Shtesë » Lajme
Sokol Demaku: Pritje në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stockholm
E diele, 20.02.2011, 01:12 PM
Pritje në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Stockholm
Nga Sokol Demaku
Pikërisht tani u bënë tre vjet nga shpallja shtet sovran e Republiken e Kosovës, një e arritur e madhe per popullin e Kosvës dhe një e pritur me shkekuj nga ky popull.
Festat tona kombëtare janë madhështore në tokën tonë stërgjyshore por ato janë të veçanta në mërgim dhe kanë peshë edhe më të madhe në jetën e shqiptarit mergimtar. Në vigjilje të 17 shkurtit të këtij viti, në lokalin e Ambasades së Republikës së Kosovë në kryeqendres e Mbretërise Suedeze në Stockholm në mënyrë madheshtore u festua tre vjetori i shpaljes së pavarësisë. Në kuadër të këtyre manifestimeve edhe përfaqësia diplomatike të Republikës së Kosovës ka organizua pritje për përfaqësuesit diplomatik të vendeve të ndryshme të akredituara këtu në Mbretërinë e bahskuar suedeze. Pastaj në mbremjem e 18 shkurtit organizuan pritje për bashkëkombasit tanë nga të gjitha rrethet e Mbrerisë, e kjo ishte kulmimi i manifestimit me rastin e tre vjetorit të pavarësisë. Këtë mbremje festive në lokalet e ambasadës, ambasadori fuqi plot i Republikës së Kosovës Lulëzim peci kishte organizua një pritje per bashkëkombasit nga regjione te ndrsyhme të Suedisë, të cilët këtë mbremje madhështore përgezuan ambasadorin Peci me rastine tre vjetorit të pavarësisë dhe uruan të gjithë shqiptarët për ktë të arritur të madhe dhe ketë festë madheshtore.
Në pritjen e organizuar në Stockholm nga ambasadori Peci, merrnin pjesë rreth njëqind personalitete të ndrsyhme, ndër të cilët përfaqësuesit e shoqatave kulturore shqiptare ne Suedi, njerëz të kulturës, arsimit dhe mediave të cilët në një mënyrë apo tjetër edhe ata janë përfaqësues tanë në këtë shtet nordik i cili ka dhenë dhe jepë ndihmë të konsiderushme në konsolidimine demokracisë në Kosovë.