E enjte, 01.05.2025, 07:53 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik të shtetësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

E enjte, 20.01.2011, 09:00 PM


ME RASTIN E PESE  VJETORIT  TE   VDEKJES  SE  PRESIDENTIT HISTORIK TE  SHTETESISE SE KOSOVES TE  DR. IBRAHIM RUGOVES

 

Shkroi: Ramiz Dërmaku

 

Dr. Ibrahim  Rugova ka fuqinë e gjeniut  të popullit. Dr. Ibrahim Rugova ,formoi LDK-së ai me politikëne Tij  paqësore ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelektuale. Ai nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rrreshtur për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare.Para se ai të formonte LDK-në (por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta, që të marrin detyra për ti ndihmuar zgjidhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare).

                 Kombi shqiptarë ka intelektualë të denjë të cilët me suksesë po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore. Njerëzit vijnë e shkojnë, por mbeten gjenitë që shëndrrisin dhe i bëjnë dritë popullit dhe botës. Prandaj, për ne është   shumë lehtë  që së pari të shikojmë në shpirtin tonë dhe t'i shohim kokat intelektuale në qiellin tonë që nuk bërtasin , nuk ngulin këmbë që me dhunë e forcë t'ua imponojnë të tjerëve mendimin e tyre, por vetëm me buzëqeshje, tolerancë, pa xhelozi dhe vendosmëri shprehen: Kjo është rruga  jonë. Shpeshë  shtrohet  pyetja ? Kush i dha gjak gjuhës sonë, kush ia ngriti dinjitetin, kush ia shtoi krenarinë kombit tonë, kush është ai që ringjalli e lartësoi shqiptarin, kush erdhi viteve të fundit që  ngriti krenarinë e fjetur "të gjakut tonë të shprishur", kush i dha zë emrit të arbërit, kush ? Kush udhëhoqi një politikë të menqur  dhe demokratike mbi dhjetë vite në Kosovë ? Kush u shqua si më i vendosur në luftimin e dukurive negative kombëtare që i bëheshin kombit e popullit tonë ? Kush u shqua për vendosmëri, tolerancë, deemokraci, pluralizëm dhe në kërkimin e pavaarësisë së Kosovës. Kush hyri në historinë tonë kombëtare dhe ate botërore me politikën e Tij paqësore, me aq forcë me guxim, me sinqeritet dhe patriotizëm, kush lëkundi nga vendi ( e shuajti mendimin serb për ndertimin e një "Serbie të Madhe")  lëmshin që krijohej nga regjimi kriminel serb, dhe vuri në lëvizje e unitet tërë popullin shqiptarë, kush ...?  Ne mund të pyesim tërë ditën dhe prap do të dalim te njeriu , gjeniu i cili me mençurinë e politikës së tij mahniti tërë rruzullin tokësor.

          E dinë pleqtë, plakaat, fëmijët në djep,  nënat e nuset në shtëpi, e dijnë të gjithë shqiptarët  por edhe të tjerët. E dijnë edhe ata që deshën ta pengojnë politikën e tij paqsore e demokratike..., por ata me orvatjet e tyre e ngritën edhe më lartë. Dhe ishte "FAT" i madh që gjeniun e ditëve tona nuk e deshën të gjithë..., të kuqët, leninistët, majtistët, nanoistët, socialistët dhe ca shërbëtor shqiptarë. Me ata edhe "Perendia" ia kishte ndaluar takimet e bisedat. Shumë popuj patën gjinitë e veta, me të cilat arritën aty ku duhej arritur, aty ku vendosej fati i të tjerëve. Por edhe populli shqiptarë gjatë tërë historisë kishte intelektualët e denjë, kishte penat më të afta intelektuale, kishte ( e ka edhe sot) gjinitë e veta, të cilat e drejtuan dhe e ruaajtën popullin e vetë. Të gjithë popujt nxjerrin nga parahistoria, nga legjenda, nga mistika, figura për të shquar realitetin e sotëm; vetëm ne shqipëtarët duhet shkoqur diqka nga realiteti për të ndritur në thellsi. Kjo është një përparësi e jona. kjo është përparësi që duhet ditur , që duhet patur parasysh e duhet shfrytëzuar, sepse një popull që në gjirin e vetë ka, Fishtën, nuk mund të mos ketë Dr. Ibrahim RUGOVEN, Ismajl  KADAREN, etj. Dr. Ibrahim Rugova njëherë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i cili i tha haptazi regjimit të Beogradit- JO, kështu.., jo me këtë politikë.

       Dalngadalë me mençurinë që posedonte, arriti ta mbaj të gjallë popullin e Kosovës, i cili privohej nga çdo e drejtë për të jetuar. Formoi LDK-në dhe me politikën e tij ofroi pranë vehtes kokat më të afta intelketuale. Nuk u frikësua kurrë nga armiku por punoi pa rreshtur përzgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare. Ky vigan i demokracisë, para se ta formonte LDK-në, ( por edhe pasë formimit i ftoi penat më të afta që të pranojnë-marrin detyra për  ti ndihmuar zgjodhjesë e internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare). Shumë nga intelektualët e denjë - pra edhe ai që e quante veten "baba i kombit" nga frika e pushtetit serb..., nuk pranoi kurfarë posti. Eshtë befasi se "babai i kombit" jo që nuk pranoi "poste", por me të gjitha forcat e tij materiale dhe intelektuale bënte orvatje që ta pengonte politikën që udhëhiqte Dr: Ibrahim RUGOVA, me shokë. Falë punës së pa lodhur të Dr. Ibrhim Rugovës, vizitave e bisedimeve që zhvillonte me kryetar të shumë shteteve në botë, arriti të fitojë përkrahjen e tyre për shkakë të politikës së tij paqësore. U dekorua me shumë mirënjohje, e shpërblime kombëtare e ndërkombëtare për politikën e urtë që udhëhiqte në Kosovë.

 Dy herë nga populli u zgjodhë unanimishtë kryetar i lDK-së, së fundi edhe kRYETAR i Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova ka fuqinë e gjeniut të popullit. Krijoi, organizoi dhe bashkoi popullin si kurrë më  parë, e zgjoi nga gjumi ndërgjegjën e ca intelektualëve, i nisi në rrugë të mbarë hyjnitë e gjysëmhyjnitë shqiptarë në rrugë të mbarë që t'i vënë lëvizje të gjithë popullin dhe ja arriti. Ai e zgjoi nga gjumi shekullor jo vetëm intelegjencin tonë ( por edhe popullin ) , i dha forcëenergji, impuls, ia ngriti shpirtin mbi kokën , e kokën mbi  trupin  u bë LIDERI më i dashur jo vetëm për shqiptarët por edhe më gjërë, u bë KRENARIA e KOMBIT dhe popullit të vetë. Në fundë themi se Gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova, ka hyrë dhe do të mbetet në historin  tonë kombëtare (dhe ate botërore) në radhët e fytyrave më eminente dhe më të dëshmuara të kombit për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Kjo ishte fjala i tij,

ZOTI  E  BEKOFTE  KOSOVEN

 

Punuar me 20.01.2011

Weingarten - Gjermani



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx