Shtesë » Lajme
Topalli sulmon Ina Ramën Topin e SHIK-un: Mbyllën sytë kur sulmohej shteti
E premte, 11.02.2011, 07:09 PM
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dëshmoi pasditen e sotme në komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca. Duke i cilësuar ngjarjet e 21 si tentativë për tu marrë pushteti me dhunë, Kryeparlamentarja etiketoi kreun e PS Edi Rama si skenaristin e ngjarjeve në bulevard. Topalli u shpreh se në 21 Janar u sulmua kryeministria me tritol, ndërsa kishte edhe njerëz të armatosur.
“Në 21 Janar u sulmua rendi kushtetues. U sulmuan themelet e ketij shteti. Kjo ishte një përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë. Ata që gjuanin me molotov kishin vetëm një qëllim të merrnin kryeministrinë. 21 Janari ishte një ditë e keqe e tmerrshme, ditë turpi turpi, një ditë dhune e komanduar e planifikuar e financuar nga Edi Rama. Hetim të plotë të gjithanshëm, përgjegjësi kryesor është Edvin Kristaq Rama.Kam parë njerëz me armë dhe ky është fakt, kam parë njerëz që hynë brenda kryeministrisë, dhe ky është fakt, kam parë njerëz të paguar dhe ky është fakt, kam parë rrugecër që dogjën flamurin kombëtar, kam parë një polic që i gjakosur mori flamurin e futi në gjoks. Duke mbrojtur flamurin mbrojti nderin, mbrojti ligjin. Pashe kryeministrin e vendit tim që bëri detyrën kur para zyrës së tij lëshohej zjarr e bomba Molotov”,- tha Topalli.
Në një linjë me kryeministrin Berisha, Kryeparlamentarja përsëriti akuzat ndaj kreut të shtetit Bamir Topi, Prokurores së Përgjithshme Ina Rama dhe SHIK-un, të cilët sipas Topallit mbyllen syte e veshët kur shteti po sulmohej barbarisht.
Duke shtruar disa pyetje lidhur me qëndrimin e këtyre personaliteteve në ditën e demosntratës së opozitës, Topalli tha: “Nuk u ndje njeri, as shkëlqesia e tij Bamir Topi, i cili në komunikatën e tij të parë e të fundit në datën 21, me 15 rreshta, nuk gjendet kurrkund fjala dhunë. Nuk kishte parë kreu i shtetit pesë orë rresht molotov, gurë, flakë? Nuk kishte dëgjuar se shteti për 5 orë rresht po sulmohej në themelin e tij? Kush ja mbylli sytë e kush ja mbylli veshët kryetarit të shtetit e prokurores së përgjithshme që nuk shihnin e nuk dëgjonin? .
Topalli deklaroi gjatë seancës së komisionit hetimor se Edi Rama e organizoi 21 Janarin pasi është i obsesionuar për karrigen e kryeministrit dhe nuk ndalet para asgjëje. “Në 21 Janar Rama do mbante fjalim historik nga zyra e kryeministrit për ngjarjet e bulevardit. Kishte një ëndërr për tu bërë kryeministër me cdo kusht, nuk mundi me vota, donte të bëhej edhe pa vota. Rama është i obsesionuar për karrigen e kryeministrit”,- tha më tej Topalli.
Sipas saj “Rama i thirri për dhunë i caktoi datën dhe orën për dhunëe. Për të marrë karrigen e kryeministrit Rama bëri cdo gjë.