Mendime
Skënder Shala: Kurrë s'kemi pasur më shumë intelektual analfabetë e qyqarë se sa sot?!
E hene, 03.01.2011, 07:57 PM
Kurrë s'kemi pasur më shumë intelektual analfabetë e qyqarë se sa sot?!
-Ky titull mu kujtua nga një deklarim i zotëris së tijë, Otto von Hapsburger.
Nga Skënder Shala
Mbas sa vitëve po me kujtohet thënja e mikut të shqiptarve, parlamentarit më të vjetër europian, z.Otto von Habsburger i Austris, i cili para 10 viteve në një jubile familjare kur thot citati:,,Austria kurr ska pasur më shumë profesor analfbet së sa sot“!
-I shliruar nga ajo enigmë e gjetur që me mundonte sa kohë më parë, tani ma zbuloi miku ynë i madhë i familjes perandorake Habsburge!
Po sikur ti kishtë pa ai instutcionet tona sot, çfar do të thoshte i ndëruari z.Otto i Hapsburgve?!
– Sigurisht së, o bobo, po me këta qyqar, as në parajzë nuk shkohet!
Tani i befasuar dhe i mllefosur nga akademit tona, dhe për indiferentizmin e tyre të pakuptimt për rrethanat e sotshme, mosangazhimin e tyre në këto proçese delikatë, smund të ketë emër tjetër vetëm së një papërgjegjësi morale e nivelit më të ult intelektual.
-Fatkëqësisht ky është realitëti i hidhur dhe shumë i pakuptimt! Sëpse kurr skemi pasur më shumë shansë të shkojmë përpara dhe të zhvillohemi së sa sotl- Asnjëhëre gjatë historisë skemi pasur më shumë intelektual, profesor, doktor, akademik, kuadra në lami të ndryshme së tani! Kur dihet së shumë politika shtëtërore, nga akademitë e shkencave burojnë, si për shembull ajo sërbe, madje ajo stoliset edhe me petkun fetar ,,me profet sërb në emër të zotit“ që edhe feja të jetë më afër e bindse në shërbim të popullit vet!
- Kurse ne shqipërart, presim së çbëjnë dhe çthojnë tjerët për ne!-Bëjmë sehir para gjithë këtyre situatave sikur nuk kanë fare të bëjnë me neve, sikur nuk ka ndodhë asgje!
Ja shifeni sot gjithë këto parti, me një garnitur ,,politikajesh“ si me qënë nga i njëjti produkt i një sërjali, të gjithë veprojnë me të njëjtin recept, sikur të ishin dresuar në të njëjten shkollë,
me të njëjtin ritëm, bashk në hajni, korrupcion, krim, grabitje, dhe në shumë shëmti tjera. Dhe të gjitha këto bëhën me elegancën më të madhe profesionale, me një demagogji institucionale pa ju futur therrë kujt në këmbë!
-Droji së kjo çthurje, nga ky ujem mbeturinash, ka rrezik të bëhet kronike, dhe pastaj i mori lumi të mjellurat me shumë mund dhe sakrificë, që janë bërë vitëve të tëra nepër shekuj.
Sot populli është shumë i shqetësuar nga këto politika që prodhojnë dhe sjellin pasiguri!
Po si të ketë zhvillim kur as një qevëri nuk ka program zhvillimor, në asnjë drejtim!
-Shife parlamentin e Shqiperisë, në vend që të debatohet për çështje parimore, ata merren me çdo gjë tjetër, por aspak për çfar janë të thirrur dhe emruar nga vota e popullit.- Ata më së miri tregojnë së nuk janë të denjë ta përfaqësojnë shtëtin, popullin, pos intersave klanore. Më tepër përngjanë me një klub grindavecesh, zenkash, sharje, etiketime e akuza nga më të ndryshmet, ofendime, dhe të gjitha këto vetëm për interesa përsonale e pushtet!- Në mungesë të një doktrine shkencore me vizioneve të reja, atëhëre u del punë mjaftë me vetëvetën.
Po ashtu në Kosovë, me partitë e shumta 30-40 e sa të duash, mjafton një festë synetije dhe hop partia! –Ani çfar partish së?- Është thënë mjaft për to.
-E njejta gjë është edhe në Maqedoni, të cilet e kanë humbur rrugen në oborr e shtëpsë!
Si mund të ndertohet një shtet pa plan e program, kur dihet së për një objekt duhet arkitektur dhe planin me të cilen punohet!- Kjo tregon shumë për ,,folozofinë“ e qellimeve të ,,partive“?!
Mendoi së gabimi është bërë duke formuar parti të shumta me egoizmin e bajraktarizmit pa ditur se çfar është demokracia, duke kopjuar shtëtët e medha si Gjermania, Franca, Anglia, Italia e shumë tjera që kanë tradita të vjetra dhe me popullsi shumë miljonshe të cilat e kanë siguruar zhvillimin ekonomik, politik, sigurinë dhe bazën shtëtërore të çendruashme. Mandej këto shtëtë kanë 2-3-4 parti më së shumti, shife Ameriken vetëm me 2 parti. –Por mos të harrojmë së një parti në këto shtëte shumë miljonshe i ka të gjitha kudrat për formimin e qeverisë. Kurse të ne, një parti ska kudra as për një fabrikë që ka 10 000-15 000 puntor së lërë më për shtët. – Meqënse ketyre nuk ju intëreson zhvillimi, por pushtëti prandaj fusin partizanet analfabet nepër vendet kyqe, duke organizur klane që të kenë mundësi të udhëheqën me lehtësi bajraktarizimin provincial!- Atëherë ku me pasur zhvillim, kur katundarizohen të gjitha institucionet në atë kuptimin provicial me idollogji e tabiate lokaliste e mahallash?!
-Duhet bërë e çartë së ne shqipëtart nuk kami parti politike të mirëfillta. Këto që i kemi, janë deshmuar si grupacione vetëm për intëresa te veta me një bagazh plot të këqia! Deri sot këto nuk kanë treguar nivele për forimin e institucione të mirfillta!
-Kjo tregon nivelin shumë të ultë jo vetëm të partive, por në radhë të parë institucioneve me të larta, duke filluar nga akademit e shkencave, arsimi i lartë univërzitar, profesor, studenta, shkolla të mesmë, nënpunës administratave e mbar klasa puntore! Të gjitha këto rropullitje, kanë nxjerr në shësh nivelin e ultë arsimor, në radhë të parë papërgjegjësinë e intelektuale, duke mos studjuar vullnetin dhe moralin e thyar të 60% të shoqërisë nga masat e përgjithshme të popullit, të cilet kanë humbur besimin ndaj ,,partive“!
-Por kjo katrahur sot, nuk do të thot së Kombi shqipëtar nuk ka intelektual të mirëfillt, me vizione të reja për të qeverisë politikat zhvillimore të niveleve të larta shtëtërore?
- Jo jo, po ata nuk kanë shansë të dalin në arenën politike; e para nuk janë antar të një ,,subjekti politik“ e dyta nuk kanë kapital, janë në gjendje shumë të veshtirë sociale, duke qënë të anashkaluar dhe të ngulfatur vazhdimsht nga analfabetizmi intelektualve aktual!
-Pra këto janë pjesërisht disa nga faktët që po e pengojnë zhvillimin e përgjithshmë nacional.
-Ja së çfar me shkrun një miku im në lidhje me rëndesin e organizimit të Lobit shqipëtar në Europë dhe organizimit të mirë në përgjithësi, citati: ,,Sot situata nuk eshte ndryshe, ne prap jemi ne situaten qe mund te asimilohemi krejt nga shtetet e medha. Prandaj nese nuk organi- zohemi dhe nuk punojme per bashkimin, ngritjen e moralit dhe gjendjes ekonomike te vendit, nuk do e perballojme luften kunder asimilimit qe po na kercenon ne kuadrin e globalizmit“!
Dhe vazhdon:-,,Histeria e futjes ne Europe ka faqen tjeter, ate te nevojes qe ka europa per burimet tona natyrore akoma te pa konsumuara dhe per fuqin puntore tone te lire. Europa kerkon krah pune te re, qe te paguaj kontributet dhe te mbaj peshen e shpenzimeve sociale ne rritje te saj. Popullsia e europes eshte ne plakje, pesha e pensioneve dhe e shpenzimeve sociale rrit ne menyre te rezikeshme deficitin buxhetor te vendeve te zhvilluara. Ato nuk duan te heqin dore nga privilegjet dhe niveli i jeteses qe kane krijuar, prandaj dhe kerkojne burime te reja financimi te lluksit te tyre. Kjo eshte nje nga arsyet e hapjes se saj ndaj vendeve te lindjes, te cilat jane kthyer ne tregje te lira dhe furnizues te krahut te punes. Ata vjelin te rinjte tane te shkolluar me shpenzimet tona, ndersa rezultatin e vjelin ata. Prandaj hyrja ne europe ne kete nivel qe eshte Shqiperia dhe Kosova eshte e demshme per ne. Ne europe duhet te hyjme kur te bashkohemi dhe te zhvillohemi dhe pasi te marrim te gjitha masat qe te ruajme ekuilibrin e forcave per te mos u kthyer ne koloni te Europes. Shembull per kete eshte Zvicra, e cila ruan ekuilibrin“!
Cfar mund të shtojmë tjetër këti mendimi pos-ne kemi shumë intelektual analfbet nëpër institucionet të larta në skenën politike, të cilet janë jasht rrjedhave me sjellje naive!
-Që një shembull tipik i këtyre intelektualve; si analist, shkrimtar, i cili kishtë mrizuar në kampin e tmerrit e vuajtjeve në Bllacë, fatëkeqësisht me shumë të tjerë dhe tani mbas 10 vitëve i kujtohet!
Ja çfar tha vjet në RTK citati: ,,i nimëëë, sjemi kujtuar me majtë shënime deri sa ishim atje“?!
-Analisti politk, letrari i cili më shumë përgjante në gjygyma çaji mbi shporet së sa intelektual!
Rreziku qendron në atë sikur jemi mësuar të presim gjithëhëre të na ndihmonë e mbronë dikush, kurse ne vetë lujamë rrolin e të nështruarit, shtypurit, si të shaluar që me kohë!
-Masa tjetër me sindromin e përhërshëm të statutit shërbyes, hyzmeqar i tjerve. Mandej disa ,,intelektual“ të tjerë me vetëknaqësinë e mburrjet e kota me pararitje promovuese, përkujtim apo dikund tjetë, u mjafton tengjerja me mishelakra, mercedesi apo BW në garazhë, dhe nganjëhere valvitjet e flamurit të pa hekurosur në një vend publik!-Një kategori tjetër kalemgjijsh, zhurmagjijsh, sikur u konvenon ta kenë një gropë të hapur përherë që të kenë për çfar të gjuajnë! Disa të tjerë me skepticizem ushqehen, pa gjetur as forcën më të vogel të dinjëteshme për shoqërinë që i përket! Ka edhe nga ata qe thojnë ,,një gjarpër që s`me han mua rrnoftë 100 vjet! Pa dijtë së nga kjo gjendje politike dhe sociale, përfitojnë të tjeret.
Si të tillë të paorganizuar, të deshpruar, vetëperdhosur, të deshprar në një zhgenjim total po punohet me doren e zgjatur për dreqin! – Kjo papërgjegjësi të një katëgori po arrin në vetëmohim drejt asimilimit!
- Ky fat i zi na ka përcjellë në vazhdimësi. Kultura e krenaria jonë antike, shumë shekuj e dhunuar, e shkelur barbarisht na ka tjetërsuar duke na shkrirë në pertrirjen e sojeve të keqia.
-Sot jemi të paorganizuar, të përçar me një ,,politizim“ naiv, jo vetem në trojet tona, por edhe mërgata! – Dhe kështu ne vazhdojmë ecjen tonë pa u shqetësuar shtigjeve të panjohura për t`ardhmen shumë të pa sigurt!!
Kuj duhet drejtuar me ketë ankesë, pos analfabetizmit dhe intelektualve të shurdht?!
-Edhe sa kohë na duhet, deri sa ta sjellim njeriun e mërituar në vendin e duhur?