E enjte, 01.05.2025, 10:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Murat Gecaj: Në kujtim të Pandora Dedjes (Papuçiu)

E merkure, 12.01.2011, 08:58 PM


Bashkëshortët, Pandora dhe Bedri Dedja
Bashkëshortët, Pandora dhe Bedri Dedja

NË KUJTIM TË PANDORA DEDJES (PAPUÇIU)

-Arsimtare veterane dhe studiuese e pasionuar-

 

Nga Prof.as.Dr. Murat Gecaj

publicist e studiues-Tiranë

 

Më 13 janar 2011 mbushet një vit, qëkur u nda përgjithnjë nga jeta arsimtarja veterane, edukatorja e pedagogia dhe studiuesja e pasionuar e shkollës  shqiptare, Pandora Dedja (Papuçiu). Ajo ishte bashkëshorte e denjë e Prof.Bedri Dedjes-Akademik e “Mjeshtër i Madh”. Por, njëkohësisht, ishte dhe bashkëpunëtore në të gjithë krijimet e tij: letrare, publicistike, pedagogjike, shkencore e tjerë. Të dy, së bashku, ishin modeli i çiftit e bashkëshortit dhe, pastaj në jetë, i prindërve të përkushtuar ndaj vajzës, Edlirës e djalit të tyre, Taulantit.

Lindi në qytetin e Fierit, më 22 shkurt 1933, në një familje me tradita atdhetare. Ajo ishte vajza e luftëtarit demokrat Petro Papuçiu, motra e publicistit dhe e shkrimtarit të njohur Tuni Papuçiu dhe mbesa e fanolistit fierak, Vangjel Lule.

Pasi mbaroi shkollën 7-vjeçare në qytetin e lindjes, erdhi në kryeqytet, ku ndoqi ish-shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori”, vazhduese e Institutit Femëror të Tiranës. Më pas, përfundoi studimete e larta, në degën e gjuhë-letërsisë shqipe.

Nga natyra kishte prirje për muzikën, por në shkollën e mesme iu edukua dashuria e pasioni për mësuesinë, gjë që e bëri pjesë të pandarë të jetës së vet. Ishte kjo arsyeja se përse ajo e vlerësonte gjithnjë shumë edhe përkushtimin e mësuesve të saj. Për ata Pandora ka shkruar me dashuri të madhe e mirënjohje të veçantë. Veçanërisht, e ka vlerësuar lart “Mësuesen e Popullit” Fatbardha Gega, me të cilën qendroi pranë e nuk u shkëput prej saj, deri  sa kjo u nda përgjithnjë nga jeta.    

Me dëshira, pasione e ëndrra të bukura për profesionin, Pandora shërbeu për një kohë të gjatë në Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës. Për punën e palodhur, pasionin dhe dashurinë ndaj nxënësve të saj, kanë folur e shkruar sa e sa prej tyre, të cilët më vonë arritën të bëheshin artistë të njohur të aritit dhe skenës shqiptare. Vërtet ishte mësuese e letërsisë, por ajo hyri thellë në botën e pasur të nxënësve të saj dhe u bë një nënë e dytë për ta, motër dhe shoqe e afërt.

Gjithnjë në fushën e arsimit, më tej Pandora iu përkushtua punës: redaktore në ish-Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe punonjëse shkencore në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Në të dyja këto institucione, ajo u shqua për aftësitë e rralla redaktuese të veprave të ndryshme letrare, kryesisht në fushën e letërsisë për fëmijë. Gjithashtu, u dallua edhe me shkrime publicistike e studimore. Në to, bie në sy dashuria e respekti për njerëzit e profesioneve të ndryshme, për mësuesit e nxënësit e saj, por dhe për çështje të edukatës, marrëdhënieve të shkollës me prindërit e familjen etj.

Trajtimi dhe eksperimentimi i çështjeve të mësimit të gjuhës letrare shqipe dhe të mësimit krijues, të drejtshkrimit e të drejtshqiptimit në shkollat 8-vjeçare, në vitet ’70-të të shekullit të kaluar, kanë qenë në fokusin e studimeve të saj, me vlera mësimore, edukuese e përgjithësuese.

Veprimtaria kryesore krijuese e Pandora Dedjes, në fushën e mësimit, edukatës e pedagogjisë, gjendet e përmbledhur prej saj në librin me 466 faqe, që mban titullin “Kujtesë” (studime, kritikë letrare, mbresa), që është publikuar në Tiranë, në vitin 2006. Sigurisht, ajo ka patur dhe shkrime e punime të tjera, ndër to dhe dorëshkrim, që nuk janë në këtë botim të saj me interes të veçantë.

Ashtu siç thamë në hyrje të këtij shkrimi, ajo ishte dhe një bashkëshorte e nënë shembullore. Këto ndjenja të larta njerëzore Pandora i shfaqi dhe në mërrëdhënjet me kolegët, miqtë e dashamirët e shumtë të familjeve Dedja e Papuçiu. Ishte një nënë dhe grua me mendime përparimtare, tepër njerëzore, bujare e mikpritëse për cilindo. Ajo tregohej e gatshme për ta ndihmuar e për t’iu ndodhur pranë edhe atyre fëmijëve, të cilat i vuanin pasojat e luftës së klasave të rregjimit totalitar. Janë të shumta rastet, kur Pandora Dedja u kujdes që t’ua lehtësonte dhimbjen nxënësve të saj ose fëmijëve të njerëzve të njohur, që u përballën me vështirësitë e jetës dhe i ndihmoi të edukoheshin e të shkolloheshin, duke hyrë kryekartë në rrjedhat e jetës.

Pas  vdekjes së bashkëshortit, Prof.Bedri Dedjes, në prill 2004, ajo e vazhdoi përkujdesin për mbledhjen e sistemimin e disa dorëshkrimeve të tij dhe arriti të botonte ndonjërin prej tyre. Ajo mbeti deri në fund me atë merak të madh, të cilin e vazhduan më tej, i biri Taulanti dhe e bija Edlira, duke botuar edhe veprën e rrallë të këtij shkrimtari të shquar për fëmijë, “Presidenti i Planetit të Kuq”, e cila do të përkthehet e publikohet në vende e gjuhë të ndyshme të botës.

Ishin këto arsye e të tjera, pse lajmi i ndarjes përgjithnjë nga jeta e Pandora Dedjes nuk preku vetëm mendjet e zemrat e fëmijëve e familjarëve, por dhe të sa e sa kolegëve, ish-nxënësve, miqëve e dashamirëve të saj të shumtë dhe të familjes Dedja, në përgjithësi.

Këto ditë, me rastin e njëvjetorit të kësaj ngjarjeje të dhimbshme, ajo u kujtua me nderim e respekt dhe mbi varrin e saj u vendosën buqeta me lule të freskëta.

 

Tiranë, 11 janar 2011



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Nuri Plaku: Fatmir Agalliu – ‘’agai’’ i gjuhësisë shqiptare Nebi Dervishi: Njëzet vjet pa Mehmedali Hoxhën Fazli Maloku: Komandant, na dogji malli Tomë Mrijaj: Ndue Gjonmarku (1914-2011) pinjoll i krenarisë së historisë 7 shekullore të Kapidanëve të Mirditës Agim Gashi: Ndërroi jetë aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare z. Abedin Gashi Selman Etemi: Dëshmori i Kombit Tahir Lush Berisha (11.02.1969 - 26.05.1992) Ndërron jetë muzikanti Tonin Zadeja Ibrahim Egriu: 86-vjetori i lindjes së luftëtarit, e atdhetarit, Ramadan Cilku Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (III) Sherefedin Shehu: Kujtimi i dëshmorit Besnik Hidri, respekt për historinë Pirro Prifti: Shënjtorja Ortodokse Shqiptare Angjelina Araniti (Komneni), dhe Kisha Ortodokse Shqiptare Sherif Sherifi: Fazli Ramadani (1921-1994) - Luftëtar i njohur dhe patriot në malësinë e Bujanocit Klajd Kapinova: E Lumja Nënë Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë Daniel Gazulli & Fritz Radovani: At Gjergj Fishta asht Mendja, Zemra e Shpirti i Popullit Shqiptar Thanas L. Gjika: Palok Lulash Daka - Studiusi që punonte sa për katër Bedri Tahiri: Zenel Hajrizi - një emër që nuk harrohet Ibrahim Egriu: Prof. Emin Pustina - Pedagog i shquar dhe atdhetar i devotshëm Agron Shabani: Njeriu me liri në sy Mërgim Korça: Patër Gjergj Fishta në 70 vjetorin e vdekjes Ibrahim Egriu: 6 vjet pa poetin dhe artistin komik dibran, Atli Piperku!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx