E hene, 29.04.2024, 04:16 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ukshin Zajmi: Mbretëresha Teutë në legjenda

E premte, 14.01.2011, 09:00 PM


Mbretëresha Teutë në legjenda

 

Xhorxh Fred Uilliams, ka shkruar: “Sa zbulime dhe njohuri të shumta shkencore,  arkeologjike dhe historiografike i presin arkeologët, antropologët dhe historiografët e ndryshëm vëndor dhe ndërkombëtar po qëse Toka e lashtë shqiptare do t’i hapte "portat" e njohura të thesarit  të madh kulturor dhe arkeologjik të kulturës dhe historisë së lashtë pellazgo-iliro-shqiptare." Mirëpo, për hulumtimin e këtyre vendndodhjeve, sikur nuk ka mjete, vullnet, por ,edhe shtrirje gjeografike, andaj Migel Astutias, thot: ”Ku ka mjegull, ka edhe legjenda!”.

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Legjendat ose gojëdhënat janë tregime nga goja e popullit, të cilat u kushtohen personave apo dukurive që ndodhin apo kanë ndodhur dhe që këta përsona apo dukuri kanë lënë gjurmë në jetën e shoqërisë njerëzore.  Legjendat, ndonëse flasin për ndonjë përson, ato nuk janë aq reale, andaj duke munguar realiteti, pra ngjarja e vërtetë, për at përson apo dukuri populli ka krijaur legjendën apo gojëdhënen. Pikërisht nga kjo është frymëzuar edhe Migel Astutias, i cili thot: ”Ku ka mjegull, ka edhe legjenda!”. Për t’u larguar kjo mjegull e për t’u skjaruar e vërteta, në mënyrë që legjendat ose të vërtetohen ose të mbesin legjenda, Xhorxh Fred Uilliams, ka shkruar: “Sa zbulime dhe njohuri të shumta shkencore,  arkeologjike dhe historiografike i presin arkeologët, antropologët dhe historiografët e ndryshëm vëndor dhe ndërkombëtar poqëse Toka e lashtë shqiptare do t’i hapte "portat" e njohura të thesarit  të madh kulturor dhe arkeologjik të kulturës dhe historisë së lashtë pellazgo-iliro-shqiptare."

            Polybi, në Historiae, II.6 shkruan:” Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilrëve ishte edhe ai përmes letrave. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë sidomos kur donte t'i dërgonte urdhëra ushtrisë që ndodhej larg”. Në këtë kontekst, duke munguar të dhënat konkrete për shumë ngjarje dhe bëma të mbretëreshës ilire Teuta, ende në popull, andej kah ajo jetoi e edhe sundoi, edhe sot e asaj dite, duke u bartur brez pas brezi, dëgjohen legjenda për te. Legjendat për mbretërshen Teutë më së shumti ka në rajonin e Malit të Zi, përkatësisht në vendbanimet e gjirit Boka e Kotorrit, ku është edhe Rizoni, një nga vendbanimet e mbretit Agron dhe të Teutës, e ku thuhet se është parë për herë të fundit.

Legjendat e para flasin për origjinën e mbretëreshën Teutë.

            Populli thot se Teuta ishte bija e një mjekeje nga Metkoviqi (qytet i tashëm në luginën e Neretvës) dhe se mbreti Agron e takoi, kur në këtë vend ishte një panair ilir, dhe këtu mbreti u sëmur dhe e vizitoj mjekja, nëna e Teutës. Aty mbreti e pa Teutën, u dashurua në te dhe me te u martua më vonë.

Sipas legjendës tjetër thuhet se Teuta ishte e bija e mbretit Agron. Bile, flitet se nuk dihet saktësisht se, emri i saj ishte Teuta apo ky emër  ishte titull mbretëror tek Ilirët.

Legjenda për martesën e mbretit Agron me Teutën.

Sipas legjendës thuhet se, mbretërit tek ilirët, por edhe tek civilizimet tjera si: sumeret, akadet, egjiptasit e vjetër e të tjerët janë konsideruar të shenjt dhe u është lejuar të bëjnë çdo gjë, andaj edhe të martohen me bijat e tyre. Por, sipas legjendës hyjnit ilire e lutën mbretin Agron që të mos martohet me Teutën, duke i thënë:  ”Është e bukur, por edhe ndjellakeqe dhe do t’i sjell fatkeqësi mbretërisë. Ka gjak të nxehtë”.

Mbreti Agron, veproi kundër kërkesave të hyjnive: u martua me Teutën, e deshi, e merrte me vete, i dhuronte peshqeshe dhe me te mori pjesë në shumë luftëra.  Ai krijoj shtet të fortë dhe ngriti një qytet të quajtur Agronium, në të cilin do të qëndronte Teuta. Qytetin e rrethoj me bedeme të forta. Në te ngriti sheshe dhe arena lulesh, dhe e ndërtoi një anije me të cilën do të vinte  përsonalisht  për ta përuruar qytetin. Ndërkohë mbreti dëgjon se Teuta është duke e bërë një jetë të çthurur, andaj vendosi të shkoi e të vërtetoi këtë. Kur ai u kthye, mbretëresha e priti me tërë bukurinë e saj me një karrocë të stolisur, duke e qerasur me një kupë me verë. Mbreti Agron ishte i lodhur dhe e piu kupën, por  mëqe vera ishte e helmuar nga një i besuar i mbretit e Teutës, ai u helmua dhe pas disa hapash vdiq. Për t’u hakmarrë për këtë tradhti dhe vrasje të mbretit perendia Posejdon, urdhëroi që nga qyteti të largohen robërit dhe fukarenjt. Pas largimit të tyre filloi hakmarrja e zotit. Toka u hap dhe në te u zhduk qyteti i posandërtuar Agronium. Teuta nuk qe denuar, sepse, edhepse ajo ia dha verën, ajo nuk e kishte ditur se është e helmuar.

Në rrethinën e Kotorit ruhet një legjendë për Horacin, Zanën dhe Teutën. Zana e kishte dashur Horacijen, por Horacin e kishte dashur edhe Teuta.

Një ditë, duke dashur të largohet nga stuhija e madhe që e kishte kapluar detin Adriatik, Horaci me flotën e tij ishte mëshefur në lumin e zi të thellë dhe u stacionua në Risinium. Në këtë qytet ishte edhe mbretëresha Teutë. Horaci, edhepse kishte vendosur që të largohet posa të pushoi stuhia, ai qëndroi më shumë, sepse tek ai u paraqit edhe një stuhi tjetër, ajo e dashurisë  në bukurinë e mbretëreshës.

 Mbretëresha, thuhet në legjendë, duke trashëguar një thesar të madh nga mbreti Agron, bënte një jetë çfare nuk i përket një mbretëreshe. Nuk zgjidhte mjete për të përvetësuar ndonjë bukurosh që i pelqente. Me ardhjen e Horacit në Risinium ajo u dashurua në te. Për fat të keq të Horacit, në te u dashurua edhe zana me emrin Rizina, e cila jetonte në një pallat prej fildishi në një mal qindravjeçar në rrethinën e Krivoshijes. Kur mori vesh Teuta se edhe zana e dashuron Horacin, ajo u mudua disa herë ta largon ate nga skena e dashurisë, për të cilën gjë, ajo informohej nga perendia Nedarus. Një ditë Zana e hidhëruar shetiti mbi muret e Risiniumit dhe e qortoi rënd Teutën:

“Mbretëresh, si nuk të vie turp, e ke djalin, Parisin, më të vjetër se dashnorin. Largohu nga Horaci. Nëse këtë nuk e bënë, do të lus perenditë që qytetin të ta mbulojnë me ujë!” Mbretëresha Teutë, mëqe ishte luftëtare e rrept dhe nuk dorëzohej, nuk e përfilli qortimin e Zanës, duke menduar se ate lehtë do ta eleminon. Mirëpo, një natë, në qiellin e kthjelltë, shkreptinë vetëtimat e gjëmuan murmurimat dhe qytetarët e Risiniumit u tronditën. Kapedanet e anijeve notuan jashtë qytetit dhe qyteti u fundos. Të nesërmen banorët e vendbanimeve për-rreth Risiniumit nuk e panë qytetin.  Ai ishte fundosur e me te edhe Horaci. Prej asaj dite edhe Zana Risina u lëshua në thellësit e detit dhe e ruan qytetin e fundosur dhe nuk lejon askend ta shqetëson të dashurin e saj.

 

Vdekja e mbretëreshës Teutë

 

Legjenda thotë se Teuta ishe e bukur si zana, më e zhdërvjellt se  gjarpëri dhe më e fuqishme se luani. Kishte zemër burri në krahëror femre. Kur e mori postin, u shpërngul në Risan dhe në kodrinën Gradina, përmbi deti, i ndërtoi vetës kalanë. Mbetjet e kalasë edhe sot janë të dukshme. Kur romakët e rrethuan qytetin, Teuta, me njerzit e vet dhe me gjithe pasurinë u strehua në kala dhe me muaj qëndroi e rrethuar. Teuta, kur e pa se armiku po e pushton kalanë, ajo me pasurinë e vet u gjuajt nëpër ujvarën e lumit nëntokësor, gjurmët e të cilit humbin ne n;ntok;n e malit Orjen, duke lënë pas vete një sekret të madh për pasurinë e saj të shumtë. Ushtarët romak asgjë nuk gjetën në qytetin e Teutës. Prej atëherë flitet se, mbretëresha ilire me gjithe pasurinë e vet të çmueshme është strehuar në brendinë të tokës.

 

Shkëmbi i mbretëreshës Teutë

 

Mbi qytetin e Rizonit ekziston një shkëmb me një lartësi mbidetare prej 5000 metrash. Kur nga romakët u rrethua qyteti, mbretëresha i ftoi të nënshtruarit e saj dhe u tha:” Më me dëshirë do të vdes se sa të jem nën tutelën e komandantëve të legjioneve romake!” Kur tha këtë, filluan vetëtimat dhe murmurimat. Kur kaloj kjo fortuneë, mbretëresha Teutë nuk ishte më në mesin e ilirëve. Ata hetuan se era e bartte trupin e Teutës me rroba të bardha dhe e vendosi në maje të shkëmbit. Nga atje u dëgjua vendimi i mbretëreshësë: “Unë do të bëjë ate që duhet bërë!” Kur u ndal era, më nuk u pa mbretëresha në shkëmb. Ajo u zhduk nga shkëmbi.

Rizoni iu dorëzua romakëve pa luftë dhe menjëherë filloi kërkesa për pasurinë e Teutës dhe të trupit të saj. Me këtë akt edhe u shua mbretëria e fortë ilire. Në këtë pjesë të Malit të Zi, mbretëreshës ilire i mveshën vetit e shenjëtores, dhe sot e asaj dite ky shkëmb quhet shkëmbi i Teutës, sespe, siç thuhet, nga këtu mbretëresha u ngrit në qiell.

 

Pasuria e Teutës

 

Legjenda rreth pasurisë së mbretëreshës Teutë ka mjaft. Thuhet se mbretëresha pasurinë e ka mëshefur në shpellën e Lipcës mbi Morinj, në murët e së cilës gjëndet vizatime mijëravjeçare si drenj, gjuetar duke vrapuar dhe anije me vela të hapura. Legjenda tjetër thot se romakët e kanë gjetur trupin e mbretëreshës, por nuk e kanë gjetur pasurinë e saj. Princi, Pines apo Paris, pasurinë e ka mëshehur dhe porosinë për ta shfrytëzuar e kan shkruar me “shenja të çuditshme”. Këtë pasuri mund ta merr ai që ka aftësi për ta zgjidhur “Rebusin përsonal të Pinesit”. Edhepse kanë kaluar dy mijë e më shumë vite që kjo pasuri ëshë zhdukur ende askush nuk i ka rënë në gjurmë. Thuhet se, “Pinesi ka dashur që në këtë mënyrë t’i ndalon lakmitarët e pasurisë së tyre me këtë detyrë të rëndë, të cilën vetëm perenditë mund ta zgjidhin”, mirëpo perenditë nuk janë të interesuar për pasuritë tokësore, andaj kjo enigmë ende vazhdon. Në popull flitet se pasuria gjindet: në një vend të sigurtë dhe se e ruajnë gjarpërinjt helmues, të cilët qëndrojnë përpara pesë dyerve që i ka vendi ku ndodhet pasuria.

 

Lotët e Teutës

 

Në rrethinën e Boka-kotorit shumë toponime edhe sot kanë emrin e Teutës, si shpella e Teutës, prej nga del burimi Sopot, burim ky që paraqitet vetëm dy herë në vit. Ky burim i fuqishëm, i cili është i përkohshëm dhe zgjatë vetëm disa ditë thuhet se janë lotët e Teutës. Ajo qanë për luftëtarët e vrarë në luftë kundër Romakëve. Kur ka vdekë Agroni u shkaktua një tërmet i fuqishëm dhe shumë lumenj që atëherë përshkonin mbretërinë  u bënë lumenj nëntokësor. Nën masivin malor të Rizonit ekzistojnë shtatë liqenj nëntokësor. Asnjë nga këta lumenj nuk është paraqitur mbi tokë. Thuhet se ata do të dalin në sipërfaqe, vetëm atëherë kur do të lind një femër, me bukuri dhe dituri madhështore si ajo e Teutës në Risinum dhe Carine. Për lotët e Teutës flasin edhe Malazezët. Në Tivat thonë se emri i këtij qyteti ka prejardhjen prej mbretëreshës Teutë.

 

Mbrojtja e gjirit

 

Një legjendë thot se, Teuta ngrehinën mbi Rizon e bëri seli të vetën. Për të mbrojtur më mirë këtë pjesë të gjirit, ajo solli nga Shqipëria alpike banor të fisit Pirust për të mbrojtur grykën më të ngushtë të këtij gjiri, më qëllim që romakët të mos e sulmojnë në befasi. Ata u vendosën në kalanë në ujdhesën Shën Juraj karshi ngushticës Verige. Përndryshe, qyteti i sotëm Perast në gjirin e Boka Kotorrit muar emrin nga ky fis ilir.

 

Sarajet e mbretëreshës Teutë

 

Një legjendë e bazuar edhe në emrin që ruhet sot e asaj dite thot:

në Ogllavak dhe Koshqak afër Suqurajit në ujdhesën Hvar gjenden themelet e Sarajit të Teutës, e cila ka jtuar edhe këtu. Ajo pat filluar të ngrisë këtu pallate, por ato nuk i përfundoi, sepse filloj lufta me Romakët.

 

Ngrehina në Sholtë

 

Një legjënde tjetër thot se, mbretëresha Teuta ka qëndruar edhe në luginen e Sholtës në Tatinj pak para sulmit detar të Romakëve. Thuhet se ka banuar edhe në ujdhesën Svec (Shën Andrija) në Përendim të Komizhës ku ka ngritur ngehinën që sot e quajnë Krajiqina dhe Kraliçina (mbretëresha)-nga e cila ka kërcyer në deti pas okupimit nga Romakët.

Simotra tjetër e kësaj legjende thot se mbretëresha Teutë në këtë ngrehinë është strehuar në ikje kur e ka humbur fronin. Ajo këtu ka bashkëjetuar me truprojen ilire dhe me kapidanët kusar, dhe kur iu kanë mërzitur ata, ajo i ka hudhur nga shkëmbinjt e ujdhesës në ujë. Edhe në ujdhesën Vis flitet se aty kanë shpellën e mbretëreshës, në të cilën thuhet se ka jetuar mbretëresha Teutë.

 

Shpella e Teutës në Kosovë

 

Në kufirin natyror perendimor të Dardanisë Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemura), sipas një udhëpërshkrimi të nëntorit të vitit 2010, në të cilin mësohet se në malin e Gjeravicës, afër Grykës së Rugovës gjendet shpella e Teutës, pastaj shpella e Nallbanit (mbathtarit), i cili, sipas legjendave të këtushme, i ka mbathur kuajt e mbretëreshës Teutë dhe të suitës së saj, si dhe një oxhak dhe një rrugë guri.

 

Gjykuar nga të gjitha këto legjenda dhe gjeografia e gjërë e shtrirjes së tyre na del i saktë konstatimi i  Migel Astutias, se ku ka mjegull ka edhe legjenda, sepse në të gjitha këto vendndodhje arkeologjike është ruajtur ndonjë artefakt, i cili ose do të pranon legjendën si të vertetë ose do ta demanton ate. Megjithate, kjo shtrirje në shumë shtete: Kosovë, Mal i Zi, Bosnje e Hercegovinë  dhe  Kroaci, sikur nuk lejon hulumtime të organizuara me një synim, zbulimin e të vertetës  për mbretëreshën Teutë. Përndryshe, edhe po të ishin edhe në një shtet, siç është Kosova, mungesa e mjeteve materiale, sikur e pamundëson një ekspeditë të tillë, andaj ende duhet të kënaqemi me legjenda për të vertetën e vdekjes së mbretëreshës Teutë, por, me një të vërtetë se ilirët dinin të shkruanin dhe të lexonin dhe se femrën e konsideronin si të barabartë me mashkullin, në mos me tjetër argument, atëherë me argumentin se ajo në kohën e sundimit të tyre ka mundur të arrij edhe në postin e mbretëreshës.



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Përparim Hysi: Meditim për Kadarenë Mikel Gojani: Imzot Mark Sopi - Përfaqësuesi i denjë i fesë dhe kulturës sonë Jorgo Dhrami: Figurat e shquara që na nderojnë në përjetësi Murat Gecaj: Në kujtim të Pandora Dedjes (Papuçiu) Nuri Plaku: Fatmir Agalliu – ‘’agai’’ i gjuhësisë shqiptare Nebi Dervishi: Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën Fazli Maloku: Komandant, na dogji malli Tomë Mrijaj: Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora