Shtesë » Lajme
Isuf B. Bajrami: Avionë serbë bombarduan Tripolin dhe Mercenarë rusë po luftojnë për të mbrojtur Gadafin
E merkure, 23.02.2011, 06:21 PM
Avionë serbë bombarduan Tripolin dhe Mercenarë rusë po luftojnë për të mbrojtur Gadafin
Nga Isuf B.Bajrami
UPDATE- Mediat e huaja kanë bërë të ditur se mercenarë nga Rusia e ish- vendet sovjetike kanë mbërritur në Libi e po luftojnë protestuesit libianë. Mediat thonë se janë mercenarë që kanë marrë secili nga 18 mijë sterlina për të luftuar protestuesit gjithmonë në rritje. Ndërkohë rrugët e Tripolit janë të mbushur me viktima. Vetë Gadafi ka dalë në TV pasi ishte menduar se ishte larguar, duke thënë: “Mos u besoni qenve, nuk jam në Venezuelë”. Flitet për rreth 450 të vdekur. Banorët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë sepse do qëllohen.
Një ekspert i njohur afrikan, Francis Ghiles ka thënë se ekziston mundësia që bombardimet në Tripoli të jenë kryer nga avionë ushtarakë serbë. Ai i tha BBC se Gadafi e ka bërë një gjë të tillë edhe më parë me avionë serbë, mund ta ketë bërë edhe tani. Ghiles tha se Gadafi nuk u beson forcave të tij ushtarake. “Ka shumë serbë në Tripoli dhe ata janë shumë besnikë ndaj Gadafit,” ka thënë Ghiles. Por ministria e Mbrojtjes e Serbisë e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë duke e quajtur budallallëk.
Shkurt, 23, 2011