E premte, 14.02.2025, 06:04 PM (GMT)

Faleminderit

Prend Qetta: Dr. Ibrahim Rugova Njeriu qe mbeti legjenda e Atdheut te tij

E shtune, 22.01.2011, 07:07 PM


Dr. Ibrahim Rugova Njeriu qe mbeti legjenda e Atdheut te tij

 

Nga Prend Qetta

 

Me mall te thelle dhe nje krenari te jashtzakonshme po e filloim kete shkrim per ta perkujtuar njeriun i cili mbeti legjenda e Atdheut te tij themeluesin dhe Babain e Shtetit te Kosoves, Presidentin e par te saj te moderuar Dr. Ibrahim Rugoven me rastin e 5

vjetorit te kalimit te tij ne amshim. Sikurse ç’do njeri tjeter ne kete bote qe ka pretendimet dhe zgjedh rrugen per te arritur sukses i cili e determinon ardhmerin e tij, poashtu edhe Presidenti yne i madh Dr. Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugen e tij e cila u kthye ne nje filozofi te ashtuquajtur ‘Filozofia Rogoviane’ e cila hyri per te mbetur ne histori si njera nder Idete me te rendesishme bashkekohore te kombit tone.

Ibrahim Rugova u lind me 2 dhjetor te vitit1944 the u rrit ne nje fshat te vogel te Kosoves te quajtur Cerrce qe njifet per bujarine dhe fisnikrine e njerzve te tij. Ne kete mjedis i beri hapat e para njeriu i cili me absorbimin e ketyre virtyteve te po ketij fshati e te po ketyre Njerzve arriti ti kombinoi ato dhe ti mpreh me anen e ngritjes se tij Edukativo-Arsimore ne virtytet ma njerzore qe arriten nje pjedestal te nivelit me te lart boteror duke u bere shembulli me i mire jo vetem per gjeneratat mbrenda suazave kombetare por kumbuan si nje drite shprese edhe per tere Arenen Nderkombetare.

Presidenti Rugova u lind ne nje harmoni te jashtzakonshme te nje Familije Shqiptare e cila e mbante larte krenarine e njerzve te saj per sherbimet qe i benin kombit te vet dhe e ngritnin labidarin e kesai krenarine ne piedestalet me te larta te mundshme qe i lejonte koha dhe rrethanat e krijuara ne kete periudhe te histories son kombetare. Por kjo Harmoni u shkatrrua per nje kohe te shkurter nga plumbat e armikut tone shekullor serbian nga i cili ishim te sulmuar si komb, ku sulmoheshin the vriteshin bijet the bijat me te mire te tij, e nder ta edhe gjyshi Rrust Rugova dhe babai Uka u vrane nga shovinistet serb ne krye te detyres historike kombetare duke lene pas vetes nje veper sa kombetare poaq edhe njerzore, por perpos kesai ata lan pas vetes edhe birin e tyre trashegimtarin e pa vdekshem i cili u shendrrua ne Legjenden e Atdheut te tij per te ngelur per jet te jetes si kordinatori i te gjitha Idealeve te heronjeve te kombit te vet duke i shendrruar ato ne realitet dhe duke e bere te mundshem realizimin e te gjitha endrrave per pavarsimin e popullit te tij duke u bere keshtu ideatori dhe inspiratori mbar kombetar. Ata e lan Ibren 1 (nje) muajsh si ne befasi duke ikur nga kjo bote e duke e lene ate pa dy njerzit me te dashur dhe qe u bene peshoja me e rende e jetes se tij e kur i kujtonte i behej sikur rrotullohej Toka the hapej Qielli per ta marr keshtu takimin dhe perqafimin e tyre. Se nuk i harroi kurr tregon fakti se ai me perpikri dhe perkushtim e vazhdoi vijen politike qe ata veq tanime e kishin trasuar duke e paguar edhe me jeten e tyre.

Pas gjith kesaj tragjedie familiare e mbar kombetare filloi jeta e ketij njeriu i cili nen mbikqyrjen dhe perkujdesjen familiare po perparonte ç’do dite duke ju prire keshtu sukseseve te jetes. Me Intelektin e qfaqur qe ne fillim te jetes se tij, ai filloi te behet njeriu me i dshur per te gjith njerzit qe e kan njohur si dhe me suksesin qe tregonte ne shkolle ai i hapi rrugen dhe i krioj mundesi vetes qe te vazhdoi pergatitjen prei nje Intelektuali te mirefillet bashkekohore. Me kete pergatitje Rugova filloi ti josh problemet e para filozofike dhe shkencore ku edhe u gjend perpara dilemave ne mendimet se qfar duhet bere me tutje per ta vazhduar rrugen e sukseseve qe kishte nisur. Ai synimin e kishte tek Gjuha dhe Letersia. Sikur nuk mund ti anashkalonte pa i studiuar mendimtaret e letrave te gjuhes the kultures Shqipe. Keto i mundesuan atij qe ti konceptonte problemet me esenciale qe e preokuponin kombin tone. Traitimi i ketyre problemeve nga ana e filozofise Rugoviane arriti fazen me te lart te projektimeve qe quan deri ne zgjedhjen e shumices esenciale te ketyre problemeve.

Rrugen qe ai e kishte zgjedhur ishte tipike autoktone vendore: urtesia, burreria, durimi dhe sakrifica te gjitha keto te prirura nga ideali i nje organizimi te mirefillet shoqeror e politik te pa pare ndonjehere me par ne skenen politike. Ne kete rruge me kete filozofi Dr. Rugova mblodhi rreth vetes Kabinetin me te fuqishem qe kishte patur ndonjehere udheheqesia e kombit tone. Ai bashkpunoi me Ajken e Intelegjences sone Kombetare: Fehmi Aganin, Mark Krasniqin, Bajram Kelmendin, Anton Qeten, Zekeria Canen, Nexhat Dacin, Fatmir Sejdiun, Bardhyl Qaushin, Adem Jasharin, Sali çekun, Xhemail Mustafen, Sabri Hamitin si dhe tere stafin e Lidhjes Demokratike, Partive tjera politike dhe te gjith njerzit qe perpiqeshin per lirine e Kosoves. Mirepor Dr. Rugova kishte edhe nje simpati te jashtzakonshme pre te gjitha figurat kombetare historike qe i studionte me kujdes si: Shen Laurin, Florin, Bogdanin, Barletin, Topullin, Qabein. Nolin, Konicen, Fishten e posaqerisht Kastriotin e Nene Terezen qe ishin kulmi i filozofis se tij. Ai kurr nuk u ndal vetem ne suazat e kesai filozofie te shkelqyer kombetare dhe duke e perdorur Intelektin dhe dialektiken ai beri tranzicionin dhe lidhshmerine me rrethet nderkombetare duke u bere shembulli me i mire i mundshem i njohjes se kombit tone ne tere globin. Kontakti i tij me Filozofine perendimore si dhe hulumtimet qe ai i bente ne cilesin e ekspertit te mirefillt rreth Jems Joisit, Niqes, Getes e shum e shum te tjerve sikur i thyen barierat ne rrelacionin tone me boten qe ishin kriuar nga armiqet tan ngado qe vinin ata. Keshtu qe marria mbi supet e Presidentit tone legjendar te rrolit udheheqes te fateve e kombit tone ne momentet me te veshtira te egzistences se tij, ku po sprovoheshin eksperimentet me diskriminuese qe qonin deri ne qfarosjen e tij ne fundin e shekullit 20 dh fillimin e atij 21, e beine ate njeren nder figurat ma humane te ketij shekulli. Me fuqine e mendimit qe ai kishte terhoqi vemendjen e njerzve me eminent ne mbar boten duke i shtyre ata qe te mendoine seriozisht per padreitesit qe i beheshin kombit te tij shqiptar. Keshtu qe zbuloi fytyren kriminale te armiqve tane perpara ketyre njerzve te cilet nuk mund ta linin pa e goditur padrejtsine tashma te shumfishuar. Ishte kjo goditje per vdekje e kriminelve te Ballkanit te cilet spo mund dot ti fshehin krimet e tyre ne realitetin e ri te krijuar me kaq shume sakrifica.

Jane shum te rralle ata njerz ne bot qe jane te privilegjuar per ta udhehequr popullin, kombin e tyre per dekada me radhe, por jane edhe shum me te rralle njerzit qe e udheheqin popullin, kombin e tyre siq e ka udhehequr Dr. Ibrahim Rugova drejt sukseseve te medha nen rrethana te pa imagjinueshme shtypese, udheheqje kjo qe solli lirin dhe pavarsine e popullit tone ne Kosove.

Presidenti Rugova u nda nga jeta me 21 janar te vitit 2006 duke kaluar keshtu ne amshim dhe duke na lene ne dhibje e te piklluar per ikjen e tij te shpeit ne njeren ane, por krenare, faqebardh e te lumtur qe e kishim ne anen tjeter. Siq e kemi pare per ta perciellur per ne shtepine e fundit para 5 viteve kishin vershuar njerz nga te kater anet e Botes nga te gjitha radhet e shtresave shoqerore e politike, si dhe shtetet e njerzit me eminent te globit. Por gjithashtu shkuan per ti bere nderimet e fundit edhe nje grup i bashkatdhetarve te bashkuar rreth Qendres Hasan Preishtina nga ketu, Waterburi i larget i SBAve si dhe se bashku me delegacionet tjera nga gjith diaspora per te perciellur pikllimin e te gjthe mergimtarve me te cilet Presidenti yne i madh Kishte bashkpunuar dhe bashkvepruar gjat gjith rrugetimit te tij ne luften per liri, paqe,miresi e dashuri njerzore.

Andai neve sot me mall dhe te piklluar per kete humje kaq te madhe e perkuitoime Kolosin e shqiptarise i cili na la ne kohen kur na u eshte dashur me se shumti ne ndertimin e shtetit te cilin ai vet e themeloi me aq mund e sakrifice. Lavdi i qofte jetes, vepres dhe punes se Dr. Ibrahim Rugoves i cili edhe mbeti Legjenda e kombit te vet.

 

Prend Qetta

Waterbury, Janar 2011



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora