E hene, 29.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nebi Dervishi: Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën

E marte, 11.01.2011, 08:58 PM


Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën

 

MEHMEDALI HOXHA – FIGURË KOMPLEKSE, VIZIONAR

DHE BURRË I BESËS, FJALËS DHE PENËS SË ARTË

 

Nga: Prof. Dr. Nebi DERVISHI

 

Edhe pak muaj mbushen plotë 20 vjet të vdekjes të Mehmedali Q. Hoxhës (1924-1991) – mësues pishtar, poet, gazetar, redaktor, vizionar, burrë i besës, fjalës dhe penës së artë. Për figurën komplekse të tij, deri tani kanë shkruar: Kalosh Çeliku, prof. Dr. Selajdin Mehmeti dhe ndonjë tjetër.

       Numri i struganëve, të cilët tërë jetën e tyre nuk kursyen, as mundin e as sakrificën për të mirën dhe ardhmërinë e ndritshme të kombit shqiptar në trevat lindore, vertet mbetet i madh. Njëri nga kjo plejadë e ndritur figurash padyshimin më të vogël është edhe Mehmedali Q. Hoxha ose Mustafa (mbiemër në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë). Vizionar, figurë emblematike e letrave shqipe, figurë e autor i dashur i fatosave e pionerëve pas vitit 1945, figurë e anatemuar nga sistemi monist komunist, hartues i abetareve dhe librave të leximit, për shkolla fillore, autor i dhjetëra librave me poezi dhe së fundi burrë i fjalës, besës dhe i penës.

       Vetëdija e lartë kombëtare, formimin e gjërë kulturor dhe guxim për të shtruar dhe zgjidhur probleme më të ndërlikuara në kulturën e popullit tonë në trevat lindore e verilindore të Shqipërisë. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, pra pas 1945, nuk lënë vend as për dilema, as për ngurrim në punën e vyerë të Mehmedali Mustafës - Hoxhës. Shumësia e problemeve që trajtoi, ballafaquar me kohën kur punoi e jetoi, e bëjnë atë figurë të ndritur e komplekse të kohës dhe lejojnë të nxirren përherë vlera të reja.
Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare i diktoi Mehmedali Mustafa - Hoxhës, një veprimtari të dendur e të shumllojshme; si mësues pishtar, pedagog, poet, gazetar, redaktor i “Flakës së Vllazërimit”, redaktor revistash për fëmijë, hartues e përpunues tekstesh e abetare shkollore, autor artikujsh të shumtë etj. të cilat shërbyen si bazë dhe pikënisje e zhvillimit të mëtejshëm të arsimit dhe shkencës sonë në trevat lindore e verilindore shqiptare, pas vitit 1945. Me këtë formim mjaftonte qoftë edhe një shkëndijë që të vinte në lëvizje mullirin e tij krijues përherë të zgjuar e të ndieshëm.

       Mehmedali Mustafa – Hoxha lindi më 5 janar 1924 në Ladorisht të Strugës, rrejdh nga një familje e nderuar me tradita arsimore e kombëtare. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbokroate në vendlindje, ndërsa shkollën  e mesme – Medresenë në Shkup, në prag të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq kursin pedagogjik tremujor në Normalen “Sami Frashëri” në Prishtinë, 1942. Punën e ndritur të pishtarit të arsimit e nisi në fshatrat e Strugës, së pari në Kalisht, e më pas në vendlindje deri 1947, e më pasë kaloi në Shkup.
       Në qytetin e lindjes Strugë dhe, në Shkup njihet si njëri ndër mësuesit më të zellshëm dhe paluhatshëm në edukimin jo vetëm arsimor, por edhe kombëtar të brezave të tëra, të cilët pastaj me sukses iu kthyen vendlindjes si kuadro me përgatitje të lartë profesionale. Kjo e gëzonte jashtëzakonisht mësuesin pishtar dhe pedagogun shembullor.
Miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur thonë se, Mehmedaliu ka qenë i apasionuar pas leximit të veprave të ndryshme, sidomos ato të traditës kombëtare.
Pasi u vendos në Shkup, në vitin 1947, fillimisht punoi në redaksinë e “Flakës së Vllazërimit”, si gazetar e redaktor. Nga viti 1953, kur për herë të parë doli revista për fëmijë “Fatosi”, Mehmedali Hoxhën e gjejmë kryeredaktor të saj, derisa u pensionua. Është ndër autorët e parë që u paraqit para lexuesve në Maqedoni me libra e vjersha për fëmijë. Dhe, ka të drejtë shkrimtari e publicisti Kalosh Çeliku kur thotë në tribunën e takime letrare, se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova kishte Esat Mekulin, ndërsa shqiptarët në Maqedoni kishin Mehmedali Hoxhën, vizionarin, burrin e besës, fjalës dhe penës. Veprimtaria e tij letrare është si vijon: Libri i parë për fëmijë “Vjersha” (1952) së bashku me Lutfi Rusin, kryeredaktor i “Detska Radost”, themelues dhe babai i “Gëzimit” dhe “Fatosit” (revista për fëmijë në Maqedoni) dhe autori i disa librave për fëmijë:
Te kroni” (1960), “Kur fryn era” (1962), “Atje mbi kodrinë” (1974), “Ditët tona” (1979), “Këngë shkollore” (1984), “Kur linda” )1971), “Në sytë e majit” (1973), “Vashëzat shkollore” (1976), “Qepallat e verës” (1985), “Ma thuaj emrin” (1989 – përzgjedhje Prishtinë), “Një brez livadh” (1990 – përzgjedhje Tiranë etj).

       Mehmedali Hoxha u lind dhe u rrit në një familje me tradita arsimdashëse dhe patriotike, i cili që në fëmijërinë e hershme u brumos me ndjenjat e atdhedashurisë dhe etjes për dije. Fshati legjendar ku lindi poeti Mehmedaliu, Ladorisht, gjatë historisë më të re tri herë u dogj e u shkrumua nga pushtuesit e huaj. Nga ky fshat u viktimizuan dhe u flijuan shumë të rinj “për të vetmen fjalë – liri”. Dhe, fjala liri thuajse do ta përshkrojë mbarë poezinë e tij për fëmijë, do të shprehet Prof. Dr. Selajdin Mehmeti në librin e tij në dorëshkrim.
      Pra, Mehmedali Hoxha është njëri nga prijëtarët e parë të letërsisë shqipe për fëmijë në Maqedoni. Ai ishte mësusi i shumë krijuesve të rinjë që sot janë emra të dëshmuar në letërsinë shqipe: Abdulaziz Islami, Kalosh Çeliku, Fadil Bekteshi, Vahit Nasufi, Fejzi Bojku, Halil Zendeli, Ramadan Zeneli, Puntorie Ziba – Muça, Adem Abdullahu, Nuhi Vinca, etj.

       Mehmedali Hoxha shquhet me fizionominë dhe individualitetin e tij poetik, të cilën e ka shprehur që në përmbledhjet e para me vjersha, siç është ajo “Te kroni” (1960), etj.
Në qendër të interesimeve të poetit do të jetë fati humanist, fati i njeriut të thjeshtë, fatin e të cilit “n’dorë e kishte – vetë xhelati”. Me gjithë vuajtjet e mëdha e do t’i mposhtë të gjitha mizoritë e shkaktuara nga agallarët dhe bejlerët. Autori përkujton jetën e këtij njeriu me plot halle dhe brenga dhe e përvcjell atë me kujdesin e një pedagogu dhe mësuesi pishtar i mirëfilltë.

      Duke i konkretizuar artistikisht temat dhe motivet e vjershave të veta, poeti Mehmedali paraqet krenarinë e së kaluarës të popullit të vet dhe kur “plasi lufta çlirimtare, i madh e i vogël- rroku armët – të luftojë për liri”. Në këtë luftë u shquan shumë trima që ranë në altarin  e lirisë. Në vargjet e tij, ai i bëri të pavdekshëm figurat e shumë heronjve tanë, si Emin Durakun, Ibe Palekuqit – vajzës trime dibrane e cila luftoi si “sorkadhe shqiptare për lirinë” i këndoi Liman Kabës - që luftoi dhe u vra trimërisht – që brezat e ardhshëm të jetojnë në liri, sepse “Liria është më e shtrenjta” – thotë autori, i këndoi Xheladin Zeqirit – një trim i rrallë, Bajram Shabanit – që ra si trim “për mëmëdhenë”. Në personazhet e këtyre heronjve autori do t’i mishërojë tiparet më të mira që i stolisin ata, si humanizmi, trimëria dhe guximi. Ai shpreh simpati për këto figura sepse janë të guximshëm e trima, dhe triunfojnë mbi të këqaijat e luftës, duke mposhtë krimin dhe kriminelët. Vdekja e tyre fizike dhe tragjikja i bënë ata të pavdekshëm shpirtërisht. Pikërisht nga e kaluara e hidhur e nga lufta e përgjakshme poeti merrë materialin për vjershat e tij. Dhe, në vjershat e tij ai i trajton fëmijët si të barabartë me veten e vet duke u rrëfyer atyre për përjetimet e hidhura të tij. Prania e tij në vjershat shihet herë në rolin e përshkruesit e herë në rolin e vëzhguesit, duke krijuar kështu bindjen se për atë që u rrëfen fëmijëve e ka përjetuar në fëmijërinë dhe se i kujtohet tani në pleqëri. E gjithë kjo krijon atmosferën e afërsisë së poetit prijëtar me lexuesit e vegjël, të cilët e parafytyrojnë atë si një shok shumë të afërt me ta. Dhe, kjo është e vërtetë. Në vjershat e tij, ai shpreh dashurinë e madhe dhe besnikërinë për ta. Me vargjet e tij, ai u zbulon atyre një botë të tërë magjepsëse, një botë ku çdo gjë gjallëron, një botë ku s’ka vetëm mjerime e vuajtje, por ka edhe lojë, shaka, por edhe sinqeritet, një botë ku ata ballafaqohen për herë të parë me probleme jetësore, të cilat duhet t’i zgjidhin. Ai vazhdimisht i vëzhgon ata, i përcjell hap pas hapi, gëzohet bashkë me ta, kur i sheh me libra në dorë të etshëm për të fituar sa më shumë dije dhe për t’u aftësuar në jetë. Dhe, ka të drejtë Prof. Selajdin Mehmeti kur thotë se vjershat e Mehmedali Hoxhës shquhen për intonacionet lirike që përshkohen nga emocione të ndryshme dhe të cilat bashkë me teknikën që shtjellohen në to formojnë një unitet të veçantë. Begatia e motiveve, larmia, gjërësia dhe vlerat artistike e vjershave të Mehmedali Hoxhës, e radhisin atë ndër poetët e njohut jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Mehmedali Hoxha u shqua edhe në hartimin e Abetares në gjuhën shqipe, me të cilën mësuan me dhjetra gjenerata dhe qindra e mijëra nxënës në Kosovë e në Maqedoni nga viti 1967 e në vazhdim. Ai hartoi dhe redaktoi disa libra leximi për klasët fillore, me njërën prej tyre ka mësuar edhe autori i këtij portreti në vitin 1964, në kl. e katërt të fillores. Mehmedali Hoxha si shumë mësues e intelektualë shqiptarë përparimtarë të shquar në trevat lindore, nuk shihej me sy të mirë nga pushtetmbajtësit sllavokomunist, të cilët e përgjonin dhe ndiqnin çdo lëvizje të këtij intelektuali me përmasa komplekse, duke pritur rastin t’i njollosin si antishtetëror dhe antisllav. E tmerrshme, deri ku arrinte ai aparat byrokrat e policor. Ishte fundi i vitit 1969. Në një ndeje rasti, me një grup “miqësh” e poetësh, në mesin e të cilëve Sllavko Janevski e Branko Gapo që i dalin dëshmitarë edhe në sallën e Gjykimit, Mehmedali Hoxha si vizionar dhe me intelegjencë të jashtëzakonshme do të shprehej: “Do të vjen koha kur edhe ju (ka aluduar te Sllavko Janesvki – poet e të tjerët  të fshini rrugët e Tiranës”. Të nesërmen, forca të mëdha të policisë, pasi rrethojnë banesën e tij, do të arrestojnë Mehmedalin. Arrestimi dhe dënimi i Mehmedali Hoxhës, puntorit të rrallë në këto hapsira shqiptare, shkaktoi reagime të mëdha në mesin e intelektualëve të Kosovës, të cilëst si një trup i vetëm u ngritën në mbrojtje të figurës së tij. Në burgun famëkeq të Idrizovës Mehmedaliu qëndrroi 18 muaj (fund i 1968 deri 1971). Bashkëvuajtësit shqiptar në këtë burg evokojnë kujtime për këtë figurë emblematike, sidomos për qëndrimin burrëror dhe se ne të burgosurve më të ri na jepet kurajo dhe shpresë (Irfan Vlashi). Ja që, përfundimisht, sidomos duke kujtuar jo pak vjet të jetës dhe veprimtarisë së tij, duke e njohur në vitet e fundit dhe çmuar edhe nga afër, por duke u pajtuar plotësisht me prof. Dr. Selajdin Mehmetin dhe shkrimtarin Kalosh Çelikun, zgjodha përfundimisht titullin “Mehmedali Hoxha – figurë komplekse, vizionar dhe burrë i besës, fjalës dhe penës së artë”. Dhe, fare në fund, e përmbyll këtë shkrim kushtuar Mehmedali Hoxhës, figurë emblematike dhe patriku i latërsisë për fëmijë, njeriut që ishte i paisur me vyrtyte njerëzore e kombëtare që kësaj figure t’i kushtohet kujdes me një monografi të veçantë dhe t’i ngrejmë pse jo edhe një bust apo shtatore në fshatin e lindjes apo pse jo edhe në Shkup, ku prehen eshtrat e tij. Edhe pse unë u përpoqa disa herë të vë kontakte me pjesëtarët e familjes Hoxha, por nuk e di përse nuk gjetën kohë të takohemi, ndoshta arsyet janë objektive apo subjektive. Unë bëra një shkrim modest për ta nderuar këtë personalitet, që meriton edhe me shumë se kaq. Sidoqoftë, nga një lapidar them se e ka të ngritur në zemrat tona Mehmedali Hoxha i cili gati 40 vjet shkrin veten e tij që të rritemi dhe të ngrihemi ne, duke shkrirë jetën për shqiptarët në Maqedoni e Kosovë.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fazli Maloku: Komandant, na dogji malli Tomë Mrijaj: Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora