Faleminderit
Rrustem Geci: Sabrit Muharremi - njeriu që i sfidoi vdekjes
E diele, 23.01.2011, 07:57 PM
NJERIU QË I SFIDOI VDEKJES
Përpara se historinë ta shkruajmë me germa, atë u desh ta shkruajmë me gjak dhe beteja!..
Nga Rrustem Geci -
SABRIT Muharremi nga Tresteniku i Vitisë, me 17 maj të vitit 1999, në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, mori një vendim të çuditshëm, të shkojë në Shkup për të marr pensionin e punës, e njëherit edhe t´ua sjell fshatarëve ( 73 mijë marka ) para të djemve të tyre në mërgim. Ngase buka dhe pushka në ato ditë lufte ishin të domosdoshme. Guximi i Sabritit është për t´u çmuar. Sepse, heroizmi familjar në Trestenik ( në ato ditë lufte ) ishte për t´u shkruar.
Sabrit Muharremi u lind më 1936 në Trestenik të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndësa të mesmen nuk arriti ta kryej kurrë. Familja e Sabritit ishte një familje e kamur ekonomikisht. Sabriti që i ri e kuptoi rëndësinë e arsimit. Ai që i ri iu përvesh punës, dhe ia doli që të gjithë djemtë e tij të kryejnë arsimin e lartë. Sabritit një jetë i iku jeta rojtar në Ndërmarrjen „Mavrovo“ të Shkupit. Aty Sabriti fitoi edhe pensionin e punës.Në maj të vitit 1999, në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, Sabriti tregon se si e përjetuan shqiptarët e Trestenikut ekstazen kriminale të gjenocidit serb bërë ndonjëherë në Kosovë. Shtëpia jonë nis rrëfimin xha Sabriti, ato ditë maji kishte rreth 130 anëtarë të familjes. Vetëm unë kisha mbi 40 refugjatë, miq dhe katundarë të fshatrave të tjera. I tërë fshati ishte i stërmbushur.Tresteniku ishte i rrethuar nga forcat serbe. Armiku ishte i armatosur deri në dhëmb. Arrestimet dhe vrasjet e qytetarëve tanë të pafajshëm, ishin qëllim i ushtrisë dhe paramilitarve serb. Egzekutimi i më patriotëve dhe djegia e shtëpive të tyre, na tronditi të gjithëve. Ne në fshat tregon Sabriti, nuk rrinim duarkryq. Gjysma e fshatit ishte në mal, dhe gjysma nëpër shtëpi duke bërë roje që gratë, fëmijët dhe pleqtë të jenë të mbrojtur.Qytetarët tanë vazhdon Sabriti, me vështërsi informoheshim në atë kohë. Në ato ditë lufte dy gjëra ishin të nevojshme dhe të domosdoshme, pushka dhe buka. Të ndodhur në rrethim, rezervat e ushqimit për çdo paksoheshin. Atëherë unë vendosa të shkojë në Shkup, atje na prisnin djemtë tanë të ardhur nga mërgimi, për të sjell paratë për bukën dhe pushkën. Si t´i lenim fëmijët dhe pleqtë pa bukë, ( i bëja pyetje vetes ) tregon xha Sabriti,e të mos bënim asnjë përpjekje për të siguruar ushqimin. Me urdhër të vetes dhe çështjes, unë vendosa të shkoj në Shkup për të marr pensionin tim të punës, ngase unë isha pensionist i Maqedonisë.Vendimi im nuk ishte i lehtë. Rruga për në Shkup aso kohe ishte njëjtë si t´i bija ferrit mes për mes.Nga Tresteniku deri në Ferizaj m´u desh ti kaloja 6 postblloqe policie dhe të ushtrisë serbe. Provokimet dhe kërcënimet e tyre ishin të rënda dhe të fundbotshme. Në ato çaste unë e kisha një qëllim;a do të arri që t´ua sjelli bashkëfshatarëve të mi të hollat e djemve të tyre, sepse në atë muaj të atij fundshekulli, edhe rrugëve të malit ishte me rrezik. Gjatë udhëtimit tim për në Shkup, policët që më kontrollonin habiteshin për motivin e shkuarjes sime Shkup. Në të gjitha ndalesat unë ju thoja se po vete në Shkup për të marr pensionin e dy muajve të fundit. Sa e ke pensionin më pyeti një oficer serb, i tregova ,qenka i vogël, ndoshta edhe mund të shpëtosh. Treni Frizaj - Shkup qarkullonte shumë ngadale, ai i tëri ishte milic, ushtar serbë dhe refugjatë shqiptar. Kosova ato ditë lufte e tëra ishte shkretuar. Nuk kishte kthesë ku nuk kishte tanke dhe autoblinda. Gjenocidi „patkoi“ i Millosheviqit, po ia merrte frymën Kosovës. Kjo dukej e fundbotshme vetëm në pamjen e një dite. Mbase çdo ditë ishte më vrasëse se tjetra, më e urrejtshme dhe e përtejshme. Nga Ferizaji deri në Shkup unë bëra 6 orë. ndalesa ,pyetje dhe kërcënime nga më të frigshmet. Në vitin 1999,unë isha moshë e madhe ( 63 vleçar )d he s´ndjeja frigë për asgjë, por hallin e kisha tek misioni im, a do të arrij t´ua sjelli paratë bashkëfshatarëve të mi për bukën çdo ditë ishte më e pakëtmë të pakët. Jo shumë poshtë tokës, shprehet Sabriti, janë dëshmitë dhe mosha e këtij populli. Liria është vlera e njeriut të lirë, pa të cilën vlerë s´mund të quhet i lirë. Prandaj, kthimi im në atë fund maji në Trestenik me 73 mijë marka e franka, ishte një ngjarje që u prit shumë mirë nga bashkëfashatarët. Pëveq parave të bukës unë ua solla edhe lajmin se në këtë luftë planetare, Kosova nuk është vetëm, dhe kapitullimi i Serbisë pritej shumë shpejt. Dhe vërtetë ashtu ndodhi, në Marrëveshjen e Kumanovës, Serbia nënshkroi kapitullimin. Sabriti tani është 74 vjeçar. Por kujtimet nga ai vit i fundit i shekullit XX-të nuk i ikën nga kujtesa.