E diele, 16.03.2025, 08:22 PM (GMT)

Mendime

Tërnoci Press: Sharjet nuk janë në etikën e shqiptarit

E premte, 31.12.2010, 07:16 PM


Antikultura

 

SHARJET NUK JANË NË ETIKËN E SHQIPTARIT

 

Nga Tërnoci PRESS

 

       Kohën e fundit, në webfaqet tona, ka vërshuar një lum i rrëmbyeshëm me sharje, fyerje e shpifje nga më të pistat, sa njeriu e ka vështirë t’i qaset ndonjë problemi për ta botuar në këto dritare informative.

      Këta aninimusë, ose emra fiktivë, apo të adresuara me qëllim të keq, me iniciale të ndonjë personi, i cili fare nuk ka lidhje me këto komente, të cilat botohen krejt në fund të punimit të prezantuar në webfaqe, gjithnjë po i iritojnë lexuesit e ndershëm, që presin me padurim të mësojnë diçka të re për rajonin e Kosovës Lindore.

      Këta anonimusë, pa kulturë, pa dinjitet, madje pa kurrizorë, i keqpërdorin webfaqet, duke degraduar autorët e opinioneve, qasjeve, vështrimeve si dhe prishin imazhin e webfaqeve, të cilat vet u japin hapësirë për t’i komentuar punimet e publikuara.

      Merre me mend, kjo ndodh vetëm te ne dhe askund në botë. Fyhet e njolloset autori i punimit, nga persona të papërgjegjshëm dhe drejtuesit e webfaqeve nuk kujtohen të kërkojnë fale për këto fjalë të rënda e bizare si dhe nuk kanë guxim t’ua ndalojnë hovin këtyre dukurive negative, të cilat tallen me personalitete e jetës sonë shoqërore-politike.

       Ne e dimë se me komunizmin ka rënë edhe delikti verbal, por nuk ka rënë përgjegjësia për fjalën e shkruar. Webfaqet tona të nderuara e dinë Kodin e Gazetarit, të cilit duhet t’i përmbahen strikt.

       Nuk është e ndershme e aspak njerëzore, të hapësh një webfaqe dhe pastaj të hakmerresh ndaj njerëzve, institucioneve, personaliteteve, shoqërisë sonë dhe mos t’i japësh askujt llogari.

        Nëse ligjet heshtin ndaj këtyre veprimeve, atëherë vihen në dyshim misioni i webfaqeve, dhe lexuesit janë ata, të cilët dalëngadalë do të heqin dorë nga vizitat, duke i linë ato me gishta në gojë.

        Disa wepfaqe edhe kanë marrë masa ndaj dukurive të tilla anonimuese, duke ua tërhequr vëmendjen, madje edhe duke ua ndaluar rreptësishtë prezantimin si dhe i detyruar të regjistrohen për të komentuar. Por edhe kjo ka filluar nganjëherë të shkelet dhe të gjerë vrima për manipulim.

        Anonimusët janë pakurrizorë, ata futen edhe nëpër vrimë të çelësit për të depërtuar në komentare, sepse shefat e tyre i kanë ndërsyer e joshur për t’u marrë me punë të tilla të pista. Jeta e tyre do të zgjatet edhe pak deri sat ë zgjas edukimi i shoqërisë sonë për t’ua prerë hovin veprimeve të tillë antiqytetëruese.

         Besojmë se webfaqet tonë, të vizituara e dinë misionin, rolin dhe rëndësinë e informimit, i cili duhet të gëzon në shoqërinë tonë, ndaj të kursehen nga këto anonime tendencioze me  qëllim të ruajtjes se vlerave të informimit në gjuhen shqipe.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx