Kulturë
Çlirim Uça: Mos i vrisni cicërimat
E merkure, 16.02.2011, 08:10 PM
Çlirim Uça
MOS I VRISNI CICËRIMAT!
Mbi degë hypë, n’ma t`naltën pemë,
zogjtë e fshatit ç’po bajnë shend:
janë dasmorë e kanë hare,
n`fshat po u vjen një nuse e re.
Hedhin valle degë në degë,
këndojnë, qeshin e kërcejnë,
me gu-gu e me ci-ci-ci,
urojnë fat çiftit të ri.
Ja, mbas pak e mbrrijnë makinat,
me aq zhurmë, sa ndjen trishtim,
ta, ta, ta, e ty, ty, ty,
kangën zogjëve tue u mbytë.
Pa dalë mirë nusja nga qerrja
kërcet pushka e revolverja
ba, ba, bam, e tak, tuk, tik,
thue se nusja desht me u ikë.
Ikun zogjtë tue u tmerrue,
sa ma larg tue fluturue,
lypin strehë n`ferra kaçuba
deri sa pak t’u ikën tuta.
Zemërvramë ata keq mbeten,
se nuk panë jo nuse shkreten,
prap ia nisen: ci, ci, ci,
u kthye kanga n’ elegji.
U kthye shendi në trishtim,
ikën zogjtë, moren lendinat.
kangën n’mes ju mos ua prisni,
mos ua vrisni cicërimat.