Mendime
Ramiz Dërmaku: Ikonat shqiptare
E merkure, 05.01.2011, 07:57 PM
Disa fjalë për ikonat kombëtare
I K O N A T SH Q I P E T A R E
Shkroi: Ramiz Dërmaku
Njerëzit dëshirojnë t'i takojnë, të njihen për së afërmi me ta, ti ndjekin paraqitjet e tyre në publik, në koncerte, promovime librash e romanesh, etj. Ne kësaj radhe do të shkruajmë për disa prej atyre personaliteteve shqiptare të cilat kanë vu emër në analet (e letërsisë, kulturës dhe artit muzikor) kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Shkrimtari i shquar shqiptar me famë botërore ISMAJL KADARE. Eshtë një nga romancierët më të njohur i kohës sonë, në gjithë botën, dhe në të gjitha gjuhët. Eshtë shkrimtar që rradhitet në radhët e para të shkrimtarëve botëror. Ismajl Kadare është shkrimtar UNIVERZAL , me një traditë narrocioni që e ka origjinën që nga Homeri. Shkrimtari me famë botërore gati për çdo vitë u ka dhënë lexuesëve nga një roman, që i gëzon, por edhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall mendime të thella... Për çdo ditë shkruhet, thuhet e kërkohet nga personalitete të mëdha me famë botërore që Ismajl Kadare të shpërblehet me çmimin NOBEL. Prandaj lirisht mund të themi se shkrimtari Ismajl Kadare është IKONE shqiptare.
- Këngëtarja e madhe Fatime Sokoli, është ikonë e shenjët e këngës shqiptare. Fatime Sokoli me zërin e saj brilantdhe të papërsëritshëm vite te tëra ngriti veten në pikën më kulmore të interpretimit, krijoi legjimitetin e saj të pavdekësisë. Rradhitet në grupin e këngëtareve më të njohura me vlera të rralla , artiste e shquar për interpretim mjeshtëror të këngës popullore. Ne mund ta quajmë " Mbretëreshë e këngës popullore" , ose urugan i kalibrit europian. Fatime SOKOLI, ishte një këngëtare e kompletuar me një kulturë të lartë interpretimi, e cila gjatë ndertimit të karierës së saj , nderohet me çmime të shumta.
- Këngëtarja me zë të veqantë ose siq e quajmë ndryshe "Bilbili i Kosovës", është e madhja Nexhmije PAGARUSHA. E quajtën bilbili i Kosovës dhe e melosit shqiptar ka një zë të kristaltë dhe është ambasadore e kulturës shqiptare në botë. Këngët e Nexhmijes, janë një pellg emocionesh artistike . Brezave që vijnë pas saj u la këngë të çmueshme të muzikës sonë. Mbi 35 vite ajo këndoi me zërin e saj brilant mbrenda por edhe jashtë Kosovës, deri në vitin 1984. Nexhmijen, mund ta quajmë ndryshe edhe ylli i Kosovës, sepse këndoi dhe shkëlqeu vite te tëra si heroinë kombëtare, sepse këndoi ne të gjitha trojet shqiptare por edhe në diasporë.