E diele, 28.04.2024, 10:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Fazli Maloku: Komandant, na dogji malli

E hene, 10.01.2011, 08:58 PM


Pjesë nga veprimtaria ushtarake e tiranasit, majorit- Adem Qerim Shehu?

 

KOMANDANT, NA DOGJI MALLI

/Major, Adem Qerim Shehu, komandant i brigadës 153, Zona Operative e LLapit (ZOLL-i/

 

Nga Fazli Maloku

 

Amanet shokëve: "Si çdo njërin nga ju edhe mua mund të më kap plumbi i shkaut. Nëse vritem, aty ku derdhet gjaku im të bëhet edhe varrimi i trupit tim. Trupi im do të prehet lehtë e lirshëm njësoj si në Marec, Mramor, Zllash, Prapashticë, Keqekollë... si në Tiranë. Çdo cep i kësaj toke është SHQIPËRI"!

Kështu foli oficeri shqiptar, tiranasi, Adem Shehu, komandant i brigadës 153, Zona Operative e Llapit, në mbledhjen e Shtabit të brigadës 153 e ZOLL-it, ora 01 e natës së 19 prillit 1999, në Zllash, (Malësia e Goollakut të Prishtinës).

Dita e 18 prillit në Malësinë e Gollaku ishte e ftohtë e me shi e sqotë. Nata me shtërngata, sqotë me erëra të fuqishme. Menjëherë pas mëngjesit komandanti ua ndau detyrat anëtarëve të Shtabit të brigadës. Vetë i shoqëruar edhe nga komandanti i Shtabit civil, Fatmir Sopi, morën rrugë për inspektimin e pikave dhe të vezhguesëve në anën verilindore të bazës s'onë (fshatrat: Prapashticë, Marevc, Dabishevc e Keqekollë), andej kah pritej mësymja e ushtrisë armike. Ofenziva e madhe e ushtrisë serbiane ndaj ZOLL-it ishte në kulminacion. Sulmohej me të gjitha mjetet e artilerisë së rëndë bile edhe me aeroplanë luftarakë. Radha ishte tek brigada 153, e cila mbulonte një sipërfaqe gjeografike prej qindra kilometrash, gjithë pjesën e Gollakut ose më saktë, teritorin në mes magjistraleve Prishtinë-Graçanicë-Slivovë-Gjilan dhe magjistrales Prishtinë-Lluzhan-Orllan-Leskoc. Armiku kishte projektuar asgjësimin e plotë të brigadës 153, e cila ishte në formim e sipër dhe nuk kishte më shumë se 400 ushtarë të armatosur me armatim të lehtë dhe me municion të kufizuar.

Nga tereeni komandant Shehu u kthy rreth orës 21, i lodhur i rraskapitur, i lagur dhe i mërdhirë. Ishte tepër nervoz. Nuk ngrëni darkë fare! Mdje nuk e piu as kafenë e mbrëmjes që ishte rast i rrallë. Nuk ishte fare i kënaqur me seriozitetin e një pjese të ushtarakëve dhe ushtarëve para situatës në të cilën ndodhej brigada. Mblodhi urgjentisht gjithë Shtabin e brigadës. Ua komunikoi gjendjen që ai e kishte hasur në terren si dhe informacionin se armiku kishte futur në rrethim të hekurt gjithë brigadën. Situata dukej pa shtegdalje. Komandanti mori mendimin e secilit anëtar shtabi se si mendonin të dilnin nga kjo situatë tepër e rëndë. Brigada kishte rreth 20 ushtarë të plagosur rëndë. Municioni ishte në të sosur dhe po thuaj asnjëri nga ushtarët nuk kishte më shumë se dy karrikatorë fishekë! Pasi mori mendimin e shokëve, kom. Shehu ndau detyrat dhe porositi : " Jemi para një gjendje jashtëzakonisht të vështirë, por jo edhe pa shtegdalje, nëse zbatohen me përpikëri urdhërat dhe detyrat e Shtabit të brigadës. Që nga ora katër e mëngjesit do të provojmë të lëvizim me qëllim të daljes nga rrethimi. Drejtimi i lëvizjes sonë është tepër sekret. Të ruhet municioni dhe të shtihet vetëm në raste të jashtëzakonshme. Fishekun e fundit ta ruajmë për vete! Detyrë mbi detyrat është shpëtimi i të plagosurëve. Dalshim faqe bardhë! Mbledhja mbaroi në orën 01 të gjysmënatës së 18 e 19 prillit të ‘99-tës.  Fjala e fundit e komandant Shehut ishte amaneti i cekur në fillim të shkrimit.

 

Po kush ishte, në të vërtetë, Adem Shehu?

 

"I lindur dhe i rritur në fshatin Farkë në periferi të Tiranës. I diplomuar në vitin 1981 në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve " Enver Hoxha" si oficer në specialitetin e Artilerisë Kundërajrore. Deri në fundshkurt të vitit 1999 karrierën e kishte nisur dhe mbyllur në po atë regjiment, në fillim si komandant toge, pastaj komandant baterie, shef operativ regjimenti dhe, më në fund, shef shtabi.

Bashkombasi që e kishte kontaktuar dhe nxitur për t'i ardhur në ndihmë vëllezërve të tij të një gjaku në Kosovë quhej Sejdi Veseli... Pasi filloi lufta e armatosur e UÇKK-së, veçanërisht pas gushtit 1998 shumë nga anëtarë të LKÇK-së, tashmë luftëtarë, erdhen në Shqipëri dhe me ta nisi një punë mjaft intensive për t'i stërvitur sa më mirë. Në zbatim të kësaj detyre të re nga qendra, Sejdi Veseli përzgjodhi dhe takoi major Adem Shehun. Ky pranoi menjëherë hapjen e një kursi stërvitor, të cilin premtoi ta krtyente fshehtas eprorëve të vet në vendlindjen e tij, në Frakë... Kurset stërvitore Adem Shehu nisi t'i kryente çdo pasdreke, pas punës , duke u kthyer në shtëpi vetëm natën vonë. Në kurset e tij stërvitore merrnin pjesë çdo herë jo më shumë se tetë apo dhjetë vullnetarë dhe e gjithë përgatitja nuk zgjaste më tepër se dy javë. Pasi përfundonte stërvitja me njërin grup vijonte me një grup të dytë e kështu me radhë.

Armët për trajnim luftarak majori i kishte siguruar pa rënë në sy nga regjimenti i tij. Në fundshkurt 1999, bashkë me grupin e fundit e drejtpërdrejt nga Farka, në mbrëmjen e vonë, Adem Shehu nisi rrugëtimin e tij për të hyrë në Kosovë...

Me të mbërritur në Gollak, major Adem Shehu u emërua komandant i Brigadës 153. Në çastin e prezentimit të komandantit të ri nga Tirana, çdo luftëtarë i brigadës 153 kishte vetëm nga njëzetë fishekë..." ( lexo,libri: Një Kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës, shkruar nga YLLI Polovina-2007). Në Tiranë la shoqen e sëmurë dhe dy djemt 8 e 10 vjeçarë!

 

Po cilat ishin detyrat e komandant Shehut në brigadën 153?

 

Ndër të parat,  konstituimi dhe forcimi i brigadës. Zgjërimi dhe rritja e numrit të ushtarëve. Stërvitja e tyre dhe përgatitja e tyre për luftë. Brigada 153 kishte për detyrë për ta ndihmuar në të gjitha drejtimet dhe mjetet Zonën Operative të Karadakut. Mbajtja nën kontrollë e territorit mjaft të gjerë gjeografik dhe moslejimin e depërtimit të forcave armike përmes kësaj zone në teritorin e Kosovës, sepse i gjithë teritori dhe shtrirja gjeografike e brigadës puqej me kufirin e Serbisë. Ngritja e moralit luftarak si tek eprorët po ashtu edhe tek ushtarët. Mbajtja dhe krijimi i raporteve të shëndosha me popullatën e Malësisë së Gollakut si dhe përkujdesja ndaj kësaj popullate si për sigurinë e tyre po ashtu edhe për ushqimin. Situatën e rëndonte edhe më shumë ardhja e dhjetëra mijëra banorëve të llapit të larguar dhunshëm nga shtëpitë e tyre para tytave të e zjarrit artilerik të ushtrisë serbiane të Millosheviqit dhe të strehuar në malet e Gollakut. Urdhëri i komandant Shehut për shefin e logjistikës të brig.153 ishte i prerë : " Edhe kafshatën e fundit të bukës do ta ndajmë me popullin "! Komandant Shehu nuk lejonte kurfarë privilegji as për vete e as për eprorët e tjerë. Ishte rregull që në kuzhinë së pari të ushqehen ushtarët dhe pastaj eprorët me të njejtin ushqim. Ushtarët i donte si t’i kishte fëmijë të vet. Ushtarët që ju vranë i qau me lot. Aq sa ndjente dhembje për familjët e dëshmorëve, po aq kishte përkujdesje për ta. Ishte i respektuar dhe i dashur si nga ushtarët po ashtu edhe nga popullata vendore. Dhjetëra burra e pleq vinin ta takonin dhe t'i ndërronin dy fjalë me oficerin shqiptar. Tek ushtarët krijoi besimin dhe ngriti moralin më të lartë të mundshëm në këto rrethana të jashtëzakonshme. Po e ilustroj me një të dhënë: Ishte fillimi i qershorit të ‘99-tës. Komandant Shehu kishte hartuar projektplanizimin ushtarak, kuptohet në bashkëpunim me oficerë tjerë të ZOLL-it, për marshimin dhe çlirimin definitv të Prishtinës nga ushtarë e policë serbianë të fashistit Millosheviq. Në mëngjesin e tre qërshorit ‘99-të, rreshtoi një pjesë të efektivit të brigadës 153 në oborrin e Shtabit të brigadës në fshatin Zllash. Pasi ua shpjegoi se kemi planin ushtarak të hyjmë me forca ushtarake në Prishtinë, dha urdhër që " njëzet ushtarë vullnetarë të lëvizin për dy hapa para"! Në momentin që mbaroi urdhëri i komandantit, përnjëherë lëvizin për dy hapa para dyqind ushtarë aq sa ishin të rreshtuar! Edhe pse komandanti paraprakisht jua kishte shpjeguar rrezikun dhe vështirësitë që do t’u dilnin përpara grupeve të para, të cilat do të hyjnë me operacione luftarake në qytetin e Prishtinës, i ruajtur dhe i fortifikuar nga ushtarët armiq. Komandanti e përsërit triherë komandën duke jua shpjeguar se "për momentin më duhen vetëm 20 ushtarë vullnetarë, gjendja u përsërit në të njejtën mënyrë si herën e parë. Komandant Shehut i shëndritnin sytë nga gëzimi duke e parë moralin kaq të lartë të ushtarëve të tij dhe gadishmërinë e tyre për ta luftuar serbin pa marrë parasyhsë rrezikun.                                                                                                  Këta ishin "çunat" e Adem Shehut, siç i quante ai ushtarët e vet.

Komandant Shehu kudo që shkeli këmba e tij mbolli dashurinë për njeriun e thjeshtë, mbolli shpresën për ardhmërinë, miqësinë dhe respektin për njëritjetrin, dashurinë për tokën dhe gadishmërinë për ta mbrojtur me çdo çmim çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë. Ai ishte dje, është sot dhe do të mbetet për gjithmonë simbol i lirisë dhe i bashkimit kombëtar për gjeneratat dhe brezat që do të vijnë. Çdo familje e Gollakut, dhe jo vetëm e Gollakut, komandant Shehun e ndjejnë për pjestarë të familjes së tyre, si vëlla, si çun apo si prind.

Qoftë e ndëruar familja që e lindi, e rriti dhe e edukoi në frymën e atdhedashurisë! Për të gjitha këto që i bëre për ne, komandant Shehu, neve na djeg malli që të kemi pranë, edhe pse na vjen turp që ne nuk ta shpërblyem me asgjë sakrificën tënde. Madje ta humbëm karrierën dhe të lamë me strajcë krihëve ne si Kosovë dhe Shqipëria!!

Për ju sot ka mallë plak e i ri, mal e fushë, përrua e vërri dhe krua ku ti largove etjen e zhuritur, në cicërrimat e këngën e bilbilave të Gollakut këndohet emri i Adem Shehut.

U nda se nuk deshi të kompromitohet apo më mirë të thuhet nuk deshi të shkel mbi gjakun e dëshmorëve e të invalidëve të luftës. Thjesht ju imponua largimi nga kazerma "Zahir Pajaziti", nga shkelsit mbi gjakun e dëshmorëve për t’u pasuruar e përfituar.

Mirëupafshim e ndjefshim mirë për ju dhe familjen e juaj të ndëruar, komandanti ynë shumë i dashur i respektuar dhe kurrë i harruar, Adem Qerim Shehu!

 

Prishtinë, datë, 30 dhjetor 2010

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Tomë Mrijaj: Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku! Fritz Radovani: I përjetshmi Prof. Dr. Arshi Pipa Pervjetori i vdekjes së Dëshmorit, Naxhi Egriu Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (II)

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora