E premte, 14.02.2025, 06:34 PM (GMT)

Faleminderit

Muharrem Sfarqa: Patrioti i devotshëm i pavarësisë së Kosovës

E shtune, 22.01.2011, 07:58 PM


Abedin Gashi ne mesin e miqeve: Faruk Tasholli, Muharrem Ramabaja, Sabit Rrustemi e Muharrem Sfarqa
Abedin Gashi ne mesin e miqeve: Faruk Tasholli, Muharrem Ramabaja, Sabit Rrustemi e Muharrem Sfarqa

 

Në Përkujtim të veprimtarit të palodhur të  Mergatës sonë në Gjermani,  Abedin Gashit,i cili u shua para pak kohësh (1956-2011)

 

PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Në historinë e re të Kosovës,janarët jan bërë të pamëshirshëm duke marrë nga jeta veprimtarët e devotshëm të qështjes kombëtare,duke vazhduar si edhe këtë vit,kur u nda nga jeta patrioti i palodhshëm i pavarësisë së Kosovës Abedin Gashi.

 

   I vendosur në Gjermani nga viti 1992, Abedin Gashi, shkaku I veprimtarisë atdhetare në kuadër të LDK-së, qe shtrënguar ta lëshojë Kosovën.

Por, pavarësisht larg atdheut, ai shpejtë do përshtatej në rrethin e ri, qoftë përmes angazhimeve në sigurimin e ekzistencës dhe mirëqenies familjare por, mbi të gjitha në vazhdimin e veprimtarisë politike e atdhetare, në kuadër të LDK-së në Gjermani si dhe, veçmas në Fondin për financimin e Republikës së Kosovës, ku për vite të tëra kontributi I tij ishte I madh dhe I pamohueshëm.

 

Në aktivitetin e tij,ai gjithnjë manifestonte vlera të dalluara të urtësisë,respektit,zemërgjërësisë,bujarisë duke mos njohur smirën e gjelozinë si vese që nganjëherë,bëheshin pengesë e kryerjes me sukses të shumë aktiviteteve.Për te nuk ekzistonte problemi në formën e paraqitur por vetëm zgjidhja e tërsisë së tij.Vyrtytet e larta njerëzore që posedonte e bënë të dashur për të gjithë duke i rezervuar vendin e merituar në krye të cdo akcioni.Ai do të udhëheq dhe do të ndihmoj pa hezitim edhe fondet e luftës dhe akcionet."Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës",dhe "Të ndihmojmë Drenicën",si dhe  në "Fondin e Ahenit".Ai ishte aktiv edhe ne evidentimin,zgjedhjen,rekrutimin dhe konsolidimin e njësive ushtarake në mërgatë,që do të marrin pjesë aktive në luftën e fundit në Kosovë dhe

Abedin Gashi (1956-2011)
Abedin Gashi (1956-2011)
këto aktivitete nga ndjenja e moslavdërimit, nuk i reklamonte me pompozitet,sic ndodhë zakonisht me ne në këso raste,si pasojë e mungesës së modestisë,në raport të qasjes së ngjarjeve kur vetë merrë pjesë në to.

Hapi i pandalshëm i Abedin Gashit ecte drejt vizionit dhe veprës së Presidentit historik,dr.Ibrahim Rugovës dhe Ora e Kosovës dhe e shqiptarëve po rrahte në zemrën e tij,me të cilën ai po maste kohën;si atëherë kur po vonohej deri në mëngjes në familjen e tij edhe atëherë kur në demonstratat shqiptare nëpër Evropë,po arrinte i pari.

   Abedini,pos që ishte anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së për Gjermani,dhe kryetar nëndege për NRW,aktivitetin e tij e zhvilloi edhe ne rrafshet tjera kulturore të shqiptarëve.Me iniciativën e tij u themelua qendra kulturore shqiptaro-gjermane ne Stolberg,e cila në  shënimin e festave kombëtare do të bashkojë mërgimtarët,ku gjuha e bukur shqipe,kënga e flamuri do të ruajnë identitetin dhe vlerat tona kombëtare që për fatin tonë të hidhur,kërcnohen gjithmon për t`u harruar.

   Ai tregonte një kujdes të pa përshkruar ndaj vizitave që i bënin Klubit Shqiptar "Arbëria",të Stolbergut,kryetar i së cilit ishte,por edhe atij "Besa",të Ahenit dhe "Bashkimi Kombetar",të Julishit, shqiptarë e të huaj,të cilët asnjëherë nuk i përcolli siç thuhet shpesh duarthatë.

Ai do të presë, çmojë e nderojë dhe do t’I mbetet besnik deri në vdekje, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.

Por, Abedini mirëpriti e nderoi edhe shumë figura të shquara të Kosovës ,patriotë të kombit si:Dr.Ali Aliun,Dr.Bujar Bukoshin,prof.Fadil Sylejmanin,prof Hajzer Krasniqin,Marjan Tunajn,Anton Kolaj etj,luftëtarët e lirisë:Sali Cekun,Fehmi Lladrovcin Tahir Zemajn e Mehdi Hazirin etj,poetët e këngëtarët:Azem Shkreli,Ali Podrimja,Faruk Tasholli,Adem Gashi,Sabit Rrustemi,Agim Gashi,Hasan Qyqalla etj,skulptorin Agim Cavdërbasha,publicistët:Muharrem Ramabaja,Maxhun Smajli,Selajdin Gashi,Halil Rrustemaj,Miftar Dragidella etj,me të cilët ruajti dhe kultivoi raporte të thella miqësore deri në vdekje.

    Edhe në fushën humanitare Abedin Gashi ishte shumë i dalluar.Ai nga buxheti i tij(pasi ishte dhe ndër  afaristët e suksesëshëm),kishte ndarë dy bursa për studentët e Universitetit Të Tetovës,studentes Dashmire Vejselit nga Tetova dheYlber Sherifit nga Gostivari dhe ate për dy vite.Emrat e ketyre studentëve i kishte mësuar vetëm nga një letër falënderimi që i kishte dërguar themeluesi dhe rektori i universitetit të Tetovës,profesor Fadil Sylejmani.Një bursë dyvjecare ai i kishte

Abedin Gashi dhe Qazim Bajgoraliu (kryetare i Ldk-se dega ne Gjermani),gjate nje ceremonie solemne te ndarjes se mirenjohjeve.
Abedin Gashi dhe Qazim Bajgoraliu (kryetare i Ldk-se dega ne Gjermani),gjate nje ceremonie solemne te ndarjes se mirenjohjeve.
ndarë edhe Migjen Çekut,djalit të mikut të tij nga aktiviteti partiak e kombëtar,heroit te kombit Sali Cekut.

    Malli për Kosovën dhe shpresat e dëshirat për një zhvillim të shpejtë të saj ishin preokupim i bisedave te tij me miq e bashkëveprimtarë. Madje edhe në vizitat e fundit që i bëheshin atij,edhe pse e dinte se beteja me sëmundjen e tij të rëndë po i rrënonte edhe shume plane në aktivitetin e tij,sic ishte ajo për themelimin e Qendrës Arsimore,Kulturore Shqiptaro Gjermane,ku kishte arritur paraprakisht,që gjuhën shqipe ta fuste si gjuhë të

pranuar në sistemin shkollor gjerman,për fëmijët shqiptarë,që vijojnë mësimet në rrethin e Stolbergut me rrethinë,dhe kishin mbetur për t’u zyrtarizuar pas përmbushjes edhe të disa formaliteteve.

Ai kishte shpalosur edhe dëshirën e tij për formimin e një shoqate humanitare,pasi siq thoshte shpesh"më së miri e ndjej veten kur dikush gëzohet për një ndihmë,sado e vogël të jetë ajo"

     Për figurën e veprimtarit Abedin Gashi,të entuziasmuar me aktivitetin dhe veprën e tij,disa nga shkrimtarët tanë i kanë kushtuar edhe pjesë fragmentesh ne krijimtarite e tyre,si:Adem

Gashi te,"Portali i fshehtë i jetës",Ali Podrimja,Sabit Rrustemi,Agim Gashi e Faruk Tasholli përmes librit publicistik "Afaristë shqiptarë në Gjermani".

   Në komemoracionin e rastit për mikun e dashur e te nderuar,si edhe në varrimin e tij në Kosovë, Abedin Gashi,mbeti kujtim i çmuar për të gjithë ata që në cfardo mënyre njohën veprën dhe figurën e tij.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora