E enjte, 10.10.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Fshati Nesalc, zgjohet i rrethuar nga forcat e shumëta të Xhandermërisë serbe

E marte, 01.03.2011, 08:44 PM


Forcat e Xhandarmerisë Serbe, në orët e para të mëngjesit të sotshëm kanë bastisur dy shtëpi në Fshatin Nesalc të komunës së Bujanocit, me ç’rastë kanë arrestuar dy qytetarë të këtij fshati, Abedin Isenin (53 Vjeç) dhe të birin Ardin Isenin (27 vjeç), për shkaqe ende të panjohura.

Sipas familjarëve dhe të afërmeve të pranishëm, ishin forca të shumta të xhandarmërisë serbe, të cilët janë futur në shtëpi pa paralajmëruar fare, duke frikësuar fëmijë dhe gra që ishin akoma në gjumë.

Sipas gruas së të arrestuarit të Abedin Isenit, Mirsije Iseni, e cila nuk ishte në shtëpi gjatë bastisjes së forcave policore, është e tronditur dhe habitur dhe nuk e di se cila është arsyeja e arrestimit të të shoqit Abedinit dhe djalit të saj, Ardinit.

“Unë kam qenë tek prindërit e mi dhe nuk kam qenë në dieni të kësaj, dhe pastaj erdhi kunati dhe më mori dhe kur erdha në shtëpi s’kisha çka të shihja, prej trishtimit deri e hyrjes ishte e thyer, kishin trishtuar fëmija e kunatit. Nuk e di çka të them, njerëz nuk ka vra i shoqi as djalin, ka punuar për idaren e vetë, krejt katuni u kon i rrethekum për shkak tonin dhe nuk e di pse apo vetëm pse jemi shqiptar me bo këto. Ma kanë marr burrin, kurse djalin e madh se kanë lanë me dal prej sobës hiq, djalin e vogël e kanë marrë rrugës, u kon tu punu me kamion”.

Kushtrim Iseni i cili ishte duke fjetur ai tha se “e kanë thye derën dhe janë futur në dhomë rreth orës 6 të mëngjesit, më kanë shtri për toke dhe na se dimë për çka i kanë marr, në shtëpi kam qenë vetëm me babin, të cilin e morën dhe na thanë se po i dërgojmë për Beograd, unë se di se për çka është fjala”.

Ndërkaq Suad Iseni i cili ishte i thirrun nga Xhandarmeria si dëshmitar gjatë bastisjes, ai thotë se jemi të revoltuar rreth kësaj ngjarje.

“Këto nuk janë raste të radha por po ndodhin shpesh nëpër familjet shqiptare, pa marr parasysh raste që nuk dihen se për çka kanë hy, çka kanë lyp. Njerëzit punojnë me ato mundësit e veta pa punësim pa kurxhë, kur e pyetem se për çka keni hy na thanë që shkaqet i merrni më vonë. Ishmi si dëshmitar pa të drejtë me fol kurxhë veç me qenë prezent gjatë kontrollimit”.

Ndërsa në sytë e dy fëmijëve të Sait Isenit, ku tek shtëpia e tij kanë hyrë me forcë gabimisht, shihej një lloj frike dhe paniku.

Vajza e Saitit Blerina 12 vjeçare rrëfen për televizionet lokale se si janë futur në shtëpi forcat serbe.

“Kemi qenë duke fjetur dhe kanë hyrë brenda, babin tim e kanë rrëzuar për toke dhe e kanë goditur në krah, kurse të tjerët kanë shkuar të agji, unë jam shumë e frikësuar këtu”.

Nga tronditja dhe paniku i babait të Blerinës, Saitit ai thotë “se nuk di si ta përshkruaj këtë rastë, si cili thotë që nuk na lanë as dy fjalë me i bo shumë keq u sillen as pa paralajmëruar bile”.

Sulejman Iseni antarë i Këshillit komunal të komunës së Bujanocit, kundërshton këtë ndërhyrje dhe proteston rreth këtij rasti, i cili thotë se arsyeja për këtë bastisje dhe këtë arrestim të akusherive të mijë është e pa qartë, ku sipas tij nuk kanë lënë që të afrohemi dhe të shohim se çka po ndodhë, ku forca policore ishin të pranishëm shumë dhe i tërë fshati ka qenë i rrethuar.

27/02/2011 17:07:00

http://www.kosovalindore.com/index.php/lajme/3136.html

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora