë së tij, por sepse ka filmuar veten duke marrë 70 mijë euro në një aferë të pastër korruptive. Korrupsioni i tij është dekonspiruar nga ekspertiza amerikane që ka marrë në dorë mjetet me të cilat DritanPrifti përgjoi një bisedë mes tij dhe Ilir Metës dhe e shiti tek shqiptarët si provën e kalorësit të betejës anti-korrupsion. Teksa ka ekzaminuar këto mjete,orën e dorës dhe laptopin e Priftit, eksperti amerikan ka zbuluar një tjetër video, ku Dritan Prifti shfaqet me figurë teksa merr plot 70 mijë euro nga vartësi i tij, ish ministri i Ekonomisë, Leonard Beqiri.

Ish–ministri Prifti, aleati më i ri i Opozitës së Bashkuar, e kishte fshirë nga kompjuteri videon ku filmonte veten duke marrë këtë shumë të madhe parash.

Por eksperti amerikan, në hetimet për të zbuluar autenticitetin e përgjimit të Priftit ndaj Metës, e ka rikuperuar atë dhe ka zbuluar këtë aferë korruptive, përmes pamjeve që janë realizuar më 11 mars të vitit 2010.

Pas zbulimit të ekspertizës amerikane, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar një procedim penal për Dritan Priftin nën akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe i ka kërkuar Kuvendit të Republikës heqjen e imunitetit të tij si deputet. Ky zbulim i papritur dhe i pamenduar, duket se e ka befasuar edhe vetë organin qendror të akuzës.

Në letrën drejtuar kuvendit prokuroria gabon vitin e regjistrimit të videos dhe shkruan se bëhet fjalë për një regjistrim të muajit mars të vitit 2011.

Megjithatë, në kërkesën drejtuar kuvendit për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit si deputet, për t’u hetuar për korrupsion, Prokuroria nënvizon disa herë faktin, se zbulimi i videos është bërë nga eksperti amerikan që ka ekzaminuar provat materiale.

Prokuroria sqaron në kërkesën e saj për heqjen e imunitetit, se DritanPrifti dhe zëvëndësi i tij, në bazë të asaj që evidentohet me zë e me figurë në videon e zbuluar nga eksperti amerikan,kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare të parregullta që vijnë nga ushtrimi i funksioneve të tyre publikë, dhe në një moment shihet se ndajnë mes tyre një shumë parash prej 70 mijë eurosh. Me këtë zbulim,të denjë për skenarin e serialit Hollivudian, CSI New York, Dritan Prifti do të hyjë në histori si zyrtari i parë që në emër të luftës anti-korrupsion, bën së pari shembull veten e tij, pavarësisht faktit se këtë e bëri pa dashje, teksa po tentonte t’I bënte gropën shokut të tij. Me akuzën për korrupsion pasiv, sipas nenit 259 të kodit penal, Dritan Prifti, rrezikon minimalisht 2 vjet burg dhe maksimumi 8 vjet.

 

TV Klan

 

__________

 

 Do hetohet Meta, por dhe Prifti: Filmoi veten duke marrë 70 000 euro

 

TIRANE- Me një shkresë të mbiquajtur “sekret” prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i ka kërkuar kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit jo vetëm të Ilir Metës por edhe të ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti. Burime nga Kuvendi kanë konfirmuar për NEWS24 mbërritjen e shkresës.

Prokuroria kërkon qartësimin e pozicionit të Dritan Priftit në lidhje me një filmim të dytë, që ishte fshirë, por që kishte mbetur në memorien e videos, sipas të cilës edhe Prifti, është i përfshirë në një aferë përfitimesh në zyrat e shtetit.

Kërkesa është është nisur pasditen e djeshme nga Prokuroria e Përgjithshme pas kthimit të përgjigjes së ekspertizës amerikane për kasetën origjinale të video-regjistrimit që vetë Prifti me vullnetin e tij ka depozituar në prokurori.

Pas verifikimit të videos, gati një orëshe, të bisedës mes Metës dhe Priftit, ekspertët kanë konstatuar se poshtë këtij filmimi ka qenë e regjistruar një tjetër bisedë, e cila ishte fshirë por kishte mbetur në memorie. Ekspertët teknikë kanë verifikuar se biseda e regjistruar mban datën 11. 03 2010 dhe në të janë regjistruar dy persona mes të cilëve shfaqet Dritan Prifti dhe nje person tjeter emri i te cilit nuk behet i ditur per shkak te hetimeve.
Gazeta Shqiptare citon shkresën zyrtare që prokuroria i ka dërguar Kuvendit ku ndër të tjera thuhet se “Në këtë video flitet për përfitime të parregullta ndërkohë që është filmuar ndarja e një shume parash prej 70 mijë eurosh.“
(s.g/BalkanWeb)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora