E shtune, 15.06.2024, 05:51 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kombi nuk mund të shitet dhe të blihet me para

E merkure, 23.02.2011, 06:49 PM


Sot në, ora 11-00, në Muzeun Historik Kombëtar, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” nën siglën “Kombi nuk mund të shitet dhe të blihet me para”, organizoi tryezën e rrumbullakët me mbështetjen e 73 shoqatave të tjera kombëtare e lokale, si dhe nga organizata, grupe e personalitete të shquar e të përgjegjshëm për çështjen kombëtare (Pëllumb Xhufi. Koço Danaj, Sabri Godo, Kreshnik Spahiu, etj),  për të shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin tonë të vendosur ndaj Ligjit të Qeverisë Shqiptare, për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike, fetare. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë dhe prerë, të drejtat e shtetasve për kombësinë dhe bindjet  fetare, si çështje themelore, personale dhe të pa cënueshme nga askush, madje thekson, se as vetë minoritetet nuk mund të detyrohen të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare, etnike, gjuhësore apo fetare. Këto sigurohen edhe nga konventat ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, që i ka nënshkruar edhe vetë shteti shqiptar, me përgjegjësinë për t‘i zbatuar ato detyrimisht. Por, Qeveria aktuale, me ligjin e ri, te vitit 2009,  i ka shpërfillur e shkelur ato me arrogancë, kundër interesave të shqiptarëve, me pasoja të rrezikshme për unitetin etnik, territorial e fetar të tyre. Tryezën e drejtoi Kryetari i shoqatës “Labëria”, z. Ago Nezha i cil bëri n jë pasqyrë zhvillimeve të fundit për këtë çështje me rëndësi kombëtare. Eshtë hera e dytë që shoqata “Labëria”,  reagon e para ndaj vendimeve të qeverisë, ku rasti i parë ka qenë Marëveshja për Ndarjen e Hapësirës Detare  me Greqinë, që u hodh poshtë nga Shoqata AK ”Laberia” dhe 50 shoqata simotra, si dhe nga Gjykata jonë Kushtetuese dhe nga mbarë opinioni publik shqiptar, brenda e jashtë  vendit,  si një pazar i ulët politik. Në fund të tryezës u miratua një deklaratë.

 

 

D E K L A R A T Ë

  

Për dijeni: Z. Bamir Topi (President i Republikës së Shqipërisë)

 

                  Z. Sali Berisha (Kryeministër i R. SH)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora