E premte, 14.02.2025, 06:53 PM (GMT)

Faleminderit

Xhevat Rexhaj: 5 vite pa Presidentin Ibrahim Rugova

E enjte, 20.01.2011, 08:00 PM


 

5 VITE PA PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA

 

Nga Xhevat Rexhaj

 

Njerëz të mëdhenjë të letrave në nivele botërore kanë shkruar se mësuesja më e madhe për një popullë është vetë historia e tijë, pra e atij populli. Parë nga ky këndëvështrim vërtet shumë popujë të botës kanë mësuar dhe përparuar duke u bazuar në këtë premisë të fortë dhe të qëndrueshme.

 

Me gjasë edhe ne populli shqiptarë duke pasur një histori të vrullshme , kuptohet me dy anë të medaljesë, patëm menduar se mësimet e marra nga e kaluara do të na sjellinë shumë përpara që të jemi pjesë e një të ardhmeje të sigurtë dhe të mirëqenshme. Nisur nga kjo doktrinë e të mësuarit nga e kaluara pra historia fillet e para u vendosën në fillim të viteve të 90 ta kur në truallin shqiptarë shpërtheu vrulli dhe dëshira që më në fund të jemi fituesë nga të mësuarit dhe mësimet e marra nga e kaluara e jonë që ishte shumë tronditëse në shumë faza historike prej kohës së paraardhësve tanë Ilirëve të cilët fatkeqësishtë me fise dhe principata më vonë, më shumë e dërmuan vehten e tyre se sa armiqët e shumtë. Dihet se atëbotë humben shumë teritore e kjo e tëra vazhdoi edhe me okupimet fatkeqe turke, bizantine dhe më në fundë atyre serbo-sllave. Duke parë të gjitha këto anomali tonat më në fund doli një zë i ktjellët po si uji i Burimit të Istogut, i cili i rrethuar me një elitë kombëtare shqiptare filloi rrugën e mundimshme por të sigurtë që më në fund me mësimet nga pësimet tona historike të gjindet rrugëdalja dhe shqiptarët të jenë fituesit e shekullit të 20, duke sjellur balancin dhe ekuilibrin në Evropën Juglindore siq e quante gjithhere ai zë i lindur në Cerrcën e Istogut pra të Dardanisë.

 

Filozofia dhe vizioni i këtijë zëri të matur, të dashurë, të ngadalshëm dhe shumë të kjartë fitoi zemrat e miliona shqiptarëve, fitoi dashurinë dhe adhurimin, fitoi dallgën shqiptare se më në fund Zoti paska krijuar dhe dërguar një shqiptarë që me filozofinë dhe urtinë e tij së pari ka ndërmend që shqiptarët të i mbushi mendë se vetëm të bashkuar dhe jo të përqarë mund të dalin fitues në fushëbetejë me armiqë të mëdhenj përrreth tokave tona. Ky zë që lëvizi dhe vuri në ecje mendjet shqiptare për një të ardhme më të mirë dhe për një progresë shtetëformues për Kosovën ishte ai i të Madhit të Kombit shqiptarë Ibrahim Ukë Rugovës, të lindurë rrënxë Bjeshkëve të Nemura dhe lumit me ujë të ktjellët mu si mendja e tij, Burimit të Istogut. Primare për këtë burrështetas, inspirues dhe realizuesë i pavarësisë së shtetit të dytë shqiptarë në Evropë ishte maturia,durimi dhe dashuria ndërshqiptare, ngase rezultati i dalë nga këto të arritura do të jetë e mira kombëtare për trojet tona, populli u bashkua si  një, funkciononte shteti brenda represionit serbo-sllav,zëri i Kosovës dëgjohej në Bruksel dhe Washington, bota mahnitej por edhe njëherit përgatitej që ta qoj në fund rrugën e nisur nga Ibrahim Rugova President i zgjedhur me vota të popullit, gjë e cila edhe do të ndodhte më vonë.

 

Sa mirë dhe sa shumë bëri që ne të jemi një të bashkuar dhe të vendosur në idenë dhe vizionin e tij, ai kishte urtësinë-populli u urtësua, ai kishte mirësinë-populli u mirësua, ai kishte vendosmërinë-populli ishte i vendosur, ai kishte edukatë familjare dhe njerëzore-populli u bë po ashtu i qetë, ai nuk shante askënd –populli ndjekte rrugëne tij, ai ishte kombëtarë dhe nacionalistë i fortë modern-populli ishte i tillë, ai nuk vidhte-populli punonte dhe angazhohej pa pagesa në mbajtjenë e Institucioneve, ai ishte i vendosur në pavarësi-populli e ndjekte pas me fanatizëm, ai krijoi mikun më të madh shqiptarë SHBA në-Populli ishte miku më i madh i SHBAsë, ai krijoi Ushtri dhe Ushtria shqiptare përgatitej për luftë, dhe ai krijoi vetëdijën shtetëformuese-populli shqiptarë formonte shtetin e pavarur Republikën e Kosovës.

 

Athua mos ndoshi diq tjetër më vonë pas lirisë në Kosovë, athua mos u kthyem në histori të kaluar duke harruar mësimet që i morëm nga ai, vërtet ndodhi diq e padëshiuruar, iu kthyem mosdurimit ndërmjet vehtesë, iu kthyem të keqës dhe lakmisë për bajraqe, lakmisë për dhunë dhe për diktaturë por tani më jo të të huajve por diktaturës alla shqiptare, gati se po.

 

Me 21 janar 2006 vdiq Njeriu që i deshi të mirën kombit, Njeriu që shqiptarët deshi të i bëj faktorë kyq në politikën Euro Juglindore, Njeriu që sa ishte gjallë nuk ishte vetëm Kryetarë i LDKsë por ishte Presidentë i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ai votohej gjthhere me shumicë ngase ishte Shqiptari më i denjë i kauzës sonë të ardhmërisë. Nuk pajtohem se vetëm LDKja ishte e tij, jo asnjëhere, të gjtha partitë që lindën më pas ishin të dala nga mundësia që ai kishte krijuar për të gjithë, ai ishte i Pari i shqiptarëve jo vetëm të Kosovës po i të gjitha trojeve etnike, Ibrahim Rugova ishte Presidenti i shiptarëve dhe i adhuruari i botës demokratike, Njeri i shekujve të historisë së shkruar moderne.

 

Me 21 Janar të vitit 2006 shqiptarët me varg milionësh kishin dal bulevardeve të Prishtinës për tia dhënë lamtumirën e fundit, burrështetasë nga mbarë bota demokratike ishin në varrim, shqiptarët me lotë në sy thoshin me veten e tyre” po si dhe çfarë pas tij, kush he mozomakeq do të na udhëheq” e shumë medime tjera që më vonë do të jenë realitet të përditshmërisë sonë jo të mirë. Eh, na la keq Presidenti Rugova, ishim mësuar që me zërin dhe veprimin e tij të ecnin punët mbarë, nuk ishte lehtë të vazhdohej pa praninë e tij fizike, pa urtësin dhe kombetarizmën e tij, 5 vjetë u bënë pa udhërrëfyesin dhe udhërealizuesin e qështjësë së Kosovës, por tani po shihet se kanë mbeturë shumë punë pa u kryer nga pasardhësit e tij partiakë dhe institucionalë, të gjithë po thirren në emër të tij, po thuaj të gjithë po punojnë anti vizionit të tij, mjerim dhe mallkim njëherit, vardisje dhe mashtrim më pas, deri kur ne shqiptarët do jemi pa histori të mirëfilltë vetanake.

 

Të rinjë dhe të reja të Kosovës, ardhmeri e shtetit ju duhet ta qoni në vend vizionin e Presidentit Ibrahim Rugova, të i zyrtarizoni, Flamurinë Dardanë dhe Hymnin e Dardanisë të projektuara nga projektuesi dhe realizuesi i shtetësisë së Republikës sonë të pavarur, ju jeni nipërat dhe mbesat e Dr. Ibrahim Rugovës.

 

Të deshëm, të duam dhe do të të duam gjithhere O Ibrahim Rugova, ngase do jesh gjithhere në mendjet tona... 



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora