E premte, 14.02.2025, 06:16 PM (GMT)

Faleminderit

Agim Gashi: Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet Arkitekti i Pavarësisë

E premte, 21.01.2011, 08:00 PM


PRESIDENTI RUGOVA ISHTE, ESHTE DHE DO TE MBETET ARKITEKTI I PAVARSISE

 

Shkruan Agim Gashi

 

Sot më 21 janar 2011, tek varri i Presidentit do të vërshojnë qytetarë, subjekte dhe institucione për ti bërë homazhe njeriut që ishte ikona e mbarë kombit shqiptar dhe kolos i çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova do të mbetet përjetësisht përsonaliteti historik i kombit, sepse për 16 vite sa ishte kryetar i partisë që Ai e ngriti dhe e udhëhoqi, ishte edhe kryetar i Republikës së Kosovës që pas luftës të zgjidhet edhe kryetar i shtetit të Kosovës, ishte vizionar e diplomat dhe njeri i urtë që arriti të bëj kthesa kolosale kombëtare duke jetësuar aspiratat e popullit.

Fatkeqësisht vdekja na e mori herët, aq herët kur neve na duhej më së shumti. Dhe kjo është arsyeja që edhe sot pas pesë viteve pos krenarisë që e kishim dhe jetuam në epokën e Tij, na gërshetohen ndjenjat duke e bërë dhembjen edhe më të thellë. Kjo dhëmbje, ky pikllim i popullit shqiptar, do të zgjasë duke mos njohur kufijtë kohorë e toksorë.

 

Koha prej pesë vitësh ishte kohë e mjaftuar që klasa politike të meditoj dhe të reflektoj për të kaluarën që Kosova e ka lënë mbrapa, për të përfituar eksperiencë dhe trashëgimi të lëna nga Presidenti Rugova, për të shkuar para duke ndjekur rrugën e tij. Rruga rugoviane ishte dhe është më se e domosdoshme për prosperotetin dhe ardhmërinë e këtij shteti, sepse ai ishte kampion i liderit demokrat jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë, ishte modeli i politikanit humanist, liberator dhe liribërës. Për këtë arsye edhe njerzit e politikës botrore thanë se Dr. Rugova ishte më shumë se politikan, më shumë se lider, më shumë se shtetar, më shumë se gjiçka tjetër. Ai kishte një urtësi të mahnitshme që bënte për vete masën popullore të shumë vuajtur nga robëria. Me përkushtim të pashembullt u bë Qytetari i Parë i Kosovës dhe arriti që pa aparat burokratik, pa aparat propogandistik, pa makineri detyruese pa asnjë mjet shtrëngimi e manipulimi, në mënyrë njerzore e të drejtëpërdrejtë, vllëzërisht e shqiptarisht, në formimin e vetëdijës qytetare të shtetit të Kosovës. Ai nxiti vetëdijen tek individët se me sjelljen, qëndrimet dhe veprimet e tyre nderohet jo vetëm vetja, familja, prejardhja, brezi, por, edhe vetë Kosova dhe shteti i saj. Kjo ishte më e rëndësishmja, sepse shumë më vështirë është të edukohet qytetari i një shteti dhe të ngrihet vetëdija shterore e qytetarit, se sa të bëhet shteti.

Shteti konsiderohet i bërë kur të ketë arritë ti bëjë mardhënjet e shëndosha me qytetarët e vetë dhe të jetë krijuar mirëkuptimi i ndërsjellë midis shtetit dhe individit. Këtë Dr. Rugova e kishte arritë por që fatkeqësisht pas vdekjes së tij filloi të zbehet brutalisht.

 

Dr. Rugova ishte kolos mbi kolosët. Duke definuar një politikë të luftës ndryshe nga barbarët serb, fitoi zemrat e shumë politikanëve modern botror, duke arritë që të bëj miq të sinqert e që mundi u shpagua katërcipërisht. Pastaj arriti që të fitoj edhe zemrën e popullit të Kosovës, duke u kthyer në një lider të zemrave shqiptare. Sa herë që populli ia dha votën , ai e dinte se vota e tij po i ipet vetëvetes së tyre dhe shtetit të Kosovës. I vetmi Dr. Rugova në hapsirat e ish Jugosllavisë, ka arritur që me menqurinë dhe politikën e tij, ti rrëzoj kurthet dhe barrierat e ngritura në shekuj nga politika antishqiptare serbe. Politika dhe metoda e të bërit politikë e Dr. Rugovës, jo që u përqafua nga populli i Kosovës por kjo politikë u përqafua edhe nga kundërshtarët e tij politik. Fytyra simpatike e tij si lider ishte edhe fytra e Kosovës. Populli brohoriste: Rugova-Kosova!

 

Doktor Ibrahim Rugovën që pesë vite se kemi më në mesin tonë. Por, Kosova duhet të shkoj rrugës së Tij, nga e cila askush nuk do duhej të kthehet mbrapa. Ai është tani mbi qiellin e Kosovës ku si Engjëll Mbrojtës vështron dhe bën sehir me veprimet e disa liderëve shkatrrimtarë të asaj që ngriti Ai dhe populli me mund e sakrificë.

 

Dita e shtune e 21 janarit 2006 e pikrisht të orës 11:38, momenti kur pushoi së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të shetit të Kosvës, ishte edhe dita kur pushoi së rrahuri zemra e Kosvës dhe kombit shqiptarë, pushoi zemra e njerzimit. Në momentin më delikat të historisë së re, para finalës së madhe, populli shqiptar përjetoi humbjen më të madhe në histori.

Kosova humbi njeriun e pa arritshëm, njeriun e pa përsëritshëm. Humbi Simbolin e shtetsisë që njëherit ishte emblemë e lirisë dhe e pavarsisë, kultivues dhe promovues paqeje, miqësie e humaniteti, i vlerave demokratike, kombëtare e njerzore. Humbi të vetmin kryearkitekt që e bëri Kosovën-Kosovë.

 

Sot pas pesë vitesh i dashur President, e di që të janë bërë shumë padrejtësi edhe për së vdekuri. Ta shkatrruan partinë tënde dhe u bënë dy taborre. Ta ndërruan flamurin, himnin, u munduan ta ndërrojnë edhe emrin. Por, fli i qetë se emri i Juaj është i shenuar me shkronja të arta të lirisë, sepse ti na ishe prijës legjendar i cili triumfalisht hyre në Panteonin e burrave më të shquar të kombit. Ti do jeshë përgjithmonë Yll që shëndrit token e Arbërit dhe lirinë e njerzimit, do jesh burim e rrezeve të paqës, lirisë, miqësisë, dashurisë dhe humanizmit njerëzor por edhe i bashkimit të asaj që quhet rugoviane. Pusho atje lartë në Velani të Dardanisë ku puhizat e frymave arbërore ta flladisin shpirtin tënd Engjëll.

 

 

Agim Gashi

 

KOLOSIT DARDANIAN DR. IBRAHIM RUGOVES

22.01.06

 

Lot´ e varg i derdhi n´letër

Se si Ti ma nuk ka tjetër,

Dhe sharkia mbushë me mall´

Kanga ime shëndrrohet n´vaj.

 

Lum´ Kosova që e pat nji djalë

Mirë i rrinte në qafë nji shallë,

Lum´ e lum´ bante Kosova

Nderi i Kombit Ibrahim Rugova!

 

Lumja nana n´dritë që e qiti

Lumja shpija që e rriti,

Lum´ Dardania që t´pati Ty

Për Vatan dritë e LIRI!

 

Kah u nise me nji grusht dhe

Për liri e për atdhe,

Gju më gju me burra t´botës

Me ja sjellë lirinë Kosovës.

 

Limja nana n´dritë që e qiti,

Lum´ Kosova që të rriti,

Mbete simbol dhe krenari

Lum´ ky popull që t´pati Ty !

 

Prina, prina t´thoshte Kosova

Gjithmonë n´ball´ Ibrahim Rugova,

N´shpirt e bajshe nji amanet

Që këtë popull n´dritë ta qet.

 

Lumja nana n´dritë që t´qiti,

Lumja shpija që të rriti,

Lum´ e lum´ populli që t´pat´

Dymijë vjet i ke sjellë fat !

 

Qan Kosova e lshon kushtrim

Me shumë mallë e me gjëmim,

Loton Prishtina, loton Tirana…

Loton nusja e vajton nana.

 

Lamtumirë o bir Dardani

Lamtumirë për në botë t´amshueshme,

Vepra Jote legjendare

Na e ka ba Kosov´n t´bekueshme!

 

 

Agim Gashi

 

Në pesë vjetorin e ringjalljes

/Dr. Ibrahim Rugovës/

 

Shkuan pesë vite

Do t´shkojnë pesmijë

Me Ty gjithmonë

Në pamvarsi.

 

Shkuan pesë vite

Shekujt varg e vi

Kosova trime

Me Ty në liri.

 

Shkuan pesë vite

Do t´ndrrohet moti

Për Ty i dashur

S’do të teret loti.

 

Sa të jetë toka

Sa t´jetë gjithësia

Krenar n´fitore

Me Ty shqiptaria.

 

Sa t´jetë Luboteni

Sa të jetë Rugova

Ty do t´këndojnë

Shqipëri e Kosova.

 

Nga maja e Tomorrit

Nga majë e Korabit

Roje nuri Yt

Në tokën e Arbërit.

 

Bashkë me Nënë Terezen

Dhe Adem Jasharin

Atdheut të përgjysmuar

Ia ledhatoni ballin.

 

Mos t’i bijë e keqja

Mos të vie robëria

Gjithmonë n´tokë të Arbërit

Liria e pamvarsia.

 

Engjujt e lirisë

Në ndihmë Ju vinë,

Ta bashkojnë një popull

Ta bashkojnë Shqipërinë.

 

Si ndërrohen stinët

Dhe vie pranvera

Gjithmonë me emrin tënd

N´fitore të reja.

 

Lum Kosova nanë

Që të pati Ty

Prore roje nderi

Në pamvarësi.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora