Arkivoli me trupin e Abedin Gashit u përcoll për në vendëlindje
Nga Agim Gashi
Si kemi lajmëruar edhe dje, se më 06.01.2011 në Stolberg të NRW në Gjermani, ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi. Lajmi mbi vdekjen e tij tronditi të gjithë ata që e njohën këtë njeri zemërgjërë, njeri bujar, njeri që nuk e njifte urrejtjen e mbi të gjitha atdhetar e patriot i devotshëm për Pavarsinë e Kosovë.
Ishta antarë i LDK-së që nga fillimi dhe aktualisht Kryetar i Nëndegës së LDK-së për NRW.
Abedin Gashi lindi në Prishtinë më 18.03.1956. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Gjilan ndërsa studimet e ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Abedini punoi në KEK që nga viti 1978, prej nga largohet dhunshëm nga soldateska e politikës serbosllave vitin që Serbia aprovoi masat e dhunës në tërë tertorin e Kosovës. Veprimtaria e Tij patriotike ishte bërë halë në sy te pushtetarët e atëhershëm andaj u detyrua si shumë bashkëatdhetar ta lëshon atdheun për të mund ta vazhdonte në mërgim, pikrisht në Gjermani që nga viti 1992. Me ardhjen e Abedinit në rrethin e Aachenit filloi të begatohet edhe jeta patriotike e kulturore në vetë qytetin e vjetër të Achenit por edhe në rrethinat tjera ku vepronte ai. Sëshpejti kyçet edhe në strukturat e LDK-së për Gjermani për të mos u ndarë asnjëherë nga aktiviteti i Tij politik e patriotik, sidomos në mbledhjen e 3%-shit për Kosovën, ndihmave tjera për arsimin e të varfërit e deri te mbledhja e fondeve të luftës që falë këtij patrioti ishin shuma të konsiderueshme.
Sot në Stolberg të Gjermanisë ishin tubuar qindra bashkëatdhetarë për ti dhënë lamtumirën e fundit këtij mërgimtari me zemër vigane e shpirt njeriu prej patrioti. Në këtë përcjellje merrnin pjesë familjarë, miq e të njohur të tij e deri te strukturat më të larta të LDK-së, Dega në Gjermani. Aty kishte ardhë Kryetari i Degës së LDK-së së Gjermanisë Qazim Bajgoraliu, Nënkryetari Miftar Dragidella, Kandidati për Deputet në Parlamentin e Kosovës Anton Kolaj, antarë tjerë të Kryesisë së LDK-së, poeti Faruk Tasholli, gazetari Muharrem Ramabaja, veprimtari Muharrem Sfarqa, rapsodi Agim Gashi e shumë e shumë bashkatdhetarë të cilët me lot në sy u ndanë nga i ndjeri për të jetuar me kujtimet dhe dashurinë që na e la trashëgim. Duke pasur parasysh këtë numër të madh bashkëatdhetarësh në mënyrë krejtsisht spontane bashkëveprmtarët e të ndjerit, majtën një ceremoni të shkurtër mortore, ku me fjalë përkujtuese e me dhëmbje për vepren dhe jetën e Abedin Gashit, opinionet e tyre para të pranishmëve i shprehen Qazim Bajgoraliu, Anton Kolaj, Miftar Dragidella, Faruk Tasholli, Muharrem Sfarqa, Agim Gashi, Muharrem Ramabaja, Sahit Haziri etj.
Për fjalët ngushlluese në emrin e familjes Gashi u falenderua djali i Abedinit Muharrem Gashi i cili falenderoi mërgimtarët, miqët dhe bashkëveprimtarët për ngushllimet dhe për prezencebn e treguar në këto çaste të rënda dhimbjeje dhe pikllimi.
Nga ky takim u caktua edhe delegacioni në përbërje Anton Kolaj, Qazim Bajgoraliu dhe Muharrem Sfarqa i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit në atdhe.
Varrimi i z. Abedin Gashit bëhet nesër në varrezat e qytetit në Obiliq. Kortezhi niset nga shtëpia e tij që gjendet në rrugën „Agron Rama“ nr. 23 në Obiliq.
Vargje lamtumirëse për Abedin Gashin
Lamtumirë Abedin Gashi
Lamtumirë o i dashur mik,
Kishe vlera të mëdha njerzore
Ishe burrë zemërçelik.
Do të jetojmë me krenari
Që të njohëm e t´patëm Ty,
Zemra jote bënte tik-take
Pë Kosovë e për liri.
Shko të flesh në tokë Kosove
Për të cilën je mundu,
Do ta gjesh Ibrahim Rugoven
Me u qmallë me bisedu.
Mos harro tu tregosh t´vërteten
Atyre luleve të Vatanit,
Ibrahimit e Sali Çekut
Agimit, Zahirit e Fehmi Aganit.
Takon Xheven me Fehmiun
Shumë të tjerë dhe Legjendarin,
Mixhen Shaban me të dy djemtë
Hamëz dhe Adem Jasharin.
Bëhu engjëll bashkë me tjerë
Atje larg në përjetësi,
T´fluturoni mbi qiell të Arbërit
Të na mbroni në liri.
Lamtumirë miku im Abedin Gashi!

