Faleminderit
Hilmi Saraçi: Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994) (IV)
E hene, 17.01.2011, 07:58 PM
Aziz Zhilivoda luftëtar dhe udhëheqës i shquar për Shqipërinë etnike (1912 – 1994)
(IV)
(Monografi)
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Vëllau, Hajrizi pas torturave barbare në Bivolak, kishte arritur të ikë në Qyqavicë
Hajrizin e kishin mbajtur dy ditë e dy net të lidhur dhe e kishin rrahur e maltretuar barbarisht, derisa një natë kur kishte shkuar në toalet, ushtari partizan komunist e kishte ruajtur në koridor derisa të dalë nga toaleti, mirëpo pasi toaleti ishte i ndertuar në formë primitive, më dërrasa, Hajrizi duk parë se nuk mund të qendërojë më, hjek dërrasat e toaletit dhe nëpër mesin e hapur, bie poshtë dhe ikë shpatit përpjet, në drejtim të Qyqavicës
Në veçanti shquhet edhe më herët terrori ndaj vëllëzërve të tij , Hajrizit (babas së kolonel Ahmet Krasniqit ) dhe Azemit të cilët e ndihmonin vëllaun në bunkeret e ndërtuar në Qyqavicë dhe kujdeseshin për fëmijtë e tij, djemet: Ragipin, Faikun, Shaipin dhe vajzat:Nurijen, Habiben dhe Dinorën. Ata nuk ishin kyrsyer nga rrahjet dhe maltretimet bashkë me djemët e agjallarëve, Çerkinin dhe Qerimin… Për këtë arsye forcat partizane komuniste një ditë e kishin sjellur Hajrizin të lidhur me duar prapa shpine në Bivolak të rrahur dhe të munduar barbarisht, në shtepinë e Ahmet Sadri Saraçit, ku ishte Shtabi i Brigades Partizane Komuniste (1944). Komunistët partizanë kishin zgjedhur këtë lokacion, në lagjen Saraçi pasi nga kjo lagje ishin kundershtarët e pushtetit komunist, ballistët: Fejzullah Saraçi, Emin Saraçi (i biri i Fejzullahut), Fazli Saraçi, Muharrem Saraçi e të tjerë. Për Muharremin, Aziz Zhilivoda kishte pasur një simpati të veçantë. Në Shqipëri i kishte thenë Xhemailit se i kojtohet mirë “ai djaloshi me trup të gjatë atleti, me qendrim burrëror, i vendosur dhe i pa luhatshëm në aksionët kundër armikut”… Në shtepinë e Ahmet dhe Abaz Saraçit, kumunistët ushtronin gjithashtu terrorin ndaj familjes Saraçi, veçanisht ndaj nipit të Fejzullahut, Ukën të cilin të lidhur e shetisnin rrugëve të fshatit me automatikë në dorë dhe thonin se do ta pushkatojnë nese nuk tregon se ku mshehen Fejzullahu dhe ballistët tjerë. Mirëpo Uka ishte shumë i përmbajtur dhe i paluhatshëm në qendrime, prandaj kurrë nuk tregoi se ku gjenden vëllëzerit e tij dhe të tjerët ballistë…
Hajrizin e kishin mbajtur dy ditë e dy net të lidhur dhe e kishin rrahur e maltretua barbarisht, deri sa një natë kur kishte dalë për toalet, ushtari komunist serb e kishte ruajtur në koridor deri sa të dalë nga toaleti, mirëpo pasi toaleti ishte i rregulluar në formë primitive në katin e dytë, me dërrasa, Hajrizi duke parë se nuk mund të qendrojë më, hjek dërrasat e toaletit dhe nëpër mes hapjes bie poshtë, për të ikur shpatit përpjet në drejtim të Qyqavicës. Ai këtë plan e kishte bërë një natë më parë dhe e kishte parë mundësinë si të ikë. Ushtari serb kur shef se Hajrizi është vonuar, then derën, por ai kishte ikur. Shkrep disa breshri plumbash, bëhet një tollovi e madhe ku ushtarët komunistë partizanë si të qartur vrapojnë pas tij për ta zën…
Terrori serbo komunist zgjerohet pas dorëzimit të Hajrizit
Fshatarët e Zhilivodës i kishin detyruar që të leqitën nga familja e Aziz Zhilivodës, vetëm 2,3 familje nuk kishin përfillur këtë urdhëresë të detyrueshme të pushtetit komunist- tregon Faiku, djali i dytë i Azizit dhe përkujton disa momente të vështira kur si bari ruante delet vetëm, sepse barinjët tjerë të fshatit dronin të ruajnë së bashku dhe të luajnë, si zakonisht me njëri tjetrin.
Një kohë nuk bie në dorë, bashkohet me Azizin në malet e Qyqavicës. Mirëpo duke parë se familja. miqët dhe fshatarët po përjetojnë tmerrët dhe masakrat e papara, kishte vendosur që të dorëzohet vullnetarisht. Në burg kishte qendëruar tri vite. Aty kishte vuajtur dhe kishte përjetua mundime të mëdha, deri sa më vonë ishte lirua me kusht që të lajmërohet çdo ditë në OZN-en famëkeqe. Hajrizi edhe pas burgut kishte pasur maltretime nga pushteti komunistë , sepse edhe në vitin 1954 ishte burgosur për të tretën herë. Ishte rrah dhe maltretua gjithnjë. Ndersa fshatarët e Zhilivodës i kishin detyrua që të leqiten nga familja e Aziz Zhilivodës… Vetëm nja dy , tri shtepi nuk kishin përfillur këtë urdhesë të pushtetit komunist. Sa vështirë ishte për familjen tonë kjo urdheresë e detyrueshme e pushtetit komuist-tregon Faiku,djali i Azizit dhe ndan disa momente kur si bari ruante delet vetem , sepse barinjët tjerë të fshatit dronin të ruajmë së bashku bagëtinë dhe të luajmë si zakonisht me njëri tjetrin. Kështu familja, djemtë, vëllazërit dhe të afërmit e tij gjatë kësaj periudhe dhe më vonë kanë qenë të ndjekur dhe të përcjellur. Dhuna dhe terrori ndaj familjes së Aziz Zhilivodës dallohet në veçanti edhe gjatë “Akcionit të mbledhjes së armëve”(1956). Hajrizi me djemtë e agjës, Qerkinin dhe Qerimin kishin përjetua tmerre të papara nga UDB-a Juggosllave komuniste. Gjatë kohës sa ishim në burg (1947-1948) në Vushtrri, axhës Hajrizë , Qerkinit dhe Qerimit ua vunë prangat në këmbë me nga
Qendrimi në bunker dhe kontaktet me familjen
Nëna e tij Sherifja dhe vëllau, Hajrizi e kanë informuar për rrjedhat e ngjarjeve dhe e kishin furnizuar me ushqim, nëpër mes kofes që nxirnin ujë, sepse kah mesi i bunarit ishte hyrja në bunker, ku strehohej Azizi. Ai gjatë qendërimit në bunker, kishte kontakte edhe me gruan e tij , Hidën.
Bunkerët ku kishte kalua kohën e luftës dhe rezistencës Aziz Zhilivoda, deri në vitin 1948 gjenden edhe sot si deshmi . Njëri ndër bunkerët që kishte qenderuar ai një kohë të gjatë ishte bunkeri i ndërtuar në afërsi (kapur) me bunarin e oborrit të shtepisë. Nëna e tij Sherifja dhe vëllau Hajrizi e kanë informua për rrjedhat e ngjarjeve dhe e kishin furnizuar me ushqim, nëpër mes kofes që nxirrnin ujë, sepse kah mesi i bunarit ishte hyrja në bunker ku strehohej Azizi. Gjatë kësaj përiudhe të qënderimit, Azizi kishte kontakte të përhershme, në veçanti me nënën Sherife që e thirrnin “Lokja e madhe”, sepse ishte shtatëgjatë, e qendërueshme dhe stoike, për t’i përballua stuhisë së kohës, ishte një burrëreshë e vërtetë, me karakter të veçantë njerëzor- tregojnë z. Elez Krasniqi dhe nipi i tij Xhemaili, për të shtuar se gjatë kësaj kohe Azizi kishte kontakte edhe me gruan e tij, Hiden. Ajo ishte nga familja e njohur Grajçevci e Hadës e cila gjatë luftës që zhvillonte dhëndërri i tyre, Azizi, kishte ndihmua dhe kishte sakrifikua dhe krahas familjes së ngushtë të Azizit, OZN-a maltretonte, rrahte dhe burgoste burrat nga familja Grajqevci.Kështu një ditë OZN-a kishte shkua në Hade dhe kishte hy me dhunë në shtëpinë e mikut të Azizit, Jakupit. E kishin thirr që të paraqitet sa më parë në odë ku kishin hyrë. Posa hynë Jakupi, pjesëtarët e OZN-ës e kapin menjëherë, e lidhin më parë e pastaj fillojnë që ta rrahin në çdo pjesë të trupit deri në alivanosje, e lënë gati për të vdekur. Mandej urdhërojnë që mos t’i afrojnë kurfarë ndihme se nese dikush do të orvatet në këtë drejtim , do të marrin masa të ashpra. Mirëpo Isak Grajqevci nuk e kishte përfillur urdhëresën e tyre. Më parë e kishte zgjidhur, i kishte dhënë ujë e pastaj shpejt kishte përgatitur qerren me kuaj e kishte ngarkua mixhen e tij, Jakupin dhe e dërgon në Fushë Kosovë të mjeku që në atë kohë ishte një serb që kishte zbatua etiken mjeksore dhe i kishte dhënë ndihmen e duhur, pa u frigua dhe kështu Jakupi kishte shpetua nga vdekja- tregon djali i Isakut, Hilmi Grejqevci, për të shtuar se OZN-a kur kishte dëgjua , menjëherë e kishte arrestua Isakun dhe kishte ushtrua dhunën ndaj tij. Pasi Isaku ishte punëtor, minator i njohur në minjerën e thëngjillit në Hade dhe gjatë punës në këtë minjerë kishte tregua rezultate të mdha në punë si një udhëheqës në mihjen e thëngjillit brenda në horizont, ishte hetua mungesa e tij menjëherë, prandaj drejtori i minjerës (me kombësi serbe) menjëherë kishte intërvenua të OZN-a për lirimin e tij.Gjatë kësaj kohe plani pesëvjeçar duhej të plotësohej, prandaj drejtori (serb) kishte thenë se mungesa e Isakut ka me ndikua për ngecjen e “Planit Pesëvjeçar” dhe kishte shtua se më mirë kishte për të qenë mungesa e dhjetë të tjerëve se sa të mbahet në burg Isak Grajqefci. Pas këtij intërvenimi Isakun e kishin lirua- tregon Hilmiu. Xhemail tregon një rast kur një brëmje kishte ardhur nga OZN-a njëfarë Matije Kovaqevi, malazez nga Breznica i cili ishte rritur me shqiptarë dhe e dinte mire gjuhen shqipe. Në shtepinë tonë më parë e thirri baban tim, Ajetin e pastaj puntorët tjerë të OZN-s e marin dhe e maltretojnë përjasht. Ndersa Matija në prezencën time e merrte në pytje nënën time, motren e Azizit, Hafizen. Pasi Matija fliste mirë gjuhën shqipe, nëna mendonte se është shqiptar, prandaj në fillim kur e pyste për Azizin, nuk u frigua. Mirëpo më vonë pasi nuk tregoi nëna kurgju për vëllaun e vet , Azizin, Matija e rrahu me mashë të stufës nënën, gjaku i shkonte fytyrës. Unë i vogël qajta dhe piskata me zë-tregon Xhemaili…
Hida, pa u hamendur ishte përgjigjur: “E kam me burrin tem , Azizin”
Deri me 1948, pushteti komunist nuk dinte kurgjë për vendstrehimin e Aziz Zhilivodës. Ata kishin menduar se Azizi ka dalë jasht kufijve të Jugosllavisë. Mirëpo në këtë vit (1948), gruaja e Azizit, Hida kishte lindur vajzën, Dinorën. OZN-a menjëherë në krye me shefin e saj njëfarë “Tushin” kishin ndërhyrë dhe e kishin thirrur gruan e Azizit, Hidën dhe e kishin pyetur se me kend e kishte këtë vajzë. Hida ishte përgjegjur pa u hamendur: “E kam me burrin tem , Azizin”
Azizi shpeshëherë dilte prej bunkerit dhe shkonte në dhomën e fjetjes. Mirëpo deri kah janari i vitit 1948 nuk dinte kurgju pushteti komunist për vendstrehimin e Aziz Zhilivodës. Ata kishin menduar se ai ka dalë jasht kufijve (në Shqipëri ) si disa ballistë të tjerë. Mirëpo në këtë vit (1948) gruaja e tij Hida kishte lindur vajzën , Dinorën. OZN-a menjëherë në krye me eprorin e saj “Tushin” kishin nderhyrë, kishin thirrur dhe e kishin pyetur gruan e Azizit, Hiden se me kend e kishte këtë vajzë . Hida pa u hamendur ishte përgjegjur: “ e kam me burrin tem, Azizin” . Në këtë mënyrë ajo nuk kishte dashur (pranua) që të msheh. Qëndërimin burrëror dhe moralin e saj të lartë e kishin pëlqyer të gjithë, sepse, mbi të gjitha, fytyra e femrës shqëptare është e pacenueshme dhe e paluhatshme në këto raste… Kështu pushteti komunist kishte kuptua se Aziz Zhilivoda është ende në këtë hapsirë, në Qyqavicë. Kështu pas turturave të papara ndaj një kusheriri të Azizit ishte zbulua bunkeri në oborrin e shtepisë. Partizanët komunist e kishin rrethuar bunkerin, por vet nuk kishin pasur guxim të hyjnë, prandaj kishin detyrua vëllaun e Azizit, Hajrizin që të lëshohet posht dhe të vërtetojnë prezencën e Azizit. Baba i Azizit kishte thenë: “ hyni vet nese u a mban…” Pastaj kishin konstatua se në bunker nuk është Azizi, sepse ai ishte lajmërua me kohë dhe kishte ikur në Qyqavicë. Në bunker kishin gjetur një sexhade, një posteqi, një fitilaqë me dritë një kuti me 100 copë cigare dhe një pushkë të gjermanit- tregon djali i dytë i tij, Faiku.
Aksioni për zbulimin e Aziz Zhilivodës
Ishte dimer i madh, me ngrica dhe me acar. Nëpër malin e Qyqavicës, të lodhur, të raskapitur kishte filluar ecja e rendë si plumbi e popullates. Gratë qanin, memzi ecnin me hapa të rëndë dhe nuk kishin fuqi për tu ngjitur përpjet shpatijeve dhe kodrave me shkambinj e drunj. Nxinin në thua nëpër drunjët e prerë, gurët e thepisur dhe rrezoheshin për toke… Por , si ta gjejnë Aziz Zhilivodën kur ai , sikur kishte fluturuar dhe nuk gjendet kurkund.
Prandaj menjëherë ndërmarrin akcionin për zbulimin dhe kapjen e tij. Ky akcion famëkeq u qujtë “Akcioni për kapjen e Aziz zhilivodës” dhe kurrë nuk do të harrohet, sepse gjatë këtij akcioni u përdoren metodat mës çnjerëzore, me brutalitet të paparë në historinë e njerëzimit. Komunistët partizanë kishin angazhua, me urdhër të vaçantë që në akcion për zbulimin dhe kapjen e Azizit në malet e Qyqavicës të dalin të gjithë banorët: burra, gra, të rinj e të reja, duke menduar kështu se do të preket sedra dhe dinjiteti i shqiptarit dhe do të zbulohet vendqendërimi i Aziz Zhilivodës. Përveç banorëve të fshatit Zhilivodë në këtë akcion, pushteti komunist kishte marrë edhe antarët e familjeve që ishin të lidhura miqësisht me fshatin Zhilivodë, në veçanti me familjen e Aziz Zhilivodës dhe nga familja Saraçi nga Bivolaku ku ballistët e kësaj familje luftonin bashk me Azizin pushtetin komunist. Ishte dimer i madh, me ngrica dhe acar. Nëpër malin e Qyqavicës të lodhur, të raskapitur kishte fillua ecja e rendë e popullates. Gratë qanin, memzi ecnin me hapa të rendë dhe nuk kishin fuqi për t’u ngjitur përpjet shpatijeve dhe kodrave me shkëmbij e drunj. Nxinin në thua në drunjët e prerë dhe rrëxoheshin për toke… Por, si ta gjejnë Aziz Zhilivodën kur ai sikur kishte fluturua dhe nuk gjendej kurkund. Kontribut të vaçantë për fshehjen e Aziz Zhilivodës gjatë këtij aksioni (1948) , kishte dhënë Bajrush Mani, një luftëtar i njohur nga Gllanasella… Përkundër të gjitha këtyre metodave çnjerëzore, maltretimeve dhe turturave të papara, Azizi nuk u zbulua, por më tutje mbeti maleve të Qyqavicës duke luftua dhe rezistua pushtetin komunist. Këtë aksion e kishin udhëhequr Kërstë Kërstiqi i njohur me nofkën “Tushi” dhe Drashku ( më vonë e kishte vrarë gruaja e tij në Podujevë), dy udhëheqës të lartë të OZN-ës me Feriz Magjupin nga Rezniku…
Kundër bashkëpunëtorëve të OZN-ës, Azizi merte masa të ashpra
Azizi një ditë kishte hudhur bombën ku gjendej Feriz Magjupi nga Rezniku i cili ishte dalluar me zullumin e madh gjatë kohës së “Aksionit për kapjen e Aziz Zhilivodës” dhe ballistëve të tjerë. Feriz Magjupi motres së Azizit, Fatës i kishte shpërthekuar kraharorin dhe me akull e borë e kishte mbushur gjoksin e saj…
Në këtë periudhë kohore Aziz Zhilivoda kishte ndërmarrë disa akcione për likuidimin e disa bashkëpunëtorëve të OZN-ës të cilët përcillëshin lëvizjet në këtë teren, në veçanti Aziz Zhilivoden dhe ballistët të tjerë në Qyqavicë. Përmendet aksioni i tij në fshatin Vërrnicë kur Azizi kishte hudhur bomben ku gjendej Feriz Magjupi nga Rezniku i cili ishte dalluar me zullumin e madhë gjatë kohës se “Aksionit për kapjen e Aziz Zhilivodës” dhe ballistëve të tjerë. Feriz Maqupi motres së Azizit,Fatës i kishte shpërthekua krahrorin dhe me akull e borë e kishte mbushur gjoksin e saj. Feriz Magjupi në një farë mënyre ishte hakmarr ndaj Aziz Zhilivodës, sepse kur ishte gjandar në kohën e pushtetit gjerman, e kishte rrah shumë herë Feriz Magjupin, pasi që aso kohesh ai kishte vjedhë dhe nuk kishte dashur që të pranojë hajninë që kishte bërë në pasurin e disa shqiptarëve… Si me Feriz Magjupin kishte veprua edhe me disa bashkëpunëtorë të tjerë të OZN-ës. Kështu u kishte bërë me dije disa policëve vullnetarë shqiptarë dhe disa të tjerëve që shtiheshin si simpatizues të ballistëve se nese nuk heqin dorë nga kjo rrugë e ndyrë, do të likuidohen. Disave Azizi u kishte shkua natën në shtepi dhe “u kishte mbledhur betë”. Njëherë dy të burgosur shqiptarë, si duket kishin qenë nga Kosova Lindore, kishin ikur nga burgu i Nishit dhe kishin ardhur me gjymës shpirti në fshatin Gradicë që shtrihej në anën e djathtë të Qyqavicës. Në ara duke lavruar kishin qenë vëllëzërit nga fshati, bashkëpunëtorë të OZN-s duke lavrua. Këta dy të ikur shqiptar nga burgu, kishin kërkua ndihmë, pasi që ishin të uritur, kishin kërkuar pak bukë. Mirëpo me të kuptuar se këta janë kundër “hyqymetit” vëllëzerit që ishin bashkëpuntorë të OZN-s i kishin kapur tërfurqit dhe gati i kishin mbytur së rrahuri. Pastaj OZN-a i kishte marr trupat e pajetë të tyre dhe kurr nuk ishte ditur për fatin e tyre…
Azizi kur kishte degjua për këtë ngjarje të shëmtuar, një natë ishte përgatitur dhe me mashinkën e tij ,natën pa prit e pa kujtuar kishte hyrë në odën ku ishin vëllëzerit vrasës, bashkëpunëtorë të OZN-s. Azizi në këto momente u kishte drejtuar mashinkën dhe njëherë kishte menduar që t’i vrasë sa më parë, mirëpo ishte përmbajtur, sepse ata kishin ra në gjunjë dhe ishin lutur që t’i falin kësaj here. Azizi pastaj i kishte detyruar që të deklarohen me zë të lartë se janë njerëzit më të poshtër në botë dhe se këto të liga nuk i bënë shqiptari, i kishte detyruar që të deklarohen gjithashtu se nuk janë shqiptarë dhe të lehin si qen… Pastaj i kishte falë, sepse po t’i vriste,kjo ngjarje do të kishte pasoja të mdha në popullatën në këto hapsira përqark Qyqavicës. Këtë e kishte bërë edhe për shumë arsyera të tjera sepse këta bashkëpunëtorë të OZN-ës kishin zbuluar disa jatakë që e kishin mbajtur Azizin. Ata ishin denuar më vonë me nga 20 vite burg. Nder këta të denuar ishin: Bajram Zuka nga Likoshani i cili kishte mbajtur 10 vjet burg. Bajram Zuka me të vllaun Selimin ishin patriotë të shquar në Drenicë. Ata me veprimtarinë e tyre atdhetare kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Bajrami ishte pjesëmarës në luftën e Shaban Polluzhës, prandaj për veprimtarinë e tij në këtë drejtim, më vonë ishte maltretua dhe kishte mbajtur burgun në Nish dhe Goli Otok. Ndersa Selim Zuka i vëllai shquhet më tepër si një strehues i luftëtarëve ballist siq ishte Aziz Zhilivoda. Selimi kishte ndërtua bunkerin në oborrin e tij dhe pasi një ditë kur Azizi me disa shokë kishte ardhur përseri për t’u strehua, ky bunker ishte shkatrrua. Selimi e kishte ndërtua me të shpejt një tjetër jasht fshatit të “Lugu i Ahut” … Ibish Balija (Dervisholli) nga fshati Gradicë gjatë Luftës së Dytë botërore (1941-1944) u inkuadrua në gjiun e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, nën komandën e Shaban Polluzhës. Mori pjesë në mbrojtjen e kufirit verior dhe veripërëndimor të Shqipërisë, në viset e Kosovës, në kufijt me Serbinë dhe Malin e Zi… Shtëpia e Ibish Baliut (Dërvishollit) ishte strehimore e sigurt e njerëzëve të lëvizjes, ku mbaheshin takime dhe mereshin vendime me rëndësi historike dhe kombëtare. Aziz Zhilivoda dhe shumë luftëtarë të tjerë të Ballit Kombëtar vendstrehimin e kishin të Ibish Baliu, prandaj bashkëpunëtorët e OZN-es e kishin lajmëruar dhe kështu në vitin 1953 e kishin burgosur dhe e kishin denuar me 8 vjet heqje lirije. Pasi këthehet në shtëpi nga pasojat e torturave, pa pasur të drejt sherimi dhe përkujdesje mjeksore, vdes në shtëpi. Gjithashtu ishin denuar me disa vite burg edhe kusherinjët e tij, Ilaz Dervisholli dhe Sadik Dervisholli. Në këtë drejtim shquhen Selim Bilalli me të vëllanë, Aliun nga Shtutica dhe Aziz Halil Hajdini nga Dobrashevci të cilët kohë pas kohe ,Azizin e kishin strehua, deri në vitin 1949. Ndërsa dy bashkëfshatarët e tij , vëllëzërit Veliu dhe Murseli një kohë të gjatë e kishin strehua Azizin dhe gjithashtu ishin denuar me burg . Veliu e kishte mbajtur burgun, në shtepinë e Isak Llapashticës në Vushtrri…
Dy vëllezerit, Mursel dhe Veli Krasniqi (me mjekrra) jatak të Azizit në një odë burrash