E diele, 28.04.2024, 05:35 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Forumi i të Rinjve Myslimanë: Kur politika të kërset shuplak!

E enjte, 17.02.2011, 08:35 PM


Organizata Joqeveritare

 

Forumi i të Rinjve Myslimanë

Prishtinë

 

Deklaratë për shtyp

 

Kur politika të kërset shuplak!

 

Euforia e partiashëve

 

Plani i vetëvendosjes revolucion i gabuar

 

Glauk Konjufca : Imam Shefqet Krasniqi është i shitur

 

Në shikim të parë kjo deklaratë duhet të hetohet pasi që është thënë nga një aktivist i denje i lëvizjes vetëvendosje, lëvizje kjo e cila në opinion paraqitet si nacionaliste, qe synim kryesor ka  bashkimin e trojeve shqiptare dhe çdo rrezik që vjen për planin e bashkimit të trojeve shqiptare duhet të merret në konsideratë. Mirëpo kur e hapim një dritare, e mos të themi një dere, të lëvizjes “vetëvendosje” shohim qëllimet e tyre, deri tash ata vetëm kanë lëshuar deklarata kundër atyre që pengojnë këtë lëvizje për ta marre pushtetin, ata shajnë, flasin kundër pozitës dhe kundër ndërkombëtarëve që  i pengojnë nga marrja e pushtetit,por asnjëherë nuk dëgjuam deklarata të tyre apo nuk pamë veprime të tyre kundër  atyre që duhet vepruar .

 

Deklarata e Glauk Konjufces, se imami i xhamisë së madhe Dr. Shefqet Krasniqi është imam i shitur, tregon se lëvizja “vetëvendosje” është ashtu sikur se deklarojë imam Krasniqi , lëvizje që  është e ndërtuar me vota euforike të anëtarëve të tyre .

 

Çka tregon kjo deklaratë e aktivistit të “vetëvendosjes”:

 

Për ta sqaruar deklaratën duhet ti kthehemi personalitetit të Dr. Shefqet Krasniqit, imam Krasniqi ishte pjesëmarrës në betejën e Koshares dhe ne nuk e dimë ende se pjesëmarrësit e betejës së Koshares qenkan njerëz të  shitur por duhet të dal një njeri i “mençur” dhe të na tregoj ketë.

 

Me gjithat Konjufca nuk e tregoi se për çfarë  shitje e kishte fjalën, por nëse ka menduar se e kishte fjalën për mbështetjen që Dr.Shefqet Krasniqi i kishte dhënë Behgjet Pacollit atëherë kryetari i  akr-së paska bërë pazar me imam Krasniqin duke ja garantuar të drejtat e myslimanëve,mirëpo vetë fakti se Konjufca e quan “imam të shitur” del se këtu kemi një të shitur dhe një  tradhtar dhe shitja është  pazari i imam Shefqet Krasniqit me Pacollin që ka bazë në kodin e moralit sepse Pacolli premtoj që nëse do merë post do ti respektoj  të drejtat e myslimanëve, ndërsa tradhtari  del se është Konjufca i cili e konsideron  mbështetjen e Dr.Shefqet Krasniqit për akr-në si shitje dhe në mënyrë indirekte qorton akr-në se ka premtuar respektimin e të drejtave të myslimanëve.

 

Andaj Dr.Shefqet Krasniqi nuk mbështet tradhtaret dhe ne si organizata forumi i te rinjve myslimane i bashkangjitemi karvanit të tij.

 

Dhe heshtni deri sa të jeni të vetëdijshëm se çfarë flitni .

 

Forumi i të Rinjve Muslimanë i Kosoves

 

Kryesia:

Behar Beqiri

Noli Zhita

 

09/02 /2011

 

________

 

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë është organizatë joqeveritare e regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publike të Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhe kulturës se traditës Islame në Republikën e Kosovës.Është e regjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me date: 08.06.2008 me numër regjistri: 5111875-8



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora